Author: tirana

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, kohët e fundit është shumë aktive në mediat sociale. Edhe pse nuk ka publikuar këngë të reja, Enca ka zgjedhur që të jetë afër fansave duke komunikuar me ta në mediat sociale. Së fundmi ajo ka zgjedhur që të publikojë disa nga mesazhet që i dërgojnë dashamirës të saj. Por një prej mesazheve ka tërhequr me shumë vëmendjen. “Sa e ke natën, kot me të pyet?“, është kjo pyetja që i ka shkuar Encës dhe kjo e fundit ka zgjedhur që t’i përgjigjet. Pasi e quan pyetjen idiote, ajo shton se mund të blihet me para,…

Read More

Në muajin mars Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar. Ajo nuk ka preferuar të flasë kurrë për bashkëshortin e saj dhe nuk e kemi parë të shfaqet ndonjëherë me të në rrjete sociale. Për këtë arsye, duke qenë se nuk kemi fare informacione, të gjithë mendojnë se Gala është…

Read More

Nëse herë pas herë vërtetoni se keni të drejtë lidhur me atë që thoni, atëherë instikti juaj flet më shumë sesa imagjinoni. Shqisa e gjashtë funksionon shumë mirë dhe miqtë tuaj e dinë, prandaj kërkojnë këshilla të vlefshme nga ju. Nëse jeni një nga këto tri shenja, atëherë keni një instinkt të pagabueshëm. Gaforrja Gaforrja është një shenjë emocionale, kështu që ka aftësinë të zhvillojë ndjeshmërinë e nevojshme për ata që e rrethojnë. Arrin t’i “lexojë” njerëzit më mirë se çdo shenjë tjetër. Peshqit Në përgjithësi është një shenjë që përjeton botën e vet të ëndrrave plot emocione. Është gjithashtu…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës,…

Read More

Dashi Në dashuri mund të deklaroheni para një personi që ju intereson, por nuk shpresoni në histori të pamundura ose kthim prapa po aq të largët. Në punë tani është e rëndësishme të analizoni situatën, mund të rigjeni besimin e humbur. Demi Sot Hëna nuk është më në anën e kundërt dhe kjo ju bën më të fortë. Në punë, nga ana tjetër, unë rekomandoj maturi për investimet dhe për situatën ekonomike në përgjithësi. Binjakët Me Hënën në favor, edhe marrëdhëniet në krizë do të jenë më të lehta për tu menaxhuar. Nga ana tjetër, në punë, priten propozime të…

Read More

Ish-velina Kejvina Kthella ka publikuar ditën e sotme në profilin e saj në Instagram një video prekëse. Në video shfaqen dy veta teksa kanë rrahur për vdekje një të ri afrikan vetëm 23 vjeç, lajm që bëri bujë në Itali. Kejvina ka ndarë videon e mbi të ka shkruar shumë e indinjuar por edhe zemërthyer në të njëjtën kohë: “Nuk kam fjale! Turp,turp, turp”. Kejvina është e ndjeshme ndaj fenomeneve dhe shpesh ndan në profilin e saj opinione mbi ngjarje që ndodhin në aktualite.

Read More

Ministria e Arsimit bën me dije se viti shkollor 2021-2022 do të fillojë në datën 13 shtator dhe do të mbarojë më 8 qershor. Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor. Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator. Ky vit shkollorë ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.

Read More

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, është nderuar nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, me një titull të rëndësishëm. Bucci i ka dorëzuar Mulës Titullin e Nderit “Urdhëri i Yllit të Italisë” në gradën Oficer. Ky Titull është dorëzuar me motivacionin: “Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës.” Së bashku me Mulën të pranishëm në ceremoni ishin edhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, dhe…

Read More

Studiuesi Agron Tufa deklaron se Spartak Braho ka ndërruar emrin e tij. Ai ka publikuar në “Facebook”-un e tij një dokument, krahas së cilës tregon se në fëmijëri Braho ka mbajtur emrin Zylyftar. Sipas Tufës, Braho ka deklaruar ndryshimin e emrit në vitin 1968, nga Zylyftar në Spartak. “SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por…

Read More

Policia nuk mund të kërkonte prova më të mira sesa një rrëfim i vetë trafikantëve i regjistruar në kamera. Një bandë në Britani u dënua me gjithsej 40 vjet burg për dërgimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe heroine në Derby nga Nottinghami vitin e kaluar. Grupi kishte rekrutuar për lëvizjet e tij shoferin e taksisë Shahid Iqbal, 41 vjeç, i cili kishte harruar të fikte kamerën e mjetit teksa anëtaret e bandës mburreshin për paratë që kishin fituar nga trafiku i drogës. Në njërin prej filmimeve shihej dhe vetë Iqbal duke i shpjeguar djemve të rinj se çfarë…

Read More

Emisioni Uniko ka publikuar për herë të parë fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos. Në këto foto, që janë fiksuar nga “Google Maps”, duket 22-vjeçarja Sonila Cani në një prej kryqëzimeve rrugore në Torino të Italisë. Fotot i përkasin Shtatorit të vitit 2020, kohë kur 22-vjeçarja ndodhej në Itali dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe prindërit e vajzës, Sose dhe Dashnor Nazo, të cilët ishin të ftuar në studion e emisionit Uniko. Për herë të parë, ata panë dhe mësuan të vërtetën e hidhur për jetën e dyfishtë të Kreshnik dhe Sonila…

Read More

Mirjan Dedja Asllani, i shoqëruar disa herë në polici për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Everest Cakës në Elbasan, i bën thirrje policisë të zbardhë ngjarjen, pasi duke e akuzuar padrejtësisht sikurse pretendon, po i shkatërrohet jeta atij dhe te familjes, dhe po futet në konflikt me familjen e viktimës. Ai pranon se kishte miqësi me viktimën, porse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Mirjan Dedja shprehet se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk gjen drejtësi. Mes të tjerash, ai rrëfen edhe detaje mbi ekzekutimin në Molembek të Belgjikës të Arjan Spahiut, djali i tezes së…

Read More