Sot Martini, djali i madh i Xhemi Shehut feston ditëlindjen. Martini mbush 10 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë Xhemi na ka treguar përmes një postimi në Instagram se vogëlushin e kanë surprizuar me një tortë dhe ëmbëlsira bojëqielli që mbajnë numrin 10.
“10 vjet mam”, shkruan Xhemi krah fotos teksa ka postuar edhe një foto e veshur me bojëqielli dhe si gjithmonë në super formë. Mesa duket kështu duket moderatorja sot në festën e të birit, por detaje të tjera nuk ka zbuluar.