Pandemia Covid-19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e tyre ndodhen në ambientet e shtëpive dhe jo në spital. Në krahasim me mesataren 2016-2019 vdekjet në shtëpi u rritën me 28% më 2020, ndërsa vdekjet në spitale u rriten me 60 për qind, ndërkohe që shihet të kenë rënë në mënyrë të dukshme vdekjet në vende të tjera si rrugë etj. Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë të cilët kanë përfituar banusin e bebes. Ndër të tjera ai i rikthehet dhe ripërsërit faktin në lidhje me bonusin që marrin prindërit pas lindjes që nis me 40 000 lekë për vëmijën e parë, dyfishohet te i dyti dhe tek i treti familja merr 120 000 lekë. “MIRËMËNGJES 😇 dhe me lajmin e…
Sipas të dhënave nga Qendrat e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 300 milionë doza të vaksinës së koronavirusit janë administruar në SHBA. Rreth 63.5 % e të gjithë të rriturve në vend kanë marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës së koronavirusit, ndërsa më shumë se 52 % e atyre mbi 18 vjeç janë tashmë të vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga CDC. Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi në maj se administrata e tij synonte që 70 % e të rriturve të merrnin të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 deri…
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por sërish orët e mesditës zhvillojnë vranësirat duke sjell në territor reshje, ku në zona te veçanta priten dhe reshje në formë rrebeshi afatshkurtër. Ndërsa mbrëmja pritet të rikthejë kthjellimet dhe vranësirat e lehta. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do te fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 balle.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në qytetin liqenor të Pogradecit. Kim ka postuar në rrjetet sociale foto e buzëqeshur në krah të ‘Teta Ollgës’ dhe shkruan se Pogradeci është plot hijeshi. Ambasadorja shkruan se ishte një kënaqësi të fliste me njerëzit në Tushemisht. Ndërkohë, Kim ka inaguruar një pikturë murale në Pallatin e Sporteve në Pogradec, e realizuar nga artistë dhe të rinj si pjesë e një projekti të zbatuar me mbështetjen e SHBA.
Zvicra mund të bëhet vendi i parë evropian që ndalon pesticidet artificiale në një referendum që pritet të mbahet më 13 Qershor. Mbështetësit e iniciativës shpresojnë që kjo nismë të shërbejë edhe si nxitje për vendet e tjera. Aktivistët janë shprehur se produktet artificiale shkaktojnë probleme serioze shëndetësore dhe ulin biodiversitetin. Por nga ana tjetër prodhuesit thonë se pesticidet e tyre janë testuar dhe mund të përdoren në mënyrë të sigurt. Një iniciativë tjetër që do të votohet në të njëjtën ditë synon të përmirësojë cilësinë e ujit dhe ushqimit të pijshëm në Zvicër duke ndaluar subvencionet direkte për fermerët…
Teksa sot kemi arritur në 800 mijë vaksinime, në vendin tonë kanë ardhur sot edhe 11700 vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria e ka kaluar numrin e 911 mijës vaksinash në sasi. Ndër të tjera kryeministri shkruan se do të vijohet pa ndalesa me procesin e vaksinimit. Qeveria synon që brenda qershori të vaksinojë 1 milion qytetarë për t’i hapur udhë një sezoni turistik më të qetë e të sigurt. Kryeministri Rama postim ne Facebook: Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e sheh presidentin Ilir Meta të trembur. Nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Spiropali tha se Meta është bërë palë me Sali Berishën, pas shpalljes së tij “non grata”. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta vijojnë më tej këtë betejë me të korruptuarit në Shqipëri. “I vetmi i trembur në këtë mes është Ilir Meta. Arsyet unë nuk i di, por nga deklaratat e tij të fundit, si deklarata-përgjigje për shpalljen “non grata” të Berishës, mundet që vetëm një njeri i arsyeshëm, të nxjerrë konkluzione që ai është…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj të hënën ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, duke e konsideruar këtë të fundit si një kaçak që mban thikën mes dhëmbëve dhe i gatshëm të gjakosë këdo. Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Fate Velaj thekson se Leli nuk krijoi kurrë një administratë publike apo raporte të mira me grupet e interesit në qytet. Sipas tij, ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj. Shënimi i plotë: Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak.…
Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar dhe zgjedhjet që po zhvillohen në PD. Fevziu tha se në këto zgjedhje nuk ka garë, sepse ato janë të paracaktuar dhe Basha do të rizgjidhet. Ai shtoi se kreu demokrat duhet të ishte dorëhequr dhe se e djathta shqiptare ndodhet në një pikë kritike. “Është një garë e paracaktuar. Zgjedhjet nuk janë zhvilluar në kuadër të një reflektimi për zgjedhjet, por si një rutinë. Në gjykimin tim, në momentin që kryetari i…
Deputetja e PS, Vilma Bello ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Në një status në Facebook, Bello e konsideron kryebashkiakun si njeri pa dinjitet dhe që nuk e përligj besimin që i është dhënë nga qytetarët. “Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën”, shkruan Bello. Më tej Bello…
Nga Vittorio Bufacchi Kur do të rikthehen gjërat në normalitet? Kjo është pyetja që duket se po shtrojnë të gjithë, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh dhimbjen dhe sakrificën e shumë njerëzve gjatë 18 muajve të fundit. Por a duhet që gjërat të rikthehen në normalitet? Disa do të argumentonin në mënyrë të arsyeshme se “normaliteti” është një model i dështuar ekonomik, përgjegjës për prodhimin e niveleve të papranueshme të pabarazisë, të cilat e kanë dëmtuar strukturën shoqërore dhe morale të shoqërisë sonë. Ndërsa përpara kemi sfidat e vjetra dhe të reja, ekzistojnë disa filozofë, idetë e të cilëve mund…