Pas pushimeve luksoze në Dubai, këngëtarja e njohur Enxa Haxhia, ka ditur si ta bëjë veten përsëri të lumtur. Këtë herë jo duke udhëtuar në një tjetër vend ekzotik, por duke i bërë dhuratë vetes një makinë të shtrenjtë, të tipit “Range Rover”. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Enca përmes një videoje në “Insta Sotry”, ku shfaq dhe fuoristradën e bardhë. Ndërkohë, krahas një fotoje të makinës që ajo ka shkruar: “Mirë se vjen në shtëpi i dashuri im i ri” Këngëtarja Enca Haxhia duket se nuk kursehet aspak kur vjen puna për t’i bërë dhurata vetes. Përmes disa…
Author: tirana
Amazon do të blejë studion hollivudiane MGM, që qëndron prapa suksesit të James Bond, për 8,45 miliardë dollarë, njoftoi sot gjiganti amerikan i tregtisë në internet duke theksuar se do të ruante trashëgiminë dhe katalogun e filmave të studios. “Të dy palët kanë arritur një marrëveshje përfundimtare të bashkimit nën të cilën Amazon do të blejë MGM për një çmim prej 8,45 miliardë dollarësh”, theksoi Amazon. “MGM ka gati një shekull histori kinematografike dhe kompleton punën e Amazon Studios, që është kryesisht e përqendruar në prodhimin e programeve të shfaqjeve televizive”, shtoi ai.
Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke ‘blinduar’ lagjen “Skënderbej”, ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçari Everest Çaka. Mësohet se Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, por nuk dihet ende se për çfarë dyshon policia që ka ndërmarrë sot këtë aksion, gati dy javë pas ekzekutimit të Çakës.
Supermodelja Naomi Campbell i surprizoi të gjithë disa ditë më parë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Naomi ndau në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla. “Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare. Modelja etiketoi në postim…
Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shancet më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19. Provat me qen nuhatës kanë treguar se ata mund të gjurmojnë njerëzit e infektuar me Covid, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit në kohën kur shoqëria do të rihapet. Qentë nuhatës nuk janë një gjë e re. Në vende të ndryshme ata përdoreshin për të nuhatur çimka, myk apo lloje kanceri. Tani qentë janë trajnuar për të dalluar një aromë tipike të prodhuar nga të infektuarit, aromë të cilën hunda e njeriut nuk mund…
Dashi Hëna është aktive dhe problemet në dashuri mund të kapërcehen. Me Ujorin dhe Luanin mund të përjetoni emocione të bukura. Kur bëhet fjalë për punën, tani mund të analizoni nevojat tuaja dhe të merrni masa në drejtimin e duhur. Demi Sipas horoskopit të nesërëm të Paolo Fox, ndonjëherë shpirti juaj kritik bëhet i tepërt, edhe nëse përpiqeni ta maskoni me ironi. Ka vonesa në disa projekte në punë. Binjakët Hëna e kundërt do të sjellë disa shqetësime sidomos në dashuri. Sa i përket punës, do të jetë një ditë pak e ashpër, do të duhet të mbani larg keqkuptimet…
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS për Qarkun e Beratit. LSI ankimon vendimin e KAS për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark. LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.
James Woods është një ndër aktorët më të famshëm. Por, edhe më kontrovers, sidomos pas lidhjes me një vajza më të reja se ai. Së fundmi, raportohet se aktori 74-vjeçar është fejuar me të dashurën e tij 32-vjeçare, Sara Miller. Lidhja e tyre ka shkaktuar shumë debate, për shkak të diferencës së frikshme të moshës. Por pavarësisht debateve, lidhja e tyre i ka rezistuar kohës dhe tashmë kanë vendosur edhe të fejohen. Pas fejesës, natyrisht që vjen martesa. Kuptohet nëse James do të mund t’ja arrijë asaj dite, duke parë moshën e tij. Aktori në fakt është i njohur për…
Një thirrje e fortë e drejtuar për gjithë shqiptarët vjen nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas kryediplomates, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021. Ministrja Xhaçka bën me dije se aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e…
Sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka vendosur numërues dhe vëzhgues, personat që janë denoncuar në SPAK për shit-blerje votash në Durrës, kështu ka deklaruar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një postim në Facebook, kryesuesi i qarkut politik të PD për Durrësin shkruan se këta persona sot janë në shërbim të Ramës. “Sot , si për të treguar cinizmin dhe arrogancën ndaj ligjit deri ne fund, PS çon si vëzhgues në rinumërimin e votave në KAS, drejtues dhe punonjës te administratës, pjesa me e madhe e te cilëve janë ne listën e denoncuar nga PD ne SPAK…!…
Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës. Gazetari i TCH, Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë. Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor.
Një incident i rënë i ka ndodhur sot një biznesmeni nga Saranda. Ai ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e hotelit. Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i hotelit, si pasojë e traumave të rënda që ka marrë është misur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës kritike të traumës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.