Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dembacaj nxjerr zbuluar Berishën: E kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por do ju ftoj personalisht…

17:45 / May 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60ad07ec8b15a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim, i cili fliste për një shfaqje teatrale në Pukë, mbajtur në një sallë të mbushur plot dhe pa distancim fizik të pjesëmarrësve.

Në statusin e publikuar nga Berisha përmendet edhe aktorja Rudina Dembacaj, e cila është pjesë e shfaqjes që është dhënë në Pallatin e Kulturës në Pukë.

Por publikimi i këtij statusi, ka shkaktuar edhe reagimin e aktores Dembacaj, e cila është përgjigjur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke e përmendur me emër këtë të fundit dhe thotë se e ‘kanë mashtruar’ lidhur me rastin në fjalë.

POSTIMI PLOTË

I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha,
I mashtruari Z. Berisha,

Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Z. Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.
Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Z. Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.