“Big Brother” po rikthehet, por këtë herë pjesë e shtëpisë më të madhe do të jenë njerëz të famshëm. “Express Rozë” ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende në ndërtim. Në fotografitë e publikuara shihet pjesa e jashtme e shtëpisë e cila është në përfundim e sipër, ndërsa pishina dhe dhoma e rrëfimeve është përfunduar. “Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të…
Author: tirana
Deputeti i opozitës Selami Jenisheri ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit ku foli për pensionistët. Jenisheri tha se pensionistët duan 40 lekë të vijnë me urban dhe 40 lekë të shkojnë që bëjnë 800 mijë lekë ndërkohë që kanë pensionin 30 mijë lekë. “Po diskutojmë për një akt normativ mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, pandemia dhe tërmeti e kanë vendosur këtë popull në vështirësi. Ne do i japim mundësi që tatimet mbi ato të jenë të përballueshme, a e kemi kryer ne detyrën tonë ne si të zgjedhur nga populli? Kur ulesh këtu duhet t’i flasësh popullit…
Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani në fokus të mediave gjermane. Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit. Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se…
Qarkullonte prej kohësh por tashmë ka marrë trajtë zyrtare: Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid. Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka bërë publik një vendim të tillë, sigurisht me një mesazh dashurie ndaj një personazhi që ka bërë historinë në këtë klub si lojtarë dhe më pas si trajneri: “Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai…
Irina Shayk e ka bërë pasurinë e saj vetëm duke ecur. Me hapin e saj të famshëm top modelja ruse ka përshkuar pasarelat më të rëndësishme të botës. Set-et fotografike për revistat dhe firmat e famshme erdhën menjëherë pas prezantimit të saj në modë, duke u bërë kështu imazhi i shumë fushatave publicitare. Kështu në 20 vjetorin e karrierës së saj ajo është bërë një nga modelet më të famshme të të gjitha kohërave.Nëse së fundmi Irina Shayk ka marrë pjesë në show-eventin e Mugler, me modën që është ndërprerë për shkak të pandemisë, këtë një vit e gjysmë e…
Deputeti opozitar Myslim Murrizi, ngriti në Kuvendin e Shqipërisë problematikën e krimit në vend. Ai tha se për 21 ditë në vend janë vrarë 9 persona, si dhe ka pasur tentativë vrasje për 7 të tjerë. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi kërkoi nga qeveria që të hetojë rastet, e të ‘presë dorën’ e krimit që është shtrirë në të gjithë vendin. “Ajo që unë vërej është shumë shqetësuese, në këtë periudhë para dhe pas zgjedhore në këtë vend. Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo e vitit 70 85. Zotërinj të…
Pas verifikimeve, Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin vëren se listat e patronazhistëve të PS që nxiten debate para 25 prillit, për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Këto dy vepra janë kompetence e SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky hetim është në fazat e fundit dhe nëse do të faktohet korrupsioni do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, më 21 janari të vitit 2011, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Organi i Akuzës ka rihapur hetimet vetëm për Nikën dhe Dedën, pasi për dy të vrarët e tjerë janë mbyllur hetimet dhe ka të dënuar, ndërsa vrasja e tyre mbeti pa autor. Rihapja e “21 Janarit” për vrasjen e Aleks Nikës bën që të ripyeten edhe njëherë personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si Garda, si dhe familjarët e të ndjerit. Gjithashtu, Akuza do të kërkojë edhe rihetim të predhës së gjetur…
“Të gjitha drejtuesit e prokurorive, të cilët mbajnë dosjet në sirtar duhet të ndëshkohen”. Kështu u shpreh Kryeprokurori, Olsian Çela gjatë një takimi që pati me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Çela i ka tërhequr vëmendje anëtarëve të KLP-së se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie. Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve, pasi thotë se Kryeprokurori nuk ka asnjë informacion si po ushtrohet detyra e Drejtuesve të Prokurorive. “Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të…
Njerëzit zgjohen në mëngjes direkt pinë një kafe. Por ky zakon nuk i bën mirë trupit. Një studim nga Universiteti Britanik i Bath, zbuloi se pirja e kafesë me stomak bosh ndikon negativisht në aftësinë e trupit për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak. Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë sapo zgjoheni mund të ketë një efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak. Zakonisht gjëja e parë që duam në mëngjes kur zgjohemi – veçanërisht pas një nate të vështirë – është një kafe e fortë, por duhet të ndryshojmë zakonet dhe ta bëjmë mëngjesin një përparësi.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi debatoi sot në nisje të seancës me deputetin opozitare Kujtim Gjuzin, i cili insiston që ish-kryeministri Sali Berisha të thirret në interpelancë pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA. Debati Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në kuvend dhe nëse nuk vjen në kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori. Gramoz Ruçi:…
Një asteroid më i madh sa Statuja e Lirisë do të kalojnë pranë planetit tonë dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga NASA. Qendra e Studimeve të Objekteve të Tokës së Afërt të agjencisë hapësinore konfirmoi shkëmbin hapësinor në faqen zyrtare të internetit dhe sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ai u zbulua vetëm më 3 Maj nga Anketa e Mount Lemmon. I quajtur 2021 JF1, asteroidi po ecën nëpër galaktikë me 38,000 mph sipas listës së Qasjeve të Afërme të Tokës NEO të NASA-s. NASA thotë se diametri i vlerësuar i 2021 JF1 është midis 95 dhe 210m, potencialisht duke…