KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 9. Do të rinumërohen votat në 108 kuti votimi.
“Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të. E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumenta për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në bazë të gjetjeve të LSI-së nëpër VNV e kamerave në 300 QV. Numëruesit me qëllim apo jo vinin dorën tek subjekti dhe shpesh herë nuk e mbanin fletën e votimit ashtu siç parashikohet në manualin përkatës. Nga kjo tabelë më konkretisht PS ka 204 vota më tepër, ndërsa LSI 136 vota dizavantazh. Është element shtesë që e përdorim për besueshmërinë e kërkesës tonë ankimore”, tha Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI.
