Prokurorja e Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili nuk gjeti probleme shkarkuese ndaj saj në asnjë prej tre kritereve të vetingut. Prifti u hetua nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Alma Faskaj dhe relatore Etleda Çiftja. Prifti, që doli nga salla e përlotur sëbashku me të afërm që ndoqën seancën, nuk zotëronte sipas hetimit pasuri të paluajtshme. KPK megjithatë i kaloi asaj barrë prove mbi kursimet e bashkëshortit para martese dhe disa transaksione me makina. KPK pretendoi të kishte identifikuar një bilanc negativ prej 3.2 milion lekësh, por…
Author: tirana
17 personalitete të jashtme janë pranuar sot në Akademinë e Shkencave, të cilët do të kontribuojnë në cilësinë e ekspertëve në fushat e tyre. Mes tyre është edhe sopranoja e njohur shqiptarë me famë botërore, Ermonela Joho, për të cilën kreu i qeverisë tha se është një eksperte e shkëlqyer në fushën e saj. 17 personalitetet e reja të pranuara në Akademinë e Shkencave: Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Sokrat Sinaj, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.
Fitbit është aplikacioni më i keq për smartphone për të përdorur nëse keni një bateri të ulët, sugjeron një raport i ri. Kompania me bazë në Zvicër për ruajtjen e reve pCloud analizoi 100 prej aplikacioneve më të njohura dhe kërkesat që ata bëjnë në pajisjen tuaj. Aplikacionet më të këqija që dëmtojnë dhe shkatërrojnë baterinë e telefonit tuaj janë Fitbit dhe Verizon, të cilat ishin në majë të klasifikimit me një rezultat prej 92% nga 100%, të ndjekura nga Uber dhe Skype. Në vendin e pestë ishte Facebook, Airbnb dhe platforma e transmetimit të drejtpërdrejtë BIGO LIVE. Gjithashtu në…
Manchester City dhe Chelsea do të përballen nesër në finalen e Champions League dhe tifozët kanë mbërritur më parë në Portugali. Jemi në prag të verës dhe është koha e duhur edhe për pak plazh. Por pas plazhit dhe birrave, tifozët anglezë ia kanë nisur edhe sherrit me karrige e sende të forta. More footage of Chelsea & Man City fans clashing in Porto last night! 👊🏻🇵🇹 pic.twitter.com/KBYn9qgVx8— Casual Ultra (@thecasualultra) May 28, 2021
Pak ditë më parë Tea e “Përputhen” habiti ndjekësit me një foto nga pushimet në Dubai. Ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur, duke bërë që ndjekësit të aludonin për një shtatzëni të mundshme. Së fundmi, gjatë një bisede virtuale në Instastory, njëri prej tyre e ka pyetur “Je shtatzënë se na mbyte?”. “Po more, po hidhem në muajin e shtatë. I kam binjakë, një djalë e një vajzë. Do i quaj Dragon dhe Hera. Nëse bëhen 1 milion followers do tregoj kush është babi”, ka shkruar Tea me ironi.
Dronët konsiderohen të jenë arma e vërtetë e së ardhmes në luftën ajrore. Sot ato përdoren në konflikte gjithnjë e më gjerësisht, duke filluar nga mbikëqyrja te spiunazhi e deri te transportimi i raketave dhe bombave. Turqia ka filluar prej kohësh një program të fortë modernizimi të arsenalit të saj të dronëve. Nga pikëpamja ushtarake, droni ka tre veçori që e bëjnë atë të preferohet nga një aeroplan: nuk ka nevojë për pilot; mund të përdoret për fluturime shumë më të gjata dhe pa karburant dhe së fundmi ka një aftësi shumë më selektive dhe kirurgjikale për të goditur objektivin.…
Liga e Kampioneve është një turne për të cilin aktualisht ka një interes të jashtëzakonshëm dhe garanton të ardhura kolosale për pjesëmarrësit. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kërkon më shumë e për këtë arsye, pasi ndryshoi formatin e turneut duke revolucionarizuar grupet, tashmë po mendon të ndryshojë edhe fazën finale të turneut. Sipas “New York Times”, Çeferin e tërheq ideja e një “Final Four” për aktivitetin, pasi gara me eliminim direkt është më tërheqëse për publikun sesa ajo me ndeshje vajtje-ardhje, ku në disa raste gjithçka zgjidhet që në sfidën e parë. Për këtë arsye, po merret në shqyrtim…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë në pronësi të A.Z. është djegur plotësisht. Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarje. “Paraprake : Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Kur regjimi i diktatorit të ardhshëm serb Sllobodan Millosheviq vendosi të shkatërrojë Jugosllavinë me idenë që mbi rrënojat e saj të ndërtojë një Serbi të Madhe, Perëndimi ishte i hutuar. Shumë politikanë dëshironin ta ruanin Jugosllavinë. I madh ishte edhe numri i gazetarëve perëndimorë që Jugosllavinë e shihnin si njëfarë “Zvicre socialiste”. Johann Georg Reissmüller nuk besonte në përralla të tilla. Si njëri nga kryeredaktorët e “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ai e njihte Jugosllavinë mirë. Në fund të viteve 60-të kishte qenë korrespondent në Beograd. Kishte shkruar edhe një libër për Jugosllavinë. Ndërsa gazetarë të tjerë s’bënin dallimin mes agresorit dhe…
“Faleminderit Andrea! Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të shqiptojmë në fund të kësaj përvoje të veçantë të jetuar së bashku”, kështu e nis Juventusi letrën drejtuar Andrea Pirlos, i cili e mbyll aventurën e tij të parë si trajner. Ish-mesfushori largohet pasi fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti në krye të Juves Atalantën. Më parë ai kishte fituar edhe Superkupën, kundër Napolit, ndërsa tani duhet të presë të tjera oferta për të vijuar karrierën si trajner. Në vend të tij te Juventusi pritet të zyrtarizohet Massimiliano Allegri, 5 herë kampion me bardhezinjtë. Ai ka nënshkruar…
Pak ditë më parë Olsa ka organizuar një festë me gjithë konkurrentët e Përputhen. Teksa mbante një fjalim falenderimi ajo ka bërë një gjest që i ka surprizuar të gjithë. Ka futur telefonin mes këmbëve ndërkohë që mban fjalim. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit dhe mund të themi se ka qenë moment mjaft i sikletshëm.
Fabrika e tullave në Maminas është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, ndërsa në pamje shihet se zjarri është i përmasave të mëdha. Si pasojë e flakëve tymi i zi ka përshkruar të gjithë zonën, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit burimet bëjnë me dije se brenda në fabrikë kanë qenë 8 persona. Derimë tani raportohet i lënduar shtetasi Besnik Bojaku. Burime bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.