Author: tirana

Nga Mero Baze E vetmja “rezervë” e fortë e Berishës për fushatën brenda Partisë Demokratike, është fakti që gara u afrua më 13 qershor, ndërkohë që duhet të shtyhej, pas atyre shumë problemeve. Në dukje është një kritikë e drejtë. Por në fjalinë pasuese, Berisha shpreh habinë se si ranë dakord gjithë konkurrentët me këtë gjë. “Kjo mu duke çuditshme”, tha ai. E gjitha është një manipulim i pacipë i situatës. Të tre kandidatët në garë përballë Bashës, nuk kanë pranuar afrimin e datës së garës më 13 qershor. Të tre kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve edhe përtej…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Në mbrëmjen e 25 prillit, edhe Lulzim Basha edhe Edi Rama bënë nga një deklaratë të shkurtër për mediat. Të parit i shndrinte fytyra nga gëzimi, ndërsa të dytit i sterronte fytyra. Daljet e tyre para mediave vinin fill pas njoftimit të KQZ-së se, nga të dhënat e saj paraprake, rezultonte se pjesëmarrja në votimin kishte qenë pothuaj 50%. Një ogur i mirë ky njoftim për Bashën, dhe i zi për Ramën. Andaj dhe fytyrat e secilit i reflektonin ato ogure… Me pothuaj 50% pjesëmarrje, i binte që pothuaj 1 milion e 800 mijë shqiptarë të kishin…

Read More

Kjo është banesa ku ditën e sotme 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, 53-vjeçaren Menturie Bici, dhe më pas u vetëvar në një pemë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Shtëpia është e rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e krimit. Sipas informacioneve, autori i krimit ishte përdorues alkooli dhe kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni. Po ashtu, bëhet me dije se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe se më herët 56-vjeçari e kishte kërcënuar gruan e tij se do e vriste. Çifti Bici ishin…

Read More

Analisti i njohur Mustafa Nano ka folur lidhur me përmbylljen e vizitës dy ditore të kryeministrit Rama në Ankara ,i cili nuk bëri një rezyme të asaj çfarë u firmos apo u ra dakord. Nano e komentoi duke thënë se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës. “Unë kam folur për këtë gjë më shumë se një herë, kam një lloj shqetësim timin, unë bëj pjesë tek ata persona që mendoj se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë…

Read More

Vojçieç Shçzesnji nuk ka ndër mend t’i lëshojë vendin e tij në portë Xhixhio Donarumës te Juventusit dhe duket se edhe bardhezinjtë nuk kanë bërë plan që të afrojnë portierin i cili u largua nga Milani.  Vetë portieri ka bërë të qartë se nuk do të largohej nga klubi italian, sipas kontakteve me vetë drejtuesit. “Kam folur me klubin dhe më është thënë që askush nuk ka dyshime sa i përket rolit të portierit. Juventusi ka besim te unë dhe me 100% nuk do të më shesë. Unë vetë dua që të qëndroj. Kthimi i Alegrit është i rëndësishëm, kemi…

Read More

Më 6 qershor, blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka festuar 30-vjetorin e lindjes. Ajo ka organizuar një super festë, ku ka ftuar miqtë më specialë në një festë “Under the sea” (nëndet). Armina është veshur si një sirenë dhe nuk ka nguruar të ndajë në rrjetet sociale, pamje nga festa e paharrueshme e 30-vjetorit. Mirëpo, ajo që u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Gjithashtu ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për publikisht për Arminën në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshimet për një krisje…

Read More

Kongresmeni Lee Zeldin, ka pyetur pyetje Sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si persona non-grata dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës. Blinken nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të drejtë dhe referoi Kongresmenin për të kërkuar më shumë informacion në Zyrën e Punëve të Ligjvënësve, gjë që Kongresmeni Zeldin synon të bëjë. ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht. LEE ZELDIN: A ka ndonjë…

Read More

Deputeti minoritar i Korçës, Ligoraq Karamelo, në një takim me zyrtarët e OSBE-së dhe RTSH-së, ka kërkuar që në Radio Televizionin Shqiptar të transmetohen edhe shfaqje në gjuhën greke. Sipas tij, kjo është një domosdoshmëri për të pasqyruar, praktikuar, inkurajuar dhe promovuar historinë, kulturën, gjuhën, traditën dhe bashkëjetesën e komunitetit grek në rajonin e Korçës. Njoftimi i zyrës së deputetit Ligoraq Karamelo:Zyra e OSBE-së në Korçë organizoi një aktivitet me temë: Media dhe pakicat kombëtare në rajonin e Korçës. Morën pjesë drejtuesit më të lartë të RTSH-së, RTSH Korça, përfaqësues të pakicave, pushtetit vendor, gazetarë, etj. Në fjalën e tij,…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj i ka surprizuar të gjithë me fotot e publikuara pak më parë në Instagram. Ajo shfaqet me bikini dhe bien në sy linjat perfekte trupore të palestruara. Ndonëse është nënë e një vajze, Xhensila duket shumë “e nxehtë” dhe vëmendje tërheqin muskujt e barkut.

Read More

Në puntatën e sotme të “Përputhen+40”, Giuseppe u revoltua keq me Luljetën. Ai tha se 62-vjeçarja e ka ofenduar keq në Tik Tok. Beqari Italian u shpreh se Luljeta ka thënë se ai nuk ka lekë dhe nuk ka shtëpi. I acaruar, Giuseppe deklaroi se konkurrentja ka rënë shumë poshtë me veprimet e saj. “Më ka sharë, ka thënë Giuseppe copë-copë, s’kishte lekë, rrinte në Itali, këtu erdhi copë-copë për të gjetur një shtëpi, se nuk ka shtëpi. O të lutem mbaje gojën, kush je ti? Ajo tani është bërë si qilimi para dere, me fshi këmbët. Ka ra shumë…

Read More

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene. 32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte zhytur në telefon kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë. Në pamje duket momenti kur shqiptari bie në tokë dhe tenton të ikë duke u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dragostunjë të Librazhdit. Një burrë ka vrarë me sopatë gruan dhe më pas ka varur veten. ‘Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Read More