Author: tirana

Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj është paraqitur sërish në Gjykatën e Fierit. Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar, por nuk janë lejuar nga uniformat blu. “O perëndi, o zot. E kam të pafajshëm. O të degjeneruar të botës, o s’ka drejtësi në këtë shtet. O kush ka lekë del nga burgu, kush nuk ka lekë e lanë në burg djalin tim. Mos paçi Din edhe Iman o zot. Pse s’mi le të takonte fëmijët, hape derën. Bjerma djalin e nënës”, thotë mes…

Read More

Mijëra fitues të lotarisë amerikane kanë njoftuar se do të fillojnë proces gjyqësor kundër administratës së Biden, nga frika se ata do të humbasin shansin për tu zhvendosur në SHBA, pasi thuhet se aplikimet e tyre për viza nuk do të trajtohen me përparësi për shkak të pandemisë. Në një postim në Twitter, Curtis Morrison, një avokat që përfaqëson paditësit, njoftoi nisjen e procesit gjyqësor, duke pohuar se ankesa ishte bërë në emër të më shumë se 24,000 personave të vendosur në më shumë se 141 vende të ndryshme. Procesi gjyqësor vjen ndërsa mijëra fitues të lotarisë amerikane të vitit…

Read More

Drejtori sportiv i ekipit italian të futbollit, Igli Tare ka përgënjeshtruar artikullin ‘Futboll, klan dhe biznes! Hijet shqiptare mbi Lazion e Tares’, i botuar sot në gazetën italiane ‘La Repubblica’ nga Daniele Autieri, duke mohuar dhe hedhur poshtë akuzat. Tare ka deklaruar se ai rezervon të gjithë të drejtën për mbrojtje ligjore, dhe se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë shqiptare të basteve Top Bast. ‘Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve TOP BAST, në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur…

Read More

Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema. Gjithçka ndodhi pak para orës 23:00 të mbrëmjes, pasi viktima, i rregullt me orën policore, mbylli lokalin e tij. Pista kryesore që po hetohet nga Policia është një konflikt që Mema kishte pasur në lokalin e tij, vetëm një natë para vrasjes. Sipas dëshmitarëve, gjithçka kishte ndodhur për pagesën e një fature nga klienti. Po ashtu një tjetër pistë është ajo e të shkuarës së tij në Britaninë e Madhe. Viktima prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte vendosur që të hapte një…

Read More

Ben White do të jetë mbrojtësi zëvendësues i Trent Alexander-Arnold i cili u dëmtua sapo u thirr tek Anglia për Europianin e këtij viti. Mbrojtësi i Liverpool u dëmtua në miqësoren me Austrinë dhe s’mund të jetë pjesë e Europianit, por as vendi i tij s’mund të mbetet bosh. Southgate ka thirrur mbrojtësin e Brighton, një talent i spikatur dhe risi e Premier League. Gjithsesi do të jetë e vështirë për të të gjejë minuta në Europian për shkak se konkurrenca në krahun e djathtë është shumë e fortë mes Trippier, Walker dhe Reece James.

Read More

Djali i Sali Lushajt, Arkimed Lushaj, ka mbështetur publikisht kandidaturën e Agron Shehajt, për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 13 qershorit Mbështetësi i demokratëve, për më tepër që babai i tij ka qenë ish-truprojë e Sali Berishës, ka preferuar Shehajn, në garën përballë tre kandidatëve të tjerë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. I njohur me emrin e artit, si Stresi, Lushaj ka komentuar: “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn.

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga…

Read More

Renditja e shenjave më me fat për javën 7 – 13 qershor 2021 Nuk mund të flasim për horoskopin e kësaj jave pa përmendur eklipsin e madh të Diellit i cili ndodh në Hënën e re ose më 10 qershor kur, rreth orës së drekës, Dielli dhe Hëna do të bashkohen në 19 gradë të shenjës së Binjakëve në atë që është eklipsi i fundit që përfshin aksin Binjakët-Shigjetari. Demi Ju e njihni Demin, kur keni ndjenjën se gjithçka po shkon shumë mirë, diçka shkon keq. Drejt fundit të kësaj jave, Marsi do të mbërrijë për të shndërruar përtacinë tuaj…

Read More

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë një video të këngëtares Ermira Babaliu. Ajo ka treguar historinë sesi ishte njohur me të, ndërsa shfaqej duke e përqafuar. Ndërsa ka këngëtarja i ka dedikuar vargjet: Harroje, harroje ti dashurinë tonë… “Si nisi…si ka përfunduar! Ermira Babaliu dhe unë u takuam për herë të parë teksa ndërronim aeroplanët në Frankurt, në shkurt të vitit të shkuar. Kaluan shumë mirë dhe i premtuam njëra-tjetrës që të takoheshim në Pogradec. Karantina na e ndaloi që të takoheshim, por pas më shumë se një viti ia ku jemi në Pogradec, duke mbajtur premtimin. Në…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani. Kapedani ishte e pranishme në mbledhjen ku u diskutua pezullimi dhe shkarkimi i saj nga detyra. Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. E pranishme në mbledhjen e KLGJ-së ku po diskutohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e saj, Kapedani tha se shijet e aj muzikore nuk ndikojnë aspak në vendimet e marra si gjyqtare. Ajo shtoi më tej se te gjithë…

Read More

Dashi Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu romancën. Përpiquni të mos prishni atmosferën duke bërë shaka të papranueshme. Është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap drejt ëndrrës suaj. Demi Mos anashkaloni kërkesën e dikujt për ndihmë, pasi mund të jetë në një moment mjaft të vështirë. Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur. Binjakët Gjatë…

Read More

Kompania e barnave Moderna, e cila është dhe një nga kompanitë që ka prodhuar vaksinë ndaj COVID-19, po me të njëjtën emër, ka kërkuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratimin e kësaj vaksine për përdorim të menjëhershëm te fëmijët. Drejtuesit e lartë të kësaj kompanie, thonë se kanë bërë prova klinike me fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeç dhe se rezultatet sipas tyre janë mbresëlënëse. Më tej drejtuesit kanë konfirmuar, se kanë depozituar te EMA, analiza të duhura dhe të dhëna të mjaftueshme që përdorimi emergjent i vaksinës së tyre të fëmijët të fillojë menjëherë. Ne jemi besimplotë…

Read More