Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur edhe do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Data është vendosur më 23 qershor, ku togat e zeza të institucionit më të lartë të drejtësisë në vend do të japin vendimin.
Author: tirana
Ka përfunduar numërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, të kontestuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Relatori i KAS për këtë seancë, Koli Bele, ishte ai që miratoi përfundimin e numërimit, ndërsa tha, se rezultati do të jepet në orën 19:30. “Mbyllet numërimi në 108 kutitë e kërkuara, në këtë fazë rezultatet për secilën qendër votimi janë administruar. Do të duhet një afat më i shkurtër për të bërë një verifikim”, tha Bele. Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb”, se nga rihapja e kutive, Partia Socialiste ka humbur 26 vota,…
27 vite pritje për të festuar më në fund me titullin kampion. Teuta feston me goleadë këtë fund sezoni, më në fund Edi Martini dhe të besuarit e tij realizojnë ëndrrën e një qyteti. Titulli i fundit dukej një përjetësi, besuan dhe ndërtuan një grup shumë solid, bën provat gjenerale një vit më parë duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe më pas SuperKupën, ndërsa këtë sezon si rrallë herë vendosën si objektiv që në start titullin dhe në fund ia arritën. Në një sezon me ulje ngritje dhe më të papritura pafund, përmbysje kundër përmbysje, në fund fitoi ekipi që…
Moderatori Blendi Fevziu po vijon të shijojë udhëtimin e tij në Zimbabve të Afrikës Jugore, ku edhe është kujdesur që çdo detaj ta ndajë me ndjekësit e tij. Por jo çdo gjë është e bukur. Së fundmi, ai ka postuar se për drekë ka ngrënë supë me krimba mëndafshi… E shpifur apo jo? Madje ka ndarë edhe një foto nga dreka për të treguar se nuk po bën shaka.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së Për kreun e përgjithshëm të Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, bashkëpunimi me Frontex ka qenë një histori suksesi. “Impakti i këtij bashkëpunimi është i dukshëm. Gati 90 % e emigranteve të parregullt janë kapur në korridorin e veprimeve operacionale. Kemi patur…
Facebook dhe Instagram njoftuan planet për të lejuar përdoruesit të ndalojnë së shfaquri pëlqimet e grumbulluara nga postimet, duke i lejuar njerëzit të zgjedhin statusin përmes miratimit të të tjerëve. Mediat e huaja raportojnë se dy kompanit e rrjeteve sociale kanë vendosur t’i lejojnë përdoruesit shmangien e butonit “like”. “Njerëzit do të jenë në gjendje të vendosin nëse duan të shohin pëlqimet apo jo,” -tha shefi i instagramit Adam Mosseri në një konferencë. Sipas Mosseri-t mjetet që u shtohen shërbimeve do të lejojnë përdoruesit të çaktivizojnë butonin”like” në postimet individuale ose në të gjitha. Instagrami është munduar duke i lejuar…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpendëve’’(Avian Influenza) tek shpendët në fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005, për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpendëve ‘’Gripi i shpendëve’’ Avian Influenza: autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të angazhuar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes. Kështu thuhet në komunikatën për medie nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. “Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ‘’Gripi i…
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Unazës. Nga zjarri që përfshiu makinën nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Zjarrëfiksja ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga 1 korriku, mënyra se si do të funksionojë tregu i sigurimeve të detyrueshme të automjeteve do të ndryshojë. Ervin Mete, drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare thotë se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri që rregullon këtë sektor, ka disa risi të cilat do të sjellin përmirësim në marrjen e dëmshpërblimit për konsumatorët: afatet shkurtohen, dhe për një pjesë të procedurave nuk duhet të jetë patjetër prezenca e policisë. “Ligji i ri i afrohet direktivave të BE-së dhe sjell disa aspekte pozitive për konsumatorët duke shkurtuar procedurat, afatet dhe në rastin e dëmeve të vogla shmanget prezenca…
Demi-Kjo nuk është koha për të zbrazur portofolin tuaj duke u përpjekur të impresiononi të tjerët. Sigurohuni që egoja juaj është nën kontroll këtë sezon të eklipsit. Ju sillni mjaft ide dhe vizion të shkëlqyer, por kjo mund të mos jetë koha e duhur për t“u shprehur. Prisni derisa t`ju krijohet mundësia të ofroni burimet tuaja kur të ketë kuptim dhe të vini më pas burimet në dispozicion. Binjakët-Do të ndiheni gati për t`i përforcuar marrëdhëniet tuaja shoqërore, por kujdes me shpenzimet e tepërta. Miqësia për ju do të thotë edhe inkurajim i vazhdueshëm i përvojave të të mësuarit. Ndër…
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se ku do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Kushtetuesja ka caktuar datën 23 qershor, për seancën plenare ku do të shqyrtohen zgjedhjet lokale. Kujtojmë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i bojkotuan zgjedhjet, duke mos marrë pjesë në asnjë bashki të vendit. Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar këtyre të fundit, shpalljen e pavlefshmërisë së tyre dhe ripërsëritjen.
Pasi KAS miratoi kërkesën e LSI, në KQZ është duke vijuar rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit. Deri më tani janë hapur 70 të tilla. Nga rinumërimi, PD ka humbur 20 vota nga rinumërimi, ndërsa po ashtu edhe LSI ka dalë me 2 vota minus. Ndërkohë edhe Partia Socialiste ka humbur 3 vota. LSI-ja pretendon që në kutitë e mbetura të rekuperojë 136 vota më shumë se socialistët, në mënyrë që të marrë një mandat në qarkun e Durrësit, por matematikisht duket se ku pretendim është i paarritshëm.