Author: tirana

Një romancë mes Ross dhe Rachel mund të kishte ndodhur edhe në jetën reale mes yjeve të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer. Gjatë “Friends: The Reunion”, moderatori James Corden pyeti aktorët nëse ndonjë prej tyre ishte përfshirë në një romancë me njëri-tjetrin përtej ekranit. “Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer. Më pas Aniston kujtoi një nga bisedat që ka bërë me aktorin…

Read More

Miriami ishte në mëdyshje nëse duhet t’i prente apo jo flokët e për këtë arsye pyeti fansat në Instagram se çfarë vendimi të merrte. Mes komenteve, dalloi Albani i cili me ultimatum i tha: “Jo”. Siç duket këngëtari e pëlqen shumë bashkëshorten me flokë të gjata, por Miriami e mori vetë vendimin dhe i preu. Në fotot e fundit këngëtarja u shfaq me flokët e prera shkurt dhe i shkojnë shumë. “Dhe si përfundim i preva. As shumë të shkurtra e as shumë të gjata. P.s. Flm për komentet dhe opinionet që më dhatë”, shkruan Miriami.

Read More

Sot Martini, djali i madh i Xhemi Shehut feston ditëlindjen. Martini mbush 10 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë Xhemi na ka treguar përmes një postimi në Instagram se vogëlushin e kanë surprizuar me një tortë dhe ëmbëlsira bojëqielli që mbajnë numrin 10. “10 vjet mam”, shkruan Xhemi krah fotos teksa ka postuar edhe një foto e veshur me bojëqielli dhe si gjithmonë në super formë. Mesa duket kështu duket moderatorja sot në festën e të birit, por detaje të tjera nuk ka zbuluar.

Read More

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani e ftuar sot në studion e “Breaking” në Top News ka treguar sesi lindi bashkëpunimi për këngën e saj “S’ta jap” që ka bërë shumë bujë. “Me vjen mbesa e më thotë halla ke vesh për muzikë. Pasi hëngrëm peshk në një restorant, mora tabakanë dhe po i bija. Aty ishte edhe producenti e thotë se ke vesh për muzikë. E lamë për ta bërë vjet, po ra pandemia. Teksa ishte në një intervistë me Salsanon e Palomën te Top Albania, më merr Çimi në telefon e më thotë ku je. I them “po…

Read More

Të dhënat shkencore tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2015, përdorimi i antibiotikëve nga njeriu u rrit me 40-60 përqind. Sipas ekspertëve, nëse gjërat vazhdojnë me këtë ritëm, deri në vitin 2050 numri i të sëmurëve nga rezistenca ndaj antibiotikëve do të arrijë në 10 milionë. Situata tregon qartë se njerëzit po përdorin më shumë antibiotikë seç duhet. Nëse bakteret bëhen më rezistente, pra antibiotikët nuk bëjnë efekt, atëherë njerëzimi do të vuajë pasojat. 8 Efektet anësore të antibiotikëve Rezistencë e infeksioneve ndaj antibiotikëve Shumë njerëz në botë po vdesin çdo vit si pasojë e baktereve që janë…

Read More

Demi-Ai nuk dëshiron që gruaja e tij të jetë agresive ose e paaftë për të shijuar gjërat e mira në jetë. Gjithashtu, ai nuk i toleron “lojërat” e mendjes. Ai nuk merr pjesë në to. Binjakët-Nëse nuk jeni një personalitet interesant dhe nëse nuk keni humor, dijeni që nuk jeni për të.. Ai dëshiron që t’ja “intrigoni” mendjen. Ai nuk toleron situata të mërzitshme në jetën e tij. Gaforrja-Ai dëshiron një grua me ndjeshmëri. Një vajzë të cilës mund t’i besohet të krijojë familje me të. Luani-Ai dëshiron një grua të fortë dhe që është e denjë për të. Por…

Read More

Në përfundim të hetimit gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, prokurori Anton Martini u shpreh i revoltuar për ato që i quajti “shpifje” pas akuzave se ka manipuluar shortin e çështjeve në Shkodër dhe se ka marrë para. Palët do të shprehin pretendimet përfundimtare më 1 qershor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të dy denoncimeve të reja ndaj prokurorit Anton Martini dhe përcaktoi datën për konkluzionet përfundimtare, në një seancë në të cilën Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklarimeve të Komisionerit Publik. Martini kaloi procesin e rivlerësimit në prill 2020, por Komisioneri Publik…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për të dytën ditë radhazi nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur nga koronavirusi. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 3137 testime nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Read More

Ibsen Elezi është përjashtuar nga gara për kryetar të PD-së pasi sipas kryesisë së kësaj partie, ka mbajtur qëndrime kundra që janë të dëmshme për PD-në. Përmes një postimi në rrjete sociale, Elezi thotë se ende pret një arsye zyrtare për përjashtimin e tij nga gara, ndërsa ironizon Kreshnik Çollakun duke i kujtuar se ka kandiduar dy herë kundër PD-së. Postimi i plotë: Në pritje të përgjigjes zyrtare! Sot i jam drejtuar për së dyti Kryesisë së PDSH që të më japë një kopje të Vendimit të datës 23.05.2021 dhe me kopje të protokollit të mledhjes së asaj date. Nëse…

Read More

Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e paditën para disa ditësh miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre. Sipas padisë së paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë – refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti. Andreë Ramirez, vëllai i tij Christopher…

Read More

Klajdi Kodra është i riu nga Laçi që plagosi ditën e sotme 19-vjeçarin. Mirëpo, emri i tij nuk ëshhtë i panjohur për efektivët e policisë pasi përgjatë viteve është përfshirë në shumë ngjarje. Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Autori i kësaj ngjarje ishte Klajdi Kodra. Ndërsa në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Read More