Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Një vit nga vdekja e George Floyd, Biden pret në Shtëpinë e Bardhë familjen e tij

17:00 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
George Floyd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte 25 maj 2020 dhe amerikanët po festonin festën e Ditës Përkujtimore që tradicionalisht shënon fillimin e verës.

Në Minneapolis, Minesota, George Floyd u arrestua jashtë një dyqani nën dyshimin se kishte kaluar një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh.

Sipas BBC, pas një beteje të shkurtër me oficerët e shkaktuar nga refuzimi i tij për të hyrë në një makinë policie, Floyd u mbajt nën peshën e tre policëve për më shumë se nëntë minuta ndërsa një oficer tjetër parandaloi ndërhyrjen e dëshmitarëve.

Floyd u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur një orë më vonë.

Derek Chauvin, oficeri i policisë i cili u gjunjëzua në qafën e Floyd, u dënua për vrasje në 20 Prill 2021 pas një gjykimi që u transmetua drejtpërdrejt. Tre oficerët e tjerë të përfshirë në arrestim do të gjykohen në mars 2022.

Familja e George Floyd do të bashkohet me presidentin amerikan, Joe Biden për një takim privat sot në Shtëpinë e Bardhë. Takimi do të jetë i mbyllur për mediat, në mënyrë që të lehtësojë një “bisedë të vërtetë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo shtoi se vajza e Floyd, Gianna, nëna e saj Roxie Washington, motra e Floyd, tre vëllezërit dhe nipi i tij do të jenë të pranishëm. Takimi vjen ndërsa Biden kishte caktuar përvjetorin e parë të vdekjes së Floyd si një afat jozyrtar për miratimin e projekt-ligjit, i cili përfshin një numër reformash policore.

Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë mbushën rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij duke sfiduar edhe pandeminë e koronavirusit.

George Floyd Shtëpinë e Bardhë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.