Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se e dinte që në vitin 2019 për shpalljen “non-grata” nga SHBA, pasi e “ka kërcënuar duke i thënë a e kalon dot oqeanin”. Ai u shpreh se burime të tij thonë se Donald Lu është marrë intensivisht me dosjen e konspiracionit të Berishës. Pyetje: Ka gisht Yuri Kim në shpalljen “non grata”? Berisha: Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit…

Read More

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka bërë një deklaratë befasuese mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kishte dijeni që në muajin shkurt se Sali Berisha do të shpallej “non grata”. Ai thaë n Syri Tv se në dijeni të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ishin edhe vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. “Kisha informacione për këtë që ndodhi. E dinte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. E priste, nuk e kishte prerë biletën. Kam pyetur dikë dhe më kanë thënë që edhe Sali Berisha e di. Në bindjen time ka një frakturë, më shumë se…

Read More

Një kliente e shokuar e një salloni solari gjeti një grua të vdekur në një prej kabinave të nxirjes, kur shkoi për një sesion abronxature në Austri. Klientja bëri zbulimit e vrazhdë të gruas së vdekur 50-vjeçare në një prej platformave të nxirjes në salonin Deutsch Kaltenbrunn, në qytezën e Jennersdorf. Gruaja e ndjerë kishte shkuar për një sesion në pajisjet automatike rreth orës 2.30 të pasdites dhe u gjet e vdekur rreth orës 4.45, shkruante gazeta vendase Kronen Zeitung. Klientja që zbuloi trupin, ishte bërë e alarmuar kur pa që kabina ishte në përdorim, por prej saj nuk vinte…

Read More

400.000 paund janë sekuestruar dje në Londër, në shtëpitë e dy shtetasve shqiptarë, pasi dyshohet se janë të ardhura nga tregtimi i paligjshëm i lëndëve narkotike. Hetuesit nga OCP, një njësi e përbashkët e NCA dhe Shërbimit Policor Metropolitan, analizuan mijëra mesazhe të EncroChat që referonin lëvizjen e shumave të mëdha të kokainës dhe parave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton “National Crime Agency”. Një ditë më parë, oficerët kontrolluan dy banesa, një në Islington dhe një në Wembley, dhe sekuestruan mbi 200,000 £ para në secilën shtëpi, disa prej të cilave ishin paketuar dhe ngjitur në forma blloku.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai përmendi një detaj kur tha se “askush nuk mund të më imponohej që unë të emëroja një President që më kishin propozuar”. “Kërkonin të bënin Sandër Lleshajn President, nuk e donin amerikanët, por Ambasadori, i cili do mburrej më pas se kishte vendosur Presidentin. Qeveria amerikane nuk hyn asnjëherë për të zgjedhur këtë apo atë President. Por individi e bën, dhe e bën ambasadori”, tha Berisha për Ora News.

Read More

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi thekson se projekti kombëtar i Shqipërisë nuk është një projekt hegjemonist. Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt anti-kolonial, çlirimtar që nuk është kundër të tjerëve por synon çlirimin e potencialeve të dy kombeve. “Jetojmë në post-modernizëm. Çështja kombëtare e një vendi…në 1945 me rithemelimin ishin 50 shtete anëtare në OKB. Sot janë 192 shtete anëtare, plus shtete të tjera në Këshillin e Përgjithshëm të OKB. 75 vite janë asgjë, në historinë e njerëzimit. Komb-shteti do të jetë këtu përgjatë shekullit 21.” Boiken Abazi tha po ashtu se Shqipëria dhe Kosova janë…

Read More

Kanceri i gojës është një sëmundje kritike dhe vdekjeprurëse që po prek miliona njerëz. Kanceri oral i referohet kancerit që zhvillohet në zgavrën e gojës dhe orofaringun (fytin). Disa forma të HPV janë gjithashtu të lidhura me kancerin e gojës. Faktorët kryesorë të rrezikut të kancerit oral janë konsumimi i duhanit dhe alkoolit, përfshirë duhanin përtypës. Simptomat e kancerit të gojës ose fytit përfshijnë plagë, gunga ose zona të ashpra në gojë. Dikush mund të ndiejë vështirësi në përtypjen e ushqimit ose lëvizjen e gjuhës ose nofullës. Në fazat fillestare, shpesh nuk ka shenja ose simptoma të pranishme. Kanceri i…

Read More

Objekte të ndryshme kemi çdo ditë rreth nesh, të cilave shpesh nuk u kushtojmë vëmendje. Një shembull i tillë janë shishet e birrës. Vini re disa zgjatime që kanë shumë shishe birre në pjesën e poshtme. Çfarë nënkuptojnë këto shenja në shishe dhe a mendoni se janë aksidentale apo për njerëzit që kanë probleme me shikimin? E megjithatë këto zgjatime nuk janë shenja për njerëzit me shikim të dobët, siç mund të mendoni. Është diçka më e thjeshtë, por e panjohur. Ato përdoren gjatë procesit të prodhimit për të koduar një numër formulari dhe për të shënuar paketimin e dëmtuar.

Read More

Kur kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e rëndë që tronditi Roterdamin ku në një apartament u vranë Florenc dhe Glevis Tola dy vëllezër nga Elbasani, autoritetet atje kanë rihapur sërish çështjen. Prokurori i Roterdamit ka thirrur të pandehur Serxhio Pikun, i cili mbrëmjen e 15 Janarit ndodhej bashkë me vëllezërit Tola dhe mbeti i plagosur. Ishte ai që njoftoi policinë e cila në momentin e mbërritjes në vendngjarje gjeti pa shenja jete dy vëllezërit. Me vendim të autoriteteve në Roterdam, Piku duhet të paraqitet në gjykatë me datë 15 qershor. Florenc dhe Glevis Tola u vranë në Janar të…

Read More

Një ekip kërkimor në një universitet në Tajlandë po heton për të parë nëse gjaku nga hardhuca mund të përdoret për të luftuar kancerin dhe koronavirusin. Speciet e mbrojtura kanë sistem të fuqishëm imunitar, që jetojnë në ujëra të ndotur dhe konsumojnë mish të kalbur dhe shkencëtarët thonë se duan të zhbllokojnë sekretet e tyre. Profesori i asociuar Jitkamol Thanasak, një pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Mahidol, po udhëheq ekipin që studion karakteristikat e proteinave që formojnë pjesë të mbrojtjes imune të hardhucës. Atyre iu dha leja nga qeveria për të mbledhur mostra gjaku nga hardhucat për…

Read More

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se Lulzim Basha e ka ditur që Sali Berisha do të shpallej “non grata”. Sipas tij, Basha e ka afruar datën e zgjedhjeve brenda PD-së për shkak se ka patur dijeni mbi Berishën, teksa shtoi se shpallja “non grata” e liderit historic të demokratëve ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së. “Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik.…

Read More