Duka dhe Dukesha e Susexx Harry dhe Meghan u bënë prindër të vogëlushes Lilibet Diana ditën e Dielë. Ata i vendosën vajzës këtë emër në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe në kujtim të Princeshës Diana. Në këtë rast Harry dhe Meghan kanë kërkuar nga ata që dëshirojnë të bëjnë dhurata për vogëlushen, të dhurojnë para për organizatat e bamirësisë. “Për ata që pyesin për dërgimin e dhuratave, ne do të kërkojmë që të mbështesni për të mësuar më shumë rreth këtyre organizatave që punojnë për gra dhe vajza: Girls Inc, Harvest Home, CAMFED dhe Myna Mahila Fondacioni“, thuhet në mesazhin…
Author: tirana
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e 7 anëtarëve të trupës gjykuese. Për këtë kërkesë, PD i referohej rrëzimit të 3 padive te para për përsëritjen e zgjedhjeve ne Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. “Ditën e djeshme është paraqitur një kërkesë nga ana e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor. Ne e kemi marrë me shqyrtim sot në orën 08:30 dhe në përfundim i kemi gjetur të pabazuara pretendimet e PD. Prevalon vazhdimësia institucionale e Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit Zgjedhor i ka përcaktuar kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e…
Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ se i ka thënë Bashës se nëse do të humbasë zgjedhjet do ta ketë përballë. Kadilli tha se Basha është një njeri që e gëzon Ramën me ekzistencën e tij në krye të PD-së, pasi është shfrytëzuar nga kryeministri. “Unë i kam thënë Bashës, fito dhe je i lirë me ne. I kam thënë se nëse humbet do të më këtë përballë dhe ja ku me ka. Sepse për 8 vite sakrificat e demokratëve janë shkelur me këmbë nga një qëndrim egoist dhe personal, duke…
Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sheh si kryetar të vetëm në Partinë Demokratike Lulzim Bashën. Ai u detyrua ta bëjë këtë sqarim në rrjetet sociale pas një komenti që i bëri Agron Shehajt, ku i shkruante: “Të priftë e mbara”, duke ju referuar garës në PD. Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën. “Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai…
Ylber Xhahysa, 44 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin. Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta. Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.
Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj do të dalin sot para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset dhe masa e sigurisë. Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci. Në pamjet e siguruara brenda ambienteve të gjykatës shihet Mexhit Picari, ish vjehrri i viktimës teksa mban kokën ulur gjatë gjithë kohës. Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në…
Konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të koronavirusit në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Instituti ka bërë me dije se pacienti është i hospitalizuar dhe se po trajtohet në Klinikën Infektive. “Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin…
Dashi (21 Mars – 20 Prill): Gjendesh në një moment të rëndësishëm të jetës tënde. Por ndërsa mund të kesh nevojë për këshilla, ke krijuar bindjen se nuk duhet të të thotë askush se çfarë duhet të bësh. Madje ke vendosur barriera të cilat tani rrezikojnë të të dëmtojnë. Demi (21 prill – 20 maj): Kreativiteti yt ka arritur kulmin dhe ti mund të bësh gjëra të cilat do të bien në sy të personave të duhur. Ndaj ki mendjen të afrohesh me ndonjë partneritet që mund të të ofrohet sepse do të të sjellë shumë avantazhe për të ecur…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lobimet në SHBA kundër shpalljes “non grata”. Shoqata, shqiptaro-amerikanë dhe kongresmenë e senatorë janë vënë të gjithë në lëvizje për të kundërshtuar vendimin e DASH. Sinjalet janë dhënë dje. Sekretari amerikan Antony Blinken ka raportuar në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit, ku është pyetur nga kongresmeni Lee Zeldin lidhur me vendimin ndaj Berishës. Pyetja e parë e tij ishte: “Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike…
Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00. Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash. “Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë! Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…! Përse…
Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Peqin. Ngjarja është regjistruar në fshatin Pajovë të Peqinit. Policia bën me dije se më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit. Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pogradecit, ku ka ndarë edhe foto me mikëshen e saj, këngëtaren Ermira Babaliu. Dhe nuk kishte sesi në një foto të tillë të mungonin komentet e shumata. Por ajo që ka rënë në “syrin” e medias, por edhe të ambasadores është komenti i një qytetari që e quan Kim, kineze. “Miqësia shqiptaro-kineze është një histori e dashur dhe e vjetër. Ju uroj një ditë të mbarë në Pograec” shkruan një ndjekës në faqen e ambasadores. E nuk kishte si të mungonte përgjigja e Kim, pasi…