Shumë shpejt “The Voice of Australia” do të nisë rrugëtimin dhe mes trajnerëve është edhe artistja shqiptare, Rita Ora. Së fundmi, spektakli i famshëm ka publikuar promon dhe Rita i ka mahnitur të gjithë me përzgjedhjen në veshje. Përkrah Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastain, Rita shkëlqen e veshur me një fustan të verdhë, i cili i nxjerr në pah format perfekte trupore. “Australia!!! Mezi pres që të shihni The Voice 2021! Xhirimi i kësaj pjese së bashku me trajnerët e tjerë ishte shumë speciale”, shkroi Rita në një postim në Instagram.
Author: tirana
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ardhshëm në hapësirë, bashkë me vëllain e tij. Fluturimi do të jetë i pari i njerëzve, i realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin. Në një postim në Instagram, Bezos tha se fluturimi në hapësirë është diçka që ai ka dashur ta bëjë “gjithë jetën”. “Më 20 korrik, do ta bëj udhëtimin me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”, tha Bezos. Shefi i Amazaonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë. Sipas revistës amerikane…
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër ku vëllai akuzohet se ka vrarë motrën e tij dhe trupin e saj e mbante në shtëpi. Dyshohet se ditën e djeshme, shtetasi Fabian Vuka, i vënë në pranga ka qarkulluar normalisht në qytet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Që në mëngjes, ai kishte dalë nga shtëpia dhe bënte xhiro me biçikletë, ndërsa në shtëpi kishte motrën e vrarë me armë zjarri. Ngjarja: Shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe u gjet e pajetë në banesë teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 4 qershor,…
Trajtimi i parë i ri për sëmundjen Alzajmer në gati 20 vjet është aprovuar nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, duke hapur rrugën për përdorimin e saj në MB. Aducanumab targeton shkakun themelor të Alzajmer, formën më të zakonshme të demencës, sesa simptomat e saj. Të paktën 100,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me një formë të lehtë të sëmundjes mund të jenë të përshtatshëm për ilaçin. Por miratimi nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar mund të zgjasë më shumë se një vit.
Çdo prind përpiqet të bëjë gjërat e duhura për rritjen e fëmijëve, ndonëse nuk është shumë e lehtë. Shumë prej tyre e humbasin kontrollin dhe ndonjëherë i dënojnë ashpër fëmijët e tyre. Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh për mos t’i dëmtuar ata sipas ‘Healthyline’: 1- Nëse një fëmijë nuk ka qëllime të këqija nuk duhet ta dënoni. Të gjithë fëmijët gabojnë pa dashur, por jo gjithmonë duhet të dënohen. Shpesh herë ata duhet të mbështeten dhe të këshillohen. 2- Sugjerimet dhe urdhrat. Të sugjerosh dhe të urdhërosh janë dy gjëra të ndryshme. Nëse…
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombi. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të Fanit, në Mirditë. Nga përplasja e mjeteve raportohet për persona të plagosur. Makinat e përplasura janë një “Audi Q7” me targë SHI2 BMV dhe makina tip “Volkswagen Pasat” me targa kosovare 679 KS 787.
Landi Hysi pak ditë më parë u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të Lukasit. Lajmin e dha vetë Landi dhe publikoi foton e parë me vogëlushin. Një ditë më pas, këngëtari shkroi edhe një letër emocionuese për Lukasin ku shprehte përmes fjalëve ndjenjën e të bërit baba. Siç duket Landi nuk do të na i kursejë fotot me vogëlushin dhe ja sot ka postuar dy foto duke pirë kafen e mëngjesit. Tani e tutje ai ka një shok të veçantë që e shoqëron. Landi shfaqet pranë Lukasit, i cili ndodhet në karrocë dhe tregon dorashkat…
Mjedra është një bimë shumëvjeçare që prodhon fruta të kuq me një shije veçanërisht të forte, të ëmbël dhe të thartë. Më poshtë do t’ju tregojmë përfitimet shëndetësore që merrni prej tyre. Për shkak të larmisë së gjerë të kimikateve fitokimikë që përmbajnë mjedrat, ato karakterizohen si një ushqim me veti të larta antioksiduese. Sasia e mjaftueshme e acidit ellagjik që gjendet tek mjedrat, ka një aktivitet veçanërisht të lartë antioksidant me përfitime të pallogaritshme për trupin e njeriut.Acidi ellagjik që gjendet në mjedra thuhet se pengon prodhimin e enzimave që shkaktojnë inflamacion dhe ka një efekt të dobishëm në…
Pak ditë më parë Sara Malaj lajmëroi në rrjete sociale ndarjen nga Atdhe Xharavina duke shkruar “Jam 107 % single”, por ky i fundit nuk konfirmoi asgjë deri orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e madje vazhdonte ta mbante bukuroshen bionde në Instagram. Teksa ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me ish-konkurrenten, i riu nga Gjakova ka habitur të gjithë ndjekësit me një reagim të tij ku shprehet tepër i zhgënjyer, jo vetëm nga Sara po edhe Andi Artani të cilin e konsideronte si “vëlla”. Miqësia me të ka marrë fund dhe Atdheu ka disa arsye për…
20 shtete të NATO-s janë angazhuar në stërvitjen e madhe “Europe Defender21” duke testuar gatishmërinë ndaj rreziqeve të ndryshme që mund të cënojnë sigurinë. Stërvitja është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj provokimeve të Rusisë ndaj perëndimit gjatë viteve të fundit. Nën moton “Kush sulmon njërin prej nesh, na ka sulmuar të gjithëve”, NATO testoi forcën sëfundmi në Rumani me tanke dhe blinda. Mediat ndërkombëtare i vlerësojnë raportet e perëndimit me Rusinë si më të ultat që prej shembjes së Murit të Berlinit, gjë që pasqyron seriozitetin e situatës dhe nevojën që vendet e NATO-s të jenë të përgatitura ndaj çdo…
Jemi të bindur që shumë nga ju e dëgjojnë ende hitin e Noizyt dhe Raf Camora, “Toto”. Megjithëse kanë kaluar dy vite nga publikimi i bashkëpunimit të suksesshëm, fansat ende e këndojnë dhe kërcejnë me këngën ritmike e verore. Jo më kot, reperi 34 vjeçar është vlerësuar sot me një çmim të madh. Lajmin e ka bërë vetë ai publik përmes një postimi në Instagram. Teksa ka falenderuar fansat për mbështetjen e ka shprehur mirënjohje edhe ndaj gjermanit Raf, Noizy ka bërë me dije se “Toto” ka marrë çmimin “Gold” & “Platin”, që nënkupton se projekti ka tejkaluar një milionë…
Komentet bulluese janë një dukuri shumë e përhapur në vend dhe kudo, duke përfshirë edhe VIP-at. Këta të fundit vazhdimisht sulmohen për zgjedhjet që bëjnë, apo mënyra si vishen dhe sillen. Gjithashtu, jo të gjithë vIP-at kanë forma perfekte, disa prej tyre nuk tregojnë kujdes maksimal, duke pranuar kilet e tyre. Fundja, kilet nuk janë gjithçka. Viktimë e bullimit është edhe këngëtarja Xhesika Polo. Ajo njihet për talentin e saj dhe stilin e veshjes, por jo të gjithë e pranojnë. “Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru…