Author: tirana

KAS është mbledhur sërish ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesat për Durrësin dhe Shkodrën. Në nisje të mbledhjes, Bele bëri të ditur se është rrëzuar kërkesa e PD-së për të 19 kërkesat për prova. BISEDA: Logu: Kërkojmë që KAS të shprehet sërish. Bele: Në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes. Nga 300 emra që pretendonte PD kanë shkuar në 146. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët. Kaziaj: Uroj që Durrësi të mos ketë fatin e Beratit. Logu: Ne propozuam prova të reja. Koli Bele: KAS, me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim, nuk pranon që tu drejtohet institucioneve…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim, i cili fliste për një shfaqje teatrale në Pukë, mbajtur në një sallë të mbushur plot dhe pa distancim fizik të pjesëmarrësve. Në statusin e publikuar nga Berisha përmendet edhe aktorja Rudina Dembacaj, e cila është pjesë e shfaqjes që është dhënë në Pallatin e Kulturës në Pukë. Por publikimi i këtij statusi, ka shkaktuar edhe reagimin e aktores Dembacaj, e cila është përgjigjur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke e përmendur me emër këtë të fundit dhe thotë se e ‘kanë mashtruar’ lidhur me rastin në fjalë. POSTIMI PLOTË I painformuar Z. Anonim…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, teksa një modele 39-vjeçarja ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pas vaksinimit me AstraZeneca. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën modelja britanike, Stephanie Dubois, e cila pak orë pasi ishte vaksinuar, më 6 maj, shkruante në profilin e saj të “Facevook” se ndjehej shumë keq. Pak ditë më parë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe modelja ishte shtruar në spital nga mpiksje të shumta të gjakut, ku më pas kishte pësuar dhe hemorragjinë fatale. Miqtë dhe të afërmit e saj kanë mbledhur para për varrimin e 39-vjeçares, ndërkohë që Organizata…

Read More

Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e kanë paditur miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre. Sipas padisë së paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë, refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti. Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Kreut të Shtetit. Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. NJOFTIMI I PLOTË: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë një letër ku i kërkon që të lejojë praninë e tifozëve në finale e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia. FSHF angazhohet të marrë përsipër se çdo parashikim i Protokollit të Rikthimit në Lojë , që garanton sigurinë dhe shëndetin e stafeve, lojtarëve dhe spektatorëve do të zbatohet me përpikmëri dhe përgjegjshmëri të lartë. Federata merr si shembull vendet e tjera të Europës, ku finalet e kupave po zhvillohen me praninë e spektatorëve, nisur edhe nga numri në rënie i rasteve me COVID-19.

Read More

Mund të jetë e vështirë për t’u besuar, por me shumë mundësi po i than gabim flokët. Mos u shqetëso, sepse nuk je vetëm. Më poshtë janë të gjitha gabimet që një pjesë e jona bën gjatë tharjes së flokëve. Shanset janë që gjithçka po shkon gabim me procesin e tharjes, por për fat të mirë, mund të kesh flokë të shëndetshëm dhe shkëlqyes nëse ndjek me kujdes këto këshilla. Mos prit shumë për t’i tharë E dimë që është shumë stresuese kjo pjesë, por këshilla numër një që vjen për flokët, është të mos presësh pasi ke dalë nga…

Read More

Presidenti Ilir Meta denoncon në “Facebook” Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës, se ka furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave qytetarët e kryeqytetit, që sipas tij, meritojnë mbrojtje shëndetit përmes shërbimeve shtetërore. Krue i Shtetit thekson se mbështet aktivizimin e shoqërisë civile për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga “papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës”. Sipas Metës, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë…

Read More

Nga Michael Spence/ Në këtë pikë të pandemisë së Covid-19, pyetja kryesore është nëse prodhimi i vaksinave mund të rritet aq shpejt sa të lejojë vaksinimin e shpejtë të shumicës së njerëzve. Por e nënkuptuar në këtë pyetje është një pyetje tjetër:Nëse është e përshtatshme dhe në cilat rrethana, të pezullohen të drejtat e pronësisë intelektuale vendase dhe ndërkombëtare. Kjo çështje po diskutohet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), tani që administrata e presidentit të SHBA-së Xho Bajden ka dalë çuditërisht në mbështetje të heqjes dorë nga e drejtat e pronësisë për vaksinat kundër koronavirusit, duke shkaktuar një përçarje midis…

Read More

Ishte 25 maj 2020 dhe amerikanët po festonin festën e Ditës Përkujtimore që tradicionalisht shënon fillimin e verës. Në Minneapolis, Minesota, George Floyd u arrestua jashtë një dyqani nën dyshimin se kishte kaluar një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh. Sipas BBC, pas një beteje të shkurtër me oficerët e shkaktuar nga refuzimi i tij për të hyrë në një makinë policie, Floyd u mbajt nën peshën e tre policëve për më shumë se nëntë minuta ndërsa një oficer tjetër parandaloi ndërhyrjen e dëshmitarëve. Floyd u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur një orë më vonë. Derek Chauvin,…

Read More

Ish-konkurrentë të “Për’puthen” u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh. Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni. Sigurisht, ata u pyetën lidhur me jetën e tyre personale dhe deshi, s’deshi, Shqipja la të kuptohet se dikush i ka vjedhur zemrën. Me siklet të madh, ajo pranoi se është në njohje e sipër me një djalë dhe është drejt rrugës së dashurisë. Bora: Vazhdon të jesh single apo…? Shqipja: Uaa ça sikleti! Tea: Po thuaj po ose jo, s’ka…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim teksa ka qenë e pranishme ditën e sotme në Kukës ka bërë një vizitë në kopshtin nr.1 në qytet. Ajo është takuar me vogëlushët të cilët i ka takuar, përqafuar dhe i ka shpërndarë dhurata. Ky kopësht është në listën e kopshteve që përdorin paketat e higjienës së shpërndara gjatë pandemisë nga UNICEF ku SHBA ka kontribuar me 4 milionë dollarë. Ky informacion ishte i shpërndarë në postimin e ambasadës në Tëitter. “Ambasadorja Kim vizitoi kopshtin Nr. 1 në Kukës sot, njëri nga disa prej kopshteve që po përdorin paketat e higjenës të…

Read More