Author: tirana

Deti ka nxjerrë në begun e një prej brigjeve të Britanisë, një ton kokainë, vlera e së cilës i kalon 8- milionë euro. Sasia e madhe e drogës është gjetur nga autoritetet në plazhin e Suessex-it, ndërsa në qeset e mbushura me kokainë, janë gjetur dhe mbajtëse plastike, të cilat kanë shërbyer për notimin në ujë të drogës. Origjina e drogës, sasia e të cilës është historike për Britaninë, mendohet se është Amerika e Jugut. Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit, FBI Britanike, thanë se droga e sekuestruar do të jetë provë e rëndësishme për kapjen e bandave që operojnë…

Read More

Komentatori britanik, 58 vjeç, Graham Norton i cili është bërë i njohur për shakatë e tij gazmore gjatë shfaqjes së tij ditën e shtunë, sugjeroi Anxhela Peristerin, e cila këndoi për Shqipërinë, se dukej e ngjashme me yllin e Countdown. 60-vjeçaria Carol Vorderman për shumë vite ka drejtuar shfaqjen e lojës Countdown. Në momentin komik gjatë performancës së Anxhela Peristerit, Graham tha: ‘A nuk ka asgjë që Carol Vorderman nuk mund të bëjë? ‘Jo nuk është, kjo është Anxhela Peristeri për Shqipërinë,’ -tha me shaka ai. Graham bëri krahasime midis Anxhelës, e cila ishte mrekulluar në skenë me një triko…

Read More

Meri Murrizi, vajza modele nga Elbasani arriti ti fitonte zemrën e “princit modern” Saimir Kasemi. Ky i fundit është larguar drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë përmes postimeve në rrjete sociale. Pas vendimit final në spektakël, dyshja dhanë një intervistë për “Daily Love Story”. Ata pohuan se njohjen mes tyre do e vazhdojnë ende jashtë dhe se nuk janë të sigurt nëse do të nisin një jetë të re bashkë në Gjermani. Komentuesve që nuk iu shpëton ‘gjë prej gjëje’ shprehen se e gjithë zgjedhja e Samirit në fund ishte gënjeshtër për t’i hedhur ‘hi syve’ të…

Read More

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore nga katër që “Dardanët” do t’i luajnë në muajin qershor. Challandes bëri të ditur listën e 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjet kundër San Marinos dhe Maltës. Në listë nuk figuron golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Blendi Baftiu. Ndeshjen me San Marinon, Kosova do ta luajë më 1 qershor në “Fadil Vokrri” dhe më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë. Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më…

Read More

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milionë dollarë për zhvillim dhe ndihmë ekonomike për palestinezët, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të martën. Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni do të shtyjë përpara procesin e rihapjes së konsullatës së Shteteve të Bashkuara për palestinezët në Jerusalem. Ish-presidenti amerikan Donald Trump e pati mbyllur atë më 2019. “Shtetet e Bashkuara do të punojnë për rihapje të konsullatës sonë në Jerusalem. Kjo është rrugë e rëndësishme që të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë mbështetje për popullin palestinez”, ka thënë Blinken nga Ramallahu, pas takimit…

Read More

4 persona janë marrë të pandehur për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptarit i cili u vra në derë të shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës, më 13 Shkurt të këtij viti. Sipas mediave islandeze, çështja kaloi mëngjesin e kësaj të marte në gjykatë. Të akuzuarit janë 3 meshkuj të moshës 30-40 vjeç dhe një vajzë në të 20-at. Një prej të pandehurve është shqiptari Angjelin Sterkaj, i cili e ka pranuar vrasjen. Ai ka thënë para autoriteteve islandeze se ka vepruar i vetëm. Ndërsa 3 personat e tjerë i kanë mohuar akuzat. Krimi tronditi mbarë shoqërinë në Islandë, shkruajnë…

Read More

Florinda Sulillari, vajza që doli nudo për të protestuar për rastet e përdhunimit në vendin tonë ka marrë vëmendje të madhe për veprimin e saj. Në një lidhje live për “Shqipëria Live”, është shprehur se ka pasur shumë mesazhe pozitive dhe tregon se në një moment kishte frikë dhe u dyzua nëse duhej të dilte ashtu, por ndryshoi mendim pasi dëgjoi këngën “Ma thuaj ti” të Rozana Radit. “Një moment pata një dyzim 10 minuta nëse duhej ta bëja apo jo. Pastaj më doli një video e Rozana Radit që është një tekst kënge, që flet për një bashkëshort abuzues…

Read More

Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës Parë Fier, mesditën e sotme, ka dhënë masën e sigurisë “deryrim paraqitje” për shtetasin e arestuar tre ditë më parë, Ardit Klima. Ai u akuzuar për goditje për shkak të detyrës të mjekëve të spitalit rajonal Fier. Trupi gjykues i kryesuar nga Alfred Konomi, prokuror i çështjes Erind Rehovica, avokat mbrojtës, Ervis Goxhaj, pasi ka dëgjuar mbrojtjen dhe akuzën vendosi për shtetasin Ardit Klima “detyrim paraqitje”.

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së KAS, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, doli në një deklaratë për mediat, ku tha se të gjithë personat brenda Komisionit marrin urdhëra në telefonat e tyre nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri. “Nga ana e PD janë vendosur disa faqe voluminoze dhe prova të shumta , mbi 100 prova për të treja qarqet. Duke pasur parasysh numrim e madh te provave që ne i vumë në komision, me të drejtë pritëm që të vepronin me të drejtë. Ata marrin urdhëra politikë në telefonat e tyre, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian…

Read More

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj në një intervistë televizive foli për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit dhe sqaroi arsyet e kandidimit të tij. Shehaj tha se kandidimi për kryetar të PD nuk ka të bëjë me ambicien e tij, por siç thekson ai, me bindjen se PD duhet të ndryshojë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së 25 prillit dhe të mos kandidonte më për kryetar të PD, ndërsa shtoi se nuk mendon se do të përjashtohet nga grupi apo të ndëshkohet me ndonjë masë…

Read More

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së pandemisë atje. Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar këtë numër në 125.501 që prej fillimit të pandemisë. Rritja e viktimave është e dukshme, pasi një ditë më parë, u raportuan vetëm 110 fatalitete. Nga ana tjetër janë rritur edhe numri i infektimeve. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.224 raste të reja, rreth 800 më shumë se një ditë më parë.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Mamurras-Thumanë, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve të para, mësohet se dy mjeta janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri nga drejtuesit ka marrë plagë të rënda. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Read More