Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani nuk i përmbajti dot lotët teksa diskutohej pezullimi i saj nga detyra nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kapedani i kërkoi KLGJ-së që të jepte një vendim të pa ndikuar pasi videot janë shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj. “Mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit të fitojnë mbi një gjyqtare që ka dhënë jetën, madje ka vendosur punën mbi familjen. Mos lejoni që të sakrifikohem për qëllime të tjera” tha ajo. Por në fund anëtarët e këshillit të lartë gjyqësor pasi dëgjuan palët vendosën pezullimin…
Author: tirana
Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë përplasur fizikisht me policinë. Për pasojë një tre prej tyre janë lënduar. Shkak është bërë bllokimi i rrugës nga banorët të cilët kundërshtojnë nisje e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi nga i cili thuhet se do përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm 7 fshatra. Banorët e Lumasit janë në protestë prej 20 ditësh pasi nuk pranojnë të ndërtohet ujësjellësi. Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë banorët e fshatit Lumans në Kuçovë që protestonin kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit. Ndërkohë i pranishëm në protestë ishte edhe ambientalisti Sazan Guri,…
Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, thotë se kësaj force politike i duhet një transformim rrënjësor. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shprehet se Partia Demokratike nuk duhet të jetë më ajo që ne trashëgojmë që nga periudha e zotit Berisha, apo qoftë nga periudha e zotit Basha. Zoti Kadilli thotë se kjo parti nuk mund të jetë kurrë në keqkuptim me Shtetet e Bashkuara, ndërsa komenton dhe vendimin e Departamentit amerikan të shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha Zëri i Amerikës: Zoti Kadilli, në këtë garë, që në fillim të saj, ju shpalosët…
Rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejës, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
Trajneri Edy Reja kërkon nga Kombëtarja shqiptare më shumë përqendrim në ndeshjen miqësore me Republikën Çeke. Kjo për faktin se kundërshtari luan ndryshe nga Uellsi. Përqendrimi – “Gjithmonë duhet të jemi vigjilentë. Pas një ndeshje të lodhshme me Uellsin, duhet të bëja vlerësimet e mia. Ishte një ndeshje impenjative. Do të pres deri nesër në mëngjes për të marrë një vlerësim për lojtarët. Më pas do të marrë një vendim. Çekia është një nivel me Uellsin si kundërshtar. Kanë lojtarë të shpejtë që luajnë shumë mirë me kundërsulm, luajnë mirë me topat e gjatë, nuk humbasin kohë. Shfrytëzojnë mirë hapësirat…
Në zonën periferike të Athinës në Glyka Nera është shënuar një tjetër ngjarje që ka protagonist një shqiptar. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një shqiptar është arrestuar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 17-vjeçe duke e përndjekur. “Një vajzë 17-vjeçare kaloi momente terrori të shtunën në mbrëmje (05.06.2021) disa metra larg shtëpisë së saj në Glyka Nera, kur u sulmua seksualisht nga një 19-vjeçar rreth orës 23:30. 19-vjeçari nga Shqipëria filloi të ndiqte 17-vjeçaren e cila po shkonte në shtëpinë e saj. 17-vjeçarja po përpiqej të largohej, por i riu vazhdoi ta ndiqte dhe kur mbërritën pranë shtëpisë së vajzës,…
Ministria e Arsimit ka reaguar për publikimin në rrjete sociale të testit së Gjuhë-Letërsisë në provimin e maturës. Sipas MASR, autori do të kallëzohet penalisht së bashku me ata që fotografuan tezën dhe e dërguan jashtë qendrave të provimit. Ministria hedh akuza se ky rast është orkestruar qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht. Në njoftim qartësohet se pavarësisht publikimit të tezës, nuk është cënuar mbarëvajtja e provimit të maturës. Ditën e sotme maturantët shqiptarë zhvilluan provimin e Gjuhë-Letërsisë. Në kohën kur po zhvillohej provimi në rrjete sociale qarkulloi një tezë e provimit. REAGIM I MASR Ministria e Arsimit, Sportit dhe…
Sali Ramadani, xhaxhai i katër anëtarëve të familjes, që humbën jetën ditën e djeshme në aksidentin që ndodhi në Koshare të Ferizajt, deklaroi i prekur se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë. Ai u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, ndonëse as viktimat nuk kanë pasur asnjë faj. “Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lëre më katër njerëz. Mirëpo ka…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u takua në Budapest me Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, si dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University. Ministrja Kushi e ka cilësuar një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvojë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. “Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nënshkruam në Tiranë me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë Z.…
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Mariza Ikonomi ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Artistja ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Dola te Ola” në News 24, ku ka rrëfyer dhe zbuluar detaje për jetën e saj familjare dhe profesionale. Mariza po përjeton një histori të bukur dashurie dhe gjatë intervistës rrëfeu se lidhja e tyre po shkon shumë mirë, por preferoi të mos zbulojë më tepër. Teksa u pyet nëse personi që i ka rrëmbyer zemrën është artist, ajo u përgjigj me humor, “Është dashurist”.
Emisioni Report në Itali u përqendrua në një hetim ndaj menaxherëve në botën e futbollit. Në shënjestër, një situatë pazaresh dhe konflikti interesash është përfolur drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë mes mafieve italiane për të investuar në një rrjet salla bastesh, në Itali dhe jashtë saj. Bandat u interesuan për të blerë Top Bast (400 salla aktive), të regjistruar në emër të Ermal Barjamit, pas të cilit, sipas Guardia di Finanza, fshihet dikush tjetër. Prokuroria e Barit thotë se se kompania i përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare, nisur nga kjo akuzë, mediat…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë 2 ditore në Hungari, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit hungarez. Rama është surprizuar nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili luan në Hungari me Ferencvaros dhe i ka dhuruar Ramës fanellën e ekipit të tij, por e personalizuar me emrin e kryeministrit. “Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama krah fotos me Uzunin.