Author: tirana

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një mesazh të fortë pas takimit të zhvilluar mesditën e sotme me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe Aida Hajnajn, shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një status në rrjetet sociale, Kim ka publikuar foto nga takimi me të dy dhe shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Ambasadorja shton se askush nuk është mbi ligjin, qoftë për korrupsion apo krim të organizuar. “2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për…

Read More

Pavarësisht numrit të personave që infektohen me koronavirus, numër i madh është edhe i personave që shërohen nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, një numër më i madh se i personave që u prekën sot nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Pas finales së “Eurovision”, ku Gjon’s Tears zuri vendin e tretë si përfaqësues i Zvicrës, në rrjete sociale u bë virale një intervistë që ai kishte dhënë më herët për një emision shqiptar. Artisti tregonte se si ishte refuzuar nga Festivali i Këngës në Shqipëri për të konkurruar. “Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe më tha hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht”. Po ça është…

Read More

Shqipëria vijon të shënojë shifra të ulëta të rasteve të reja nga COVID-19 por dhe vdekjesh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit është regjistruar 1 viktimë. Teksa bëhet me dije se janë regjistruar dhe 21 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, nga ekzaminimi i 2,807 testeve. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Read More

nga vettingu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 28 prill kërkesën e SPAK dhe sekuestroi pasuritë e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit. Sipas SPAK, ish-gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Shkëlzen Selimi u shkarkuar nga KPK-ja në korrik të 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ish-gjyqtari e ankimoi vendimin, por u shkarkuar nga Kolegji i Apelimit me vendim…

Read More

Ju falënderojmë për pjesëmarrjen në këtë pyetësor të rëndësishëm, që ka për qëllim të identifikojë mënyrat më të mira për të adresuar format e ndryshme të diskriminimit që mund të ndodhin në marrëdhëniet e punës. Mendimet dhe eksperiencat tuaja do të na ndihmojnë të kuptojmë identifikimin e veprimeve që mund të ndikojnë në parandalimin e diskriminimit, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e qasjes në drejtësi nëse ndodh një rast diskriminimi.  Pyetësori do të marrë afërsisht 15 minuta. Ju sigurojmë që të gjitha përgjigjet tuaja do të mbahen tërësisht konfidenciale. Identiteti juaj nuk do të zbulohet asnjëherë. Nëse keni pyetje ose…

Read More

Marka ofron një mbrojtje të dyfishtë si për biznesin, ashtu edhe për konsumatorët, prandaj regjistrimi i saj është një ndër faktorët kyç për të ndërtuar një kompani të suksesshme. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bën të ditur se janë regjistruar 4100 aplikime të individëve dhe bizneseve në vitin 2020, për regjistrimin e markës. Sipas saj, kjo shifër tregon rritjen e ndëgjegjësimit të biznesit për të mbrojtur të drejtat e pronësisë industriale. “Do të vijojmë të jemi mbështetje, për të mbrojtur konkurrencën dhe për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Regjistroni markën tuaj, mbroni biznesin, siguroni autenticitetin në…

Read More

Prokuroria e Fierit në përfundim të hetimeve ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier procedimin penal në ngarkim të së pandehurës Paula Buzi (Dimo), e akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Mashtrimit në kredi” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer 18 herë në dëm të viktimës Shoqëria Iute Credit Albania. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, Tiranë në lidhje me disa raste të mashtrimeve në kredi nga ish-punonjësja e degës Fier, Paula Buzi. “Në vijim janë regjistruar dhe disa kallëzime penale të disa qytetarëve, ish…

Read More

Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në Athinë më 18 maj dhe që prej asaj dite nuk është parë më. Autoritetet janë njoftuar për zhdukjen e Arapit ditën e djeshme dhe tashmë ato janë mobilizuar për ta gjetur. Ermalda kas gjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik. “Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare…

Read More

Qeveria ka bërë një ndryshim në Aktin Normativ për masat kundër pandemisë të miratuar në Mars të vitit të kaluar. Tashmë do të jetë ministri i Brendshëm që do të miratojë sipas rastit orarin e ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit sipas rekomandimve të Komitetit të Ekspertëve. Një tjetër vendim është ai i reduktimit të penalitetit për personat që shkelnin orën policore. Nga 3 vjet i heqjes së lejes së drejtimit, dënimi do të jetë me gjobë dhe pezullim të patentës për 30 ditë.

Read More

Historia e dashurisë së Sarës me Atdheun pësoi krisje, por duket se marrëdhënia e tyre është sërish si më parë. Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, Sara ka publikuar një fotografi teksa ndodhej pranë tij para se të niste xhirimi i një prej emisionit Për’puthen kur ishin ende konkurrentë. “Ka qenë koha kur s’ma varte”, shkroi Sara. Postimin e saj e shpërndau edhe Atdheu duke shkruajtur: “Ndodh shpesh kur e do një person shumë dhe nuk di se si të reagosh para atij personi.” Kujtojmë se Atdheu organizoi një festë të madhe për 28-vjetorin e lindjes, ku u vu re mungesa…

Read More

“Mirë se vini (ktheheni) në shtëpi Max”. Kështu, Juventusi zyrtarizon kthimin e Max Allegrit në stol. As Interi dhe as Real Madridi, në fund trajneri nga Livorno ka zgjedhur përsëri bardhezinjtë, që i ka stërvitur tashmë midis viteve 2014 dhe 2019, me 11 trofe të fituar (përfshirë 5 tituj të Serie A radhazi) dhe dy finale të Ligës së Kampionëve të humbura.

Read More