Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Jeton në varfëri me 6 fëmijë, por 39-vjeçarja nuk e ka menduar kurrë abortin

14:48 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në “Historia Ime” nga Mirela Milori, Fatbardha Çeku tregon për familjen e saj.

6 fëmijët janë gjithçka për të, ajo ka thurur ëndrra për t’i shkolluar e ka dëshirën që të kenë një të ardhme të mirë. Për sa i përket martesës, ajo rrëfen se si çdo martesë, ka patur përplasjet e veta, por kanë ecur së bashku në jetë. Pamundësitë ekonomike shpesh kanë shkaktuar probleme në familjen e tyre, deri në prag të divorcit, por sërish nuk janë dorëzuar.

Shpesh, njerëzit i kanë gjykuar pse kanë bërë 6 fëmijë kur nuk kanë mundësi për të përballuar një jetesë për ta, por Fatbardha nuk e ka menduar kurrë një jetë pa ata dhe abortin as nuk e çon nëpër mend.

Mirela Milori: Po martesa jote si ka qenë?

Fatbardha Çeku: Të them të drejtën, mirë ka shkuar. Kemi patur edhe ne përplasjet tona, por mirë.

Mirela Milori: Përplasje të çfarë natyre?

Fatbardha Çeku: Kur nuk je mirë nga ana ekonomike, ka përplasje se jeta nuk shkon vaj, por nuk jam dorëzuar asnjëherë.

Mirela Milori: Po burri a është dorëzuar ndonjëherë?

Fatbardha Çeku: Jo, nuk është dorëzuar.

Mirela Milori: A të ka ardhur ndonjëherë shpirti në majë të hundës sa të thuash “po ç’mu desh me 6 fëmijë, të hyj në shtëpi me qera, ky i pazotë t’i vërë shpatullat shtëpisë e t’i thuash po tundu more si të gjithë edhe ti”?

Fatbardha Çeku: Jo, nuk them. Ka patur raste që na kanë thënë “këta janë si budallenj, sa fëmijë që kanë”, por nuk i kam dëgjuar asnjëherë, fëmija është dhuratë e Zotit.

Mirela Milori: Nuk të ka shkuar mendja asnjëherë që të abortosh?

Fatbardha Çeku: Jo, jo absolutisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.