Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të të takimeve me demokratët, këtë herë për të kërkuar mbështetjen e tyre që t’i besojnë sërish drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme. Përpara demokratëve të Vlorës, Basha e cilësoi edhe njëherë masakër zgjedhore 25 prillin, ndërsa theksoi se kush mendon se ata dorëzohen e kanë gabim. Basha është takuar gjithashtu edhe me anëtarët e PD në Sarandë, ndërsa tha se kundërshtari po përpiqet që t’i përçajë. Sipas tij, PD është partia që bën garë dhe debat. “Kërkesa ime e parë është…
Author: tirana
Deputeti Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike. Këtë deklaratë Shehaj e injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak nga kjo deklaratë e tij. “Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi shkurtimisht demokrati.
Gjykata Administrative e Shkalles së Parë Durrës pranon padinë “Kompesim burgimi i padrejtë” në vlerën maksimale që parashikon ligji për trashëgimtarët e të ndjerit Kristjan Preçi, ky i fundit asokohe u la “arrest në burg” 132 ditë padrejtësisht e më pas fitoi pafajësinë. Fatkeqësisht Kristjani nuk jeton më, pasi ai humbi jetën nga tërmeti i nentorit 2019.
Barcelona po kalon një periudhë të pazakontë ku problemeve në fushën e lojës i shtohen edhe ato ekonomike e jashtë saj. Probleme që kanë çuar deri në shtrimin në spital të Ronald Kuman, i stresuar deri në atë pikë sa për pak ka pësuar infarkt, teksa ka kaluar një atak paniku pas një mbledhje me drejtuesit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat kanë lajmëruar se Kuman ka përfunduar i shtruar në spital pasi ishte takuar me Laportën dhe drejtuesit e tjerë të klubit në një mbledhje që do të përcaktonte strategjitë e sezonit. Gjithçka është konfirmuar…
Anëtarja më e re amerikane e shoqërisë së inteligjencës së lartë Mensa është një fëmijë 2-vjeçar me koefiçent të inteligjencë 146, sipas një raporti. Kashe Quest, nga Los Angeles, Calif, filloi të lexonte kur ishte 1 vit e gjysmë, flet spanjisht dhe mund të identifikojë 50 shtete në hartë, tha nëna e saj Athwal. “Ne filluam të vërejmë se kujtesa e saj ishte vërtet e shkëlqyer. Ajo thjesht filloi t’i kuptonte gjërat shumë shpejt dhe ishte e interesuar të mësonte. Rreth 17, 18 muaj ajo kishte mësuar të gjithë alfabetin, numrat, ngjyrat dhe format,” tha Athwal. Quest shfaqi aftësitë e saj…
Punimet e paligjshme të një biznesi në Vlorë kanë shkaktuar shembjen e një pjese të rrugës që të çon në Radhimë. Ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku tha se rrëshkitja e rrugës është shkatuar nga ndërtimet ilegale të disa bizneseve poshtë rrugës, që kanë gërmuar shpatin duke tentuar të ndërtojnë një parking. Autoritetet kanë nisur tashmë riparimin e rrugës, ndërsa personat përgjegjës për dëmin janë kallëzuar në prokurori. “Kjo është një situatë e pazakontë, për shkak të shirave por edhe për shkak të paligjshmërisë nga pronarët e bizneseve këtu është shkaktuar kjo situatë. Duhen marrë masat e menjëhershme që kjo gjë…
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e vrasësit të Everest Çakës në Elbasan, një ngjarje kjo e ndodhur vetëm disa javë më parë. Në foton e publikuar nga Hoxha, vrasësi i pretenduar prej tij nuk mban maskë, ndërsa shihet me armë në dorë, në pritje të viktimës.
Ushtarakë të kombeve të ndryshme të mbledhur në Shqipëri për stërvitjen më të madhe Defender 21, mbrëmjen e së enjtes kanë zhveshur unfirormën dhe janë bërë një nën tingujt e muzikës. Pamjet i përkasin një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ushtarakë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, SHBA-të, Kroacia, Greqia, Kosova, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria dhe Rumania iu bashkuan argëtimit me muzikë karaoke. Nuk munguan këngët himn të shqiptarisë si “Kuqezi” dhe “Xhamadani Vija Vija”. Por jo vetëm shqip. Muzika shpërtheu nga të gjitha kombësitë. Kështu mbrëmja e djeshme në Lungomare mori emrin e Defender Europe…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje mund të bëjnë një lëvizje të rëndësishme ndaj një personi, ku janë fokusuar prej disa kohësh. Megjithatë, sigurohuni sesi ndihet personi në fjalë para se të ndërmerrni ndonjë vendim. Sa i përket çështjeve profesionale, mund ta arrini qëllimin tuaj gjatë një periudhë të shkurtër kohore. Demi Ekziston mundësia që disa punë, të cilat i keni anashkaluar disa ditë më parë, t’ju duhet t’i përfundoni patjetër nesër, duke jua vështirësuar ditën. Mund të merrni një telefonatë nga një mik ose një anëtar familje i cili jeton larg, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Binjakët Ka gjasa…
Sot është një ditë e veçantë për moderatoren Jonida Vokshi, pasi babi i saj feston ditëlindjen. Me anë të një fotografie, ku Jonida shihet e lumtur përkrah babait të saj, ajo i uron atij ditëlindjen, “U gëzofsh gjithë jetën o bush”, shkuan ajo me përkedheli për të atin. Edhe për Jonidën si për çdo vajzë babai zë një vend të veçantë në zemrën e saj.
Qiqrat, kjo bishtajore e shijshme kanë disa elemente që i bëjnë ato një zgjedhje shumë të mirë për dikë që dëshiron të humbasë kilet e tepërta. Më poshtë do ju tregojë 4 mënyra sesi qiqrat ndihmojnë në humbjen e peshës. Është e pasur me fibra Një racion me qiqra përmban 10 gr fibra që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, dhe, si pasojë, urinën. Fibra e tretshme që përmban, kontribuon në shëndetin e florës së zorrëve. Ekzistojnë të dhëna se lidhjet midis florës së zorrëve dhe mirëmbajtjes së peshës, si dhe një gjasë të zvogëluar të urisë ose dhjamit…
Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes së rij në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Akademinë e Shkencave, ka lënë një shënim në librin e kujtimeve ku ka vizatuar Shqiponjës, simbolin e Shqipërisë duke e shoqëruar më citimin “Nderi më i për mua”.