Një ilaç i ri për sëmundjen Alzheimer, i pari në gati 20 vjet, mund të miratohet në SHBA sot, i cili do të shkaktojë presion për ta bërë atë të disponueshëm në të gjithë botën. Çdo vendim ka të ngjarë të jetë i diskutueshëm. Ndërsa mjekët, pacientët dhe organizatat që i mbështesin ata janë të dëshpëruar për trajtime që mund të ngadalësojnë përkeqësimin mendor, dobia e ilaçit të ri, aducanumab, diskutohet nga shkencëtarët. Sipas Guardian, prodhuesi Biogen, tha se ilaçet nuk kishin gjasa të përmirësonin kujtesën dhe mendimin e njerëzve. Por kompania më vonë njoftoi se një rianalizë e më…
Author: tirana
Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjara u regjistrua në lagjen nr.18, ku 42-vjeçari me inicialet P.P., i dehur në timon, përplasi këmbësorin E.K., 33 vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 33-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Romani “Uliksi” i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhojs na jep një perceptim tjetër mbi kohën. Ka ditë kur na duket sikur nuk kalon kurrë, dhe ditë të tjera kur akrepi i orës duket sikur lëviz aq shpejt saqë nuk arrihet të ndiqet. Fakti që koha është relative është sot një koncept i pranuar gjerësisht. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nëse lexojmë një libër ku ngjarjet vendosen në shekullin XIX, do të shohim se si dimensioni i kohës përfaqësohet në një mënyrë objektive dhe lineare. Një përvojë krejtësisht e ndryshme kohore na pret kur lexojmë një libër nga Xhejms Xhojsi. Në…
Dashi Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu romancën. Përpiquni të mos prishni atmosferën duke bërë shaka të papranueshme. Është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap drejt ëndrrës suaj. Demi Mos anashkaloni kërkesën e dikujt për ndihmë, pasi mund të jetë në një moment mjaft të vështirë. Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur. Binjakët Gjatë…
Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon se janë magji. Në emisionin “Shqipëria Live”, Barjami ka zbuluar se i është bërë magji dhe këtë nënkuptojnë simbolet në kurrizin e saj, të cilat janë bërë nga një person tjetër. Ai shpjegoi se vajza kishte një sëmundje, e cila u raportua në media si një infeksion në dhëmballë, dhe në vend që të kurohej zgjodhi që të përdorte disa praktika që konsiderohen si “magji”. “Ata që futen në këtë rrugë kërkojnë idenë e…
Në kulmin e karrierës së tij si drejtor sportiv në Itali, një investigim i bërë nga emisoni “Report” në RAI 3 hedh hije dyshimi mbi aktivitet e drejtorit të Lazios. Investigimi është bërë pas provave që dolën nga një hetim i Prokurorisë së Barit dhe nga zbulimet e Guarda di Finanza, e cila në nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhur me klanet e fuqishme të Capriati dhe Parisi. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj. Shqipëria ishte një nga vendet,…
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, tema e së cilës këtë vit është “Rigjenerim i Ekosistemit”, në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot një veprimtari ndërgjegjësuese ku merrnin pjesë ambientalistë dhe eskpertë të mjedisit. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Shtetit Ilir Meta u shpreh se Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar. Sipas tij kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj gjeneratave, që do të vijnë. “Jam i lumtur të jem sot së bashku me ju në këtë veprimtari ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit, pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për…
Alban Ramosaj arriti të triumfonte këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”, që bëri për vete publikun shqiptar në fare pak kohë. Kjo baladë e fuqishme arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit. Pas fitores, Alban Ramosaj u shpreh mjaft i emocionuar dhe gati thuajse nuk e besonte që e kishte fituar çmimin e madh. Këtë fitore ai ja dedikoi nënës së tij, Antigone Ramosaj, për gjithë sakrificat që ajo ka bërë që Albani të arrinte këtu ku është sot. U dashuruam me “thikat” e…
Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok. Kapedani ka komunikuar dorëheqjen e saj në seancën dëgjimore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka dhënë sqarimet për videot e publikuara. “Në këtë situatë u bëra kokë turku, por i kërkoj KLGJ të jetë gjakftohtë. Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.
Prezent në seancën dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani, ka qenë vetë gjyqtarja. Kapedani e ka nisur me një ndjesë, ndërsa thekson se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore. “Shpresoj që zëri im të dëgjohet, do e nis me një ndjesë publike. Po gjykohem për veshjen, pamjen apo shijen muzikore,” ka thënë gjyqtarja. Gjyqtarja ka thënë më tej se videot që u publikuan në rrjetin social Tik-Tok i ka bërë nga stresi. Kapedani ka pranuar publikimin e videove, duke e cilësuar si mëkatin e vetëm…
Duke filluar nga sot e deri në datën 11 qershor në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ju bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht. Më poshtë gjeni disa informacione se çfarë duhet të dini për dokumentet që ju duhen dhe kush ka përparësi: Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare.…
Më në fund frymëmarrje për spitalet në Greqi. Rënia e numrit të shtrimeve të pacientëve me Covid-19 ka zbutur presionin mbi sistemin shëndetësor kombëtar dhe ka bërë të mundur që spitalet publike të rifillojnë aktivitetin normal, përfshirë operacionet që ishin shtyrë gjatë valës së tretë të pandemisë, njoftojnë mediat helene. Në dy prej spitaleve më të mëdha të Athinës, Gennimatas dhe Sismanogleio, gati 40% e rreth 200 dhomave të pacientëve kushtuar Covid-19 janë liruar për t’i shërbyer pacientëve të tjerë. Ngecja e operacioneve, ndërkohë, është tronditëse: vetëm spitali Evangelismos ka rreth 300 operacione në lidhje me zemrën në pritje. Deri…