Vojçieç Shçzesnji nuk ka ndër mend t’i lëshojë vendin e tij në portë Xhixhio Donarumës te Juventusit dhe duket se edhe bardhezinjtë nuk kanë bërë plan që të afrojnë portierin i cili u largua nga Milani. Vetë portieri ka bërë të qartë se nuk do të largohej nga klubi italian, sipas kontakteve me vetë drejtuesit.
“Kam folur me klubin dhe më është thënë që askush nuk ka dyshime sa i përket rolit të portierit. Juventusi ka besim te unë dhe me 100% nuk do të më shesë. Unë vetë dua që të qëndroj. Kthimi i Alegrit është i rëndësishëm, kemi vlerësim të lartë për njëri-tjetrin. Kam folur me të dhe kemi qenë gjithmonë në kontakt”, tha portieri polak për mediat në vendin e tij.
Me pak fjalë, Juventusi nuk ka ndër mend të shpenzojë për portierin italian, pasi përndryshe nuk do të mbante polakun, sidomos në një kohë kur do të shkurtojë shpenzimet sa më shumë të jetë e mundur.
