Author: tirana

Në “Historia Ime” nga Mirela Milori, Fatbardha Çeku tregon për familjen e saj. 6 fëmijët janë gjithçka për të, ajo ka thurur ëndrra për t’i shkolluar e ka dëshirën që të kenë një të ardhme të mirë. Për sa i përket martesës, ajo rrëfen se si çdo martesë, ka patur përplasjet e veta, por kanë ecur së bashku në jetë. Pamundësitë ekonomike shpesh kanë shkaktuar probleme në familjen e tyre, deri në prag të divorcit, por sërish nuk janë dorëzuar. Shpesh, njerëzit i kanë gjykuar pse kanë bërë 6 fëmijë kur nuk kanë mundësi për të përballuar një jetesë për…

Read More

Për shkak të tragjedisë me teleferik që shkaktoi vdekjen e 14 personave kanë rënë në prangat e Policisë tre persona.Hetuesit thonë se frenat e urgjencës ishin çaktivizuar dhe tre anëtarët e kompanisë ishin të vetëdijshëm. Sipas një zyrtari lokal të transportit, mosfunksionimi i frenave nënkuptonte që teleferiku po udhëtonte me mbi 100 km në orë kur u shkëput kabulli. Kabina u zhyt 20 metra në brigjet e malit Mottarone pranë Liqenit Maggiore në Italinë veriore. Prokurorët po kryejnë një hetim për vrasje të dyshuar të pavullnetshme dhe neglizhencë mbi incidentin. Të tre të dyshuarit janë identifikuar si pronari, drejtori dhe…

Read More

Në qarkun e Durrësit ka filluar sot rinumërimi i 108 kutive. Në këtë qark, LSI nuk mori dot mandatin për vetëm 136 vota, duke bërë që t’i kalonte partisë Socialiste. Mësohet se deri më tani janë numëruar 40 nga 108 kutitë e përcaktuara, ndërsa janë në proces edhe 8 të tjera. Përsa i përket numrit të votave, raportohet se LSI ka arritur të rikuperojë në total 3 vota. KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi. Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota,…

Read More

Eklipsi i parë i plotë i hënës në më shumë se dy vjet përkon me një super hënë këtë javë për një shfaqje mjaft kozmike. Kjo hënë super “e përgjakshme” do të jetë e dukshme të mërkurën, 26 maj përgjatë Paqësorit – duke ofruar shikimin më të mirë – si dhe në gjysmën perëndimore të Amerikës së Veriut, pjesën e poshtme të Amerikës së Jugut dhe Azinë Lindore. Shumica e Amerikës së Veriut dhe Jugut do të jenë në gjendje ta shohin atë në orët e para të mëngjesit ndërsa Azia Lindore dhe Australia do ta shohin atë në mbrëmje.…

Read More

Zgjedhjet e mbajtura në 26 maj 1996 mbahen mend si zgjedhje të ku u dhunua nota e lirë e shqiptarëve. Pikërisht kjo ngjarje historike që u shoqërua me dhunë policore ndaj socialistëve është kujtuar sot nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe. Në një lidhje me emisionin ‘Breaking’, Gonxhe u shpreh se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje që kur e kujton të ngjall ndjesi shumë të keqe. “Atëherë ishte jo vetëm rreziku për jetën që disa nga ne përjetuan, historitë kanë qenë rrëqethëse në kuptimin e dhunës por edhe mungesë totale të vetëpërmbajtjes së SHIK-ut të asaj periudhe.…

Read More

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, përmes një statusi në rrjetin social twitter është shprehur se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Roth theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europian. Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Roth tha se është koha që të veprojmë tani. “Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për…

Read More

Nga Dashamir Biçaku Krimi në familje në Shqipëri nuk po arrin të njohë minimizim të tij pavarësisht rritjes së presionit nga institucionet shtetërore e shoqëria civile, duke njohur një kurbë shumë të lartë në raport edhe me krimet e tjera të parashikuar në Kodin Penal të vendit. Viti 2020 u mbyll me 4177 raste të dhunës në familje , me një numër në ulje krahasuar me 5051 raste në 2019. Pavarësisht shifrave të ofruara Linjës Kombëtare 116117, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit hezitoi të ofronte të dhëna dhe shifra të sakta mbi fenomenin. Ndërkaq specialistë të Policisë së…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaron se është i inkurajuar dhe madje i frymëzuar jo vetëm nga numri i interesimeve të ardhura për nisëm “Gati për Shqipërinë”, por edhe nga përmbajtja e tyre. Rama shkruan se thirrja është e hapur dhe se cilido që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur të sjellë interesimin e vet. Kryeministri Rama lançoi më 18 maj thirrjen për gjithë studentët e shkëlqyer që të ndihmojnë në punët e mëdha të mandatit të tretë. POSTIMI I PLOTË GATI PËR SHQIPËRINË🇦🇱😍 Jam shumë i inkurajuar, madje i frymëzuar është fjala e duhur, jo thjesht nga numri i interesimeve të…

Read More

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, u shpreh se nuk beson se do të ketë surpriza në këto zgjedhje brenda partisë. Ai shton se çfarë i intereson më shumë është mënyra se si do të përballen me situatën e re. Gjithashtu Bozdo tregoi se pse nuk i sheh si të barabarta këto zgjedhje brenda PD-së. “Ne duhet të shikojmë thellë të vetja për të bërë riparimet që të jemi gati për të garuar, e të jemi të gatshëm për të fituar në zgjedhjet e para që do të mbahen, si lokale apo vendore”, tha anëtari i kryesisë së…

Read More

Kreu i PS-së në Tiranë, i ftuar sot në emisioni ‘7 pa5’ deklaroi se gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka pasur lobime brenda partisë për disa emra të caktuar. “Ka qenë një efeket psikologjik, shumica e njerëzve duke menduar se je në zonë të sigurt, i kanë bërë një qokë, duke ia dhënë dikujt tjetër që mund të ishte në një vend më të pasigurt. Gjithashtu, ishte një proces jo i menaxhuar mirë nga ana administrative. Pati lobime të ethshme për emra të tjerë brenda PS-së, që shpeshherë patën mbështetje nga grupe më të mëdha sesa një deputet.” Ervin Bushati…

Read More

Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Luan Mushi, 50 vjeç, banor i Bamatatit. Babai i dy fëmijëve është gjetur mëngjesin e sotëm pranë depos së ujit në Bamatat në bashkinë Delvinë. Sipas informacioneve të para, punonjësi kishte shkuar te depoja e ujit për të hapur ujin në orarin e përcaktuar. Por vonesa e kthimit të tij në shtëpi shkaktoi shqetësim për ta të cilët kanë shkuar për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë. Dyshimet e para janë që 50-vjeçari…

Read More

Familjarët e gazetarit disident dhe të dashurës së tij, të arrestuar pas transferimit të një avioni në Bjellorusi, kanë folur për shqetësimin për sigurinë e tyre. Roman Protasevich dhe e dashura e tij ruse Sofia Sapega tani janë në paraburgim. “Unë i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar tim bir”, tha nëna e tij Natalia Protasevich. Një video e gazetarit në burg u publikua të martën. Në video, Protasevich shprehet se policët janë sjellë korrekt me të, por të gjithë hedhin dyshime se ai po flet nën detyrim, shkruan BBC. Sapega dhe Protasevich u arrestuan të dielën, kur…

Read More