Genaro Gattuso është zyrtarisht trajneri më i ri i Fiorentinës. Nuk ka vonuar as dy ditë dhe tashmë italiani do të jetë me një projekt të ri në krye të ekipit nga Firenze. Vetëm dy ditë më parë Gattuso përjetoi një dramë të madhe në karrierë pasi kishte mundësinë e artë për të kualifikuar Napolin në Champions League, por barazimi me Hellas Veronën solli shkarkimin e tij me një status në Twitter nga Presidenti Di Laurentis. Edhe Fiorentina si për ironi të fatit ka vendosur që ta bëjë publike njoftimin këtë me një status në twitter.
Author: tirana
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë në garë. Basha thotë se diçka e tillë ësthë e pavërtetë dhe janë thjesht thashetheme për të krijuar konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në garë. ANËTARI I PD: Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozocione në parti, është e vërtetë kjo? BASHA: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht…
KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 9. Do të rinumërohen votat në 108 kuti votimi. “Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të. E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumenta për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në…
Kufiri Greqi-Shqipëri do të vijojë të jetë i mbyllur deri më 31 maj. Për të disatën herë autoritetet greke kanë vendosur edhe kësaj radhe të shtyjnë masat kufizuese për Shqipërinë. Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur këto ditë është hapja e pikës kufitare të Kapshticës me orar të kufizuar ku lejohet hyrja në Greqi vetëm e punëtorëve sezonalë. Ndërkohë e hapur me numër të limituar udhëtarësh ngelet vetëm Kakavija, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në qershor me këto masa kufizuese. NJOFTIMI NGA AMBASADA E GREQISË Njoftim Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që…
Sa i përket shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Mentor Nazarko e konsideron fyese dhe tendencioze të akuzohet SHBA se u shpall vendimi menjëherë pas zgjedhjeve për të mbuluar masakrën elektorale dhe goditur opozitën. Sipas Nazarkos, po shihet vendimi ndaj Berishës si mbështetje e SHBA ndaj Ramën, por nuk është e tillë, pasi duhet marrë në konsideratë çfarë do të ndodhte nëse vendimi publikohej para zgjedhjeve. Pjesë nga intervista MENTOR NAZARKO: Koha punon për Ramën, të paktën në këtë periudhë të parë. Rëndësia e kohës, ndërsa ngjarjet bëhen në kohë e hapësirë. Dikush për shembull, ishte gabim i…
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim personifikim i fjalës sukses, e cila po shënon rritje të jashtëzakonshme në botën e muzikës. Arritjet e saj të mëdha i kanë sjellë të ardhura të majme, duke e bërë kështu një ndër artistët e rinj më të pasur. Sipas mediave të huaja, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milionë paund, apo 41.8 milionë euro. Së fundmi, këngëtarja i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit. Por këto postime të saj që në thelb…
Marrëdhënia e Sara Malaj dhe Atdhe Xharavinës ka qenë në pikëpyetje kohët e fundit, pasi dyshja tha se nuk ishin çift por thjesht ishin në fazën e njohjes, megjithëse në postimet e fundit në rrjete sociale shfaqeshin vetëm krahë njëri-tjetrit. Duket se çdo gjë është qartësuar mes ish-konkurrentëve. Ka qenë gjesti i fundit i Atdheut ndaj Sarës që i ka thënë të gjitha. Në festën e djeshme të “Për’puthen”, Atdheu ka surprizuar bukuroshen bionde para të gjithëve. Ai i ka dhuruar Sarës një buqetë shumë të madhe me trëndafila të kuq ku në fund shkruhej emri i saj. Ka qenë…
Britania e Madhe ka rivendosur në heshtje bllokimet lokale në tetë zona të Anglisë, ku është përhapur i ashtuquajturi variant indian i COVID-19. Të Premten, qeveria britanike përditësoi udhëzimet e saj, duke thënë se personat, të cilët jetojnë në qytetet e Bedford, Blackburn, Darwen, Burnley, zonat e Kirklees, North Tyneside dhe Hounslow të Londrës, si edhe qyteti i Leicester, tani duhet të ruajnë distancimin social me personat me të cilët nuk jetojnë, të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin udhëtimet brenda dhe jashtë këtyre zonave. Të gjithë të tjerët në Angli mund të përqafojnë miqtë e ngushtë dhe anëtarët e…
Hetuesit grekë kanë arritur të zbulojnë shenja gishtash në trupin e pajetë të 20-vjeçares, Caroline Crouch. Mediat greke bëjnë me dije se shefi i hetimit Stavros Balaskas, konfirmoi se “ADN-ja jetime” duhet të identifikohet. “Ky proces do të marrë kohë, pasi ne nuk i kemi ADN-të e të gjithë kriminelëve në vend. Ndonjëherë na duhet edhe fat. Ne prisnim që çështja të ishte më e lehtë, por do t’ja dalim sepse kemi zgjidhur më të vështira,”-shtoi ai. Nga vetëm dy gjurmë gishtash të gjetura në trupin e Carolinës dhe në skenën e krimit, një prej tyre është këmbësh. Ngjarja e…
E keni menduar ndonjëherë se si mund të jetë një picë e pjekur në llavën e një vullkani? Kuzhinieri David Garcia, mendoi të krijonte një përvojë të re duke pjekur picën nga lava e vullkanit Pacaya në Guatemala, që filloi të shpërthente në muajin shkurt. Sipas medias së huaj, Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala dhe gjendet në jug, rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City. Vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet përpara një shpërthimi të madh në vitin 1961. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta si dhe aktivitet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dibër, aty ku ka mbetur i plagosur një i mitur. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë. 53-vjeçari i cili po drejtonte makinën, përplasi fëmijën i mitur i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. NJOFTIMI: Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet…
Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë. Të dhënat e OBSH-së dhe ILO-s tregojnë se, Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europiane. Përveç Shqipërisë shihet se, edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë vdekshmëri të lartë për shkak…