Author: tirana

Bashkëpunimet e reperit Noizy me vajzat e showbiz-it mund të numërohen me gishtat e dorës dhe këtij grupi sapo iu bashkua këngëtarja Arilena Ara! Dyshja, që po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve. Sipas burimeve për “Iconstyle.al”, Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku  në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory. Madje, ditën e sotme Noizy ka ndarë në InstaStory një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje…

Read More

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca në kuadër të ditëve të Europës, ka vizituar qytetin e Korçës, ku është surprizuar nga fëmijët që e kanë pritur me këngë e me valle në qendër të Pazarit. Soreca bashkë me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë kanë kaluar një ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave, nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore. Në një moment zyrtari i BE, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj. Kjo ditë është kthyer si një ditë feste edhe për qytetarët e shumtë korçarë, ndonëse masat kufizuese nuk lejojnë grumbullimin e më…

Read More

Nëse kishit ndonjë dyshim që J.Lo dhe Ben Affleck janë kthyer sërish bashkë, tanimë u shuan të gjitha. Burime pranë dyshes kanë konfirmuar për “In Touch Weekly” se marrëdhënia e tyre po ecën në mënyrë të shpejtë dhe ata janë shumë të lumtur së bashku. “Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset se dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt…

Read More

U raportua si vdekje e shkaktuar nga infektimet, por pas ekspertizës në trupin e 23-vjeçares janë gjetur shenja të çuditshme. Bëhet fjalë për simbole Runes që tregojnë fuqinë. Menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse e reja kishte lidhje me sekte pagane, apo i kishte zbuluar përmes internetit. Gjetja e disa vizatimeve me simbole diabolike në trupin e pajetë të 23-vjeçares,Evgjeni Baxho, ka ngritur dyshime të forta te prokuroria se vajza e re mund të jetë shtyrë në vetëvrasje nga persona të tjerë që predikojnë rituale paganizmi. Baxho, punonjëse pranë një kompanie celulare në Tiranë, ndiqte në…

Read More

Carla Fracci, Mbretëresha e baletit italian, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare pas një kishte lufte të gjatë me sëmundjen e shekullit (kancerin). E lidhur pazgjidhshmërisht me La Scala në Milano, Fracci në karrierën e saj të gjatë e ka sjellë talentin e saj elegant në skena në të gjithë botën. Ndër interpretimet e paharrueshme të Fraccit, janë rolet romantike dhe dramatike, të cilat e kanë bërë atë një yll në të gjithë botën. Ajo kërceu me partnerët më të shquar në botën e vallëzimit: nga balerinët rus Rudolf Nureyev dhe Vladimir Vassiliev, përmes Paolo Bortoluzzi, e deri tek Massimo…

Read More

Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit është parë së fundmi në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël. Së fundmi Selvija ka reaguar dhe ka thënë ekskluzivisht për “Iconstyle.al” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit. Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin…

Read More

Një aksident është regjistuar ditën e sotme në Shijak. Mësohet se në aksident është përfshirë një makinë policie dhe një automjet tjetër. Siç shihet edhe në foto, mjeti tip “Benz” i ka prerë rrugën mjetit të policisë duke dëmtuar pjesën e përparme. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Read More

Migrena është sëmundja e gjashtë më e përhapur në botë, shpeshherë më e nënvlerësuara. 40% e atyre që vuajnë nga dhimbjet e Migrenës nuk marrin një diagnozë të saktë. Më së shumti problematika e tyre justifikohet me fjalinë “dhimbje koke”. Specialistët po kërkojnë krijimin e Dhomave të Lehtësimit të Migrenës në vendet e punës. Një dhomë e vogël ku tonaliteti i bojës së murit është i lehtë. Ku mbizotërron errësira. Ku ka një shtrat, jastëk për t`u qetësuar. Po çfarë është konkretisht kjo sëmundje e nënvlerësuar? Bëhet fjalë për një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga episode të përsëritura të dhimbjes…

Read More

Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet më 2 qershor në orën 18:00 tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, e cila ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm. Ky vendim është marrë ditën e sotme, ku socialistët do të mblidhen në këtë datë, e cila përkon me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi u shpreh për mediet se PS do të çelë një fushtatë të re anëtarësimesh. “Me çeljen e fushatës së analizave, por edhe të zgjedhjeve në organet bazë të Partisë Socialiste dhe gjithë skemën e analizave, duke filluar nga struktura bazë…

Read More

Redi Kaçorri, është 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Atentati ndaj tij është kryer në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. 19-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit, mes të plagosurit dhe autorëve. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës.

Read More

I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar Gjon. Ai ka arritur të ishte i pari sipas votimit të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun. Ndonëse fitoi çmimin e madh Gjoni e ka cilësuar eksperiencën në finalen e Eurovision si një mbrëmje të mrekullueshme. Këngëtari ka postuar në Instagram disa momente ka rrugëtimi i paharrueshëm i këtij kompeticioni, që nga udhëtimi nga Zvicra në Holandë dhe deri te performanca e natës finale. “O ZOT I MADH! Çfarë aventure! Ndodhi! I lumtur që e përjetova dhe aq i trishtuar që tashmë mbaroi!…

Read More

Një person është plagosur ditën e sotme në Tiranë, në zonën e ish-Kompleksit Dinamo. Mësohet se kanë qenë më shumë se dy persona të cilët u futën në një lokal të zonës, me armë, e më pas qëlluan drejt një 20-vjecari. Mësohet në tavolinë kanë qënë tre persona. Bëhet e ditur se pas plagosjes një nga autorët është larguar nga lokali me një mjet tip ‘x5’. Për momentin nuk dihet ende identiteti i të plagosur dhe as gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More