Author: tirana

Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në Shkoder me strukturat e kësaj partie ku ka cituar kandidimin e tij si mënyrën më të mirë për ta çuar PD në fitore. Shehaj gjithashtu tha se largimi i Bashes është i domosdoshëm pasi Rama përballë Bashës do fitojë gjithmonë. Gjithashtu theksoi se nëse një drejtues humb, duhet të japë dorëheqjen. Gjatë takimit anëtarët e strukturave shprehën mendimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e 13 qershorit . Pati momente rebelimi nga të pranishmit të cilët nuk besojnë se zoti Shehu mund të sjellë ndryshimin dhe fitoren…

Read More

FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e ekipeve Kombëtare në rang botëror, teksa Shqipëria nuk lëviz nga vendi i 66-të në klasifikim duke mbetur në kuotën e 1362 pikëve. Kuqezinjtë do të provojnë të përmirësojnë renditjen teksa në qershor do të luajnë dhe dy takimet miqësore kudër Uellsit dhe Republikës Çeke. Sipër nesh qëndron Mali i Zi me vetëm dy vende më sipër dhe Maqedonia e Veriut e cila renditet në vendin e 62. Përfaqësuesja e Kosovës nuk lëviz nga vendi i 120-të teksa ndodhet në kuotën e 1151 pikëve. Renditjen botërore e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca…

Read More

A ekziston dashuria e përjetshme? Sipas studimeve më të fundit duket se jo. Për shkak të mosgjetjes së ekuilibrit, keqkuptimeve apo tradhtive pjesa më e madhe e çifteve sot ndahen pa mbushur ende 3 vjet. Një hulumtim me 1953 persona në Britani ka nxjerrë një rezultat të trishtë: Lidhjet po zgjasin gjithmonë e më pak. Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie, qoftë kjo mes një çifti të martuar ose jo është përafërsisht 2 vjet e 9 muaj. Madje edhe viti i fundit i marrëdhënies kalohet në krizë, që më pas çon drejt ndarjes, shpesh jo të këndshme. Me mungesën e…

Read More

Një kamerier hero në një restorant indian, ka shpëtuar një person, i cili po mbytej nga ushqimi. Mediat e huaja, bëjnë me dije se për të shpëtuar të riun, të cilit i kishte ngecur ushqimi në fyt, ai ka përdorur manovrën Heimlich. Bëhet fjalë për Sheakh Rifat, 24 vjeç, një student në Mbretërinë e Bashkuar nga Bangladeshi, i cili teksa punonte, pa se klienti ishte në telashe dhe nuk merrte dot frymë.

Read More

Gazetari Arion Sulo shprehet se ka një tension të krijuar mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se kjo përplasje lidhet drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi. “E kam lexuar deklaratën e DASH. Për mua, është reforma në drejtësi në mes. Reformën në drejtësi, amerikanët e kanë jetike”, thotë Sulo, në “Top Talk”. Sipas tij, “Meta dhe Berisha janë kundër reformës në drejtësi, sepse thonë se është e kapur nga Rama”. “Berisha ka bërë një deklaratë para 2-3 vitesh dhe ka thënë se ka frikë nga drejtësia e kapur, jo nga drejtësia…

Read More

Qeveria shqiptare ka vendosur të falë drejtuesit e automjeteve të cilët janë gjobitur nga uniformat blu për thyerje të orarit të karantinës. Nëpërmjet një akti normativ, ekzekutivi parashikon ndryshimin e sanksionit për thyerjen e orës së karantinës nga drejtuesit e automjeteve. Konkretisht nga tre vjet heqje patente dhe bllokim mjeti, masa e re parashikon se dënimi do të jetë 30 ditë heqje të lejes së drejtimit dhe 30 ditë bllokim të automjetit. Falja për shkelësit e mëparshëm hy në fuqi në rast se kanë kaluar afatin 30 ditor nga bllokimi i lejes së drejtimit dhe automjetit. Pra, një person që…

Read More

Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama përmendi edhe çështjen e lëvizjes në vendet e BE duke kërkuar ndërhyrjen nga ministri. Rama tha se lëvizja e lirë në vendet e BE edhe e personave që kanë marrë vaksina kineze apo ruse është shumë e rëndësishme. “Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e vendimit për miratimin e kornizës negociuese të konferencës së parë ndërqeveritare pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë normalisht për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore…

Read More

Kryeministri Rama në konferencën me ministrin gjerman për Evropën Roth ceku edhe përplasjen me ministrin gjerman të Shëndetësisë për çështjen e COVID. “Falënderim publik për të gjithë mbështetjen jo vetëm për këtë temë por në tërësi që kemi pasur nga Republika Federale e Gjermanisë. Unë e diskutova edhe me ministrin çështjen e deklaratave të ministrit të shëndetësisë për çështjen e COVID në Shqipëri dhe Ballkan. Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Evropë për të ardhur me pushime. Dhe meqë ra fjala sot nuk ka më maska në Shqipëri”, tha Rama.

Read More

Për Gjermaninë, përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet. “Mua më ka marrë malli për ju. Jam i lumtur të jem sot këtu për një shenjë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor por sidomos ndaj Shqipërisë. ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Por unë i përgjigjem se BP nuk është oborr i pasëm por i brendshëm i Evropës. Ndaj është interesi strategjik i Bashkimit Evropian. Unë jam shumë i lumtur të jem…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe se anëtarësimi tashmë është thjeshtë çështje e brendshme eKëshillit Europian. “Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e M.V. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e  marrë për…

Read More

“Jemi gati”, kryebashkiaku Veliaj publikon videon: “Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë” Me një video shumë entuziaste kryebashkiaku Veliaj tregon se si e priti Tirana hapjen pas kufizimin prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid 19. “Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. #Tiranaisopen #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale ku ka postuar një video me gjithë aktivitetet që do rihapen në kryeqytet. Veliaj rikujton se në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë…

Read More

Zgjedhja e një emri të famshëm apo shumë të përdorur për fëmijën tuaj tingëllon shumë mirë në teori, por çfarë ndodh kur vajza juaj është vetëm një nga gjashtë Sarat në klasën e saj të pestë? Për t’ju ndihmuar, kjo më poshtë është një listë e emrave më të veçantë sipas Pure Wow: Për djem: JAGO MASIMO DARIUS XANDER LEROY MARQUIS KIT Për vajza: KHALEESI PAITIN FATIMA EMERSON PETRA VIDA EVALYN LUZ ATLAS ZAHRA/ Living

Read More