Author: tirana

Vëzhguesit e qiellit në unazën e Paqësorit do të mund të ngrenë sytë nga qielli këtë mbrëmje, për të parë një super hënë të përgjakur, shumë të rrallë, e kjo në një kohë me një eklips të jashtëzakonshëm hënor. Eklipsi i parë total i hënës në dy vjet, do të ndodhë në të njëjtën kohë në të cilën hëna është në pikën më të afërt me tokën në atë që astronomët thonë se do të jetë një spektakël që mund të shihet një herë në një dekadë. Nëse qiejt janë të pastër, të gjithë ata që jetojnë në Paqësor, nga…

Read More

Kanceri i lëkurës është një rritje anormale e qelizave të lëkurës që zhvillohet në përgjithësi në zonat që janë të ekspozuara ndaj diellit. Ndërsa ka kuptim që kanceri i lëkurës rritet në zonat e ekspozuara, por kjo nuk do të thotë që zonat e tjera nuk mund të zhvillojnë njolla të dyshimta ose rritje. Ndërsa ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet është një faktor kryesor, ka faktorë të tjerë të tillë si mosha, gjenetika dhe historia familjare, shëndeti i sistemit imunitar dhe faktorët mjedisorë që mund të çojnë në kancer të lëkurës. Këtu janë zonat e trupit që kurrë nuk keni menduar…

Read More

Një person mbrëmjen e sotme u paraqit në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri në këmbë. Personi i plagosur është Ergys Likaj. Hetuesit pritet që të marrin në pyetje vlonjatin për të mësuar mbi rrethanat e ngjarjes.

Read More

Edith Harxhi në 13 qershor do të kandidojë për të marrë drejtimin e PD-së, ndërsa në garë përballë do të ketë Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn. Akuzave thirrjeve të rivalëve për të dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha sot u kërkoi të përgjigjen nëse mendojnë se 25 prilli ishte masakër elektorale apo humbje e PD-së? Për Harxhin nuk ka dyshime, në 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim, tha ajo në Radarin Informativ në ABC. “Faktikisht sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më…

Read More

Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit. Lajmi që qarkullonte prej rreth 24 orësh në mediat italiane, është bërë zyrtar pasditen e sotme pasi ka qenë vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare. “Interi konfirmon se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, për ndërprerjen e parakohshme të kontratës mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe që kulmoi me titullin e 19 kampion. Antonio do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër. Vetëm tri ditë pas ceremonisë…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka eksploruar këtë të mërkurë veriun, ku është ndalur në qytetin e Bajram Currit, bashkë me disa studentë valltarë. Mirpritja atje i ka lënë mbresa të veçanta zyrtares së SHBA, e cila shprehet se veriorët janë njerëz fisnikë. Kim falenderon banorët për mikpritjen, duke thënë se do të kthehet sërish për të vizituar këtë qytet. “Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë. Kam vizituar me studentë Bajram Currin, të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga “Shoqata Alpin” me ndihmën e…

Read More

Banorët e fshatrave të Korçës po shkojnë drejt kulmit të sezonit të bujqësisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamjet me dron nga disa fshatra. “Një pikturë e qendisur mbi tokën e fushave të Korçës, pamje mbresëlënëse mbi fshatrat Qatrom, Mollaj, Dvoran e Mollas. Shqipëria punon tokën. S’ka kohë për pushim” shkruan Rama.

Read More

Ish-banori i Big Brother, Ari Bakalli tha ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ se kur ka qënë i ri ka puthur dy vajza. Kjo solli dhe reagimin e pastorit Akil Pano i cili tha se ndihet keq që emisionet po i japin shumë kohë axhendës së LGBTI, duke hequr kufjet e duke u larguar nga lidhje direkte. Adi: Unë e shof si një skenë jo koherente. Mua më ka ndodhur 18-19 vjeç, mes të dashurës dhe shoqes së saj të ngushtë. Ishte krejt qesharake, nuk kishte asgjë seksuale. Nuk kishte asgjë të vërtetë. Jo një herë po disa…

Read More

Një 35-vjeçar nga Shqipëria u arrestua në Agios Nikolaos të martën pasdite. 35-vjeçari, i cili ishte strehuar në Kretë vitet e fundit, mendoi se do të ishte i sigurt dhe askush nuk do ta gjente. Por, duke shkuar për një procedurë të thjeshtë në AT lokale, përfundoi në telashe. Oficeri i policisë kërkoi me emrin e tij dhe zbuloi se ndaj 35 vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti që nga viti 2010, pasi në vitin 2009 dyshohet se ka marrë pjesë në një luftë të përgjakshme që i kushtoi jetën një bashkatdhetari. 35-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje dhe do…

Read More

Muajin e ardhshëm, shërbimet sekrete amerikane do të bëjnë publike një raport të pritshëm mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), që do të përmbajë informacione se si qeveria e SHBA-së i ka trajtuar raportet e vëzhgimit të këtyre objekteve përgjatë viteve. Dokumenti në fjalë, pritet të ofrojë detaje mbi aktivitetet e Departamentit të Mbrojtjes mbi ato që zakonisht quhen UFO (objekte të panjohura fluturuese), dhe që janë baza e spekulimeve në lidhje me teknologjitë misterioze, dhe një burim frymëzimi për romanet dhe filmat fantastiko-shkencorë. Mundësia e të pasurit për herë të parë të një informacion të gjerë mbi UFO-t, si…

Read More

Një 74-vjeçar i quajtur Gazi, me origjinë nga Devolli, vite më parë ai kishte kryer një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën kishte bërë 48 vite burg. 74-vjeçari rrëfeu të gjithë në studio, teksa bëri dhe apel për kushte më të mira jetese. Ai tha se kishte marrë në shtëpi një prostitutë, të cilën më pas e kishte vrarë. “Në ’66 u arratisa nga Shqipëria me shokun tim. Kam qenë 18 vjeç. Në Amerikë punoja si kuzhinier, pjatalarës, gjëra kështu nëpër restorante. Më vonë u ngatërruam me një prostitutë, unë e mora në shtëpinë time. Unë…

Read More

Skenat e dhunës nuk mungojnë edhe në futbollin e femrave. Gjatë një ndeshje futbolli në SHBA, vëmendja e medias është përqëndruar në dhunën dhe rrahjen e disa vajzave, që duket se u grushtuan dhe shqelmuan për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për ekipet që ishin në fushë. Ndërsa White Sox dhe Cardinals po zhvillonin një ndeshje, në shkallët e stadiumit disa femra të paidentifikuara, nuk kursyen asgjë nga gotat me pije e deri të shkulja e flokëve. Kjo bëri që shumë meshkuj të nxjerrin telefonat dhe t’i filmojnë, ndërkohë që një grup tjetër mundohej t’i ndante dhe ta qetësonte situatën.

Read More