Kanioni i Holtës në Gramsh, mbeten një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj. Holta është një zonë turistike që vizitohen në të gjitha stinët e vitit, por kryesisht në pranverë, verë dhe vjeshtë. Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të paharrueshëm ofron pamje magjepse me lartësi malesh, thellësi kanionesh, bimësi dhe lule të shumëllojshme por mbi të gjitha ujërat e freskëta që burojnë nga malet. Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike, që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive. Veç…
Author: tirana
Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Sokol Cikalleshi dhe aktori Bes Kallaku janë miq të mirë me njeri-tjetrin. Besi dhe Sokoli kanë kaluar disa ditë pushimesh me familjet respektive dhe Xhensila Myrtezaj nuk ka nguruar të postojë në Instastory një video ku dy miqtë zihen se kush do ta paguajë faturen në restorant. “Ai momenti i shqiptarëve se kush paguan”- shkruan këngëtarja e njohur, bashkëshortja e Bes Kallakut. Madje në video ajo degjohet të thotë:” “Obobo, o Besii…o Besiii…o zot i madh! Nata e satë është që këta zihen?”.- Me siguri kushdo që i ka parë videot ka qeshur me…
Një nënë 27-vjeç ka lindur një djalë mjaft të rëndë sa u deshën dy njerëz për ta mbajtur, pavarësisht se ajo nuk kishte aspak oreks gjatë shtatzënisë. Amy Smit, solli në jetë foshnjën quajtur Zagrys përmes operacionit cezarian në 25 Maj në Cheddington, Bucks të Anglisë. Foshnja peshonte rreth 6 kg dhe ishte shumë i gjatë dhe i gjerë dhe mezi e ka zënë peshorja. “Ai ishte aq i madh sa u deshën dy njerëz për ta nxjerrë jashtë barkut tim, dëgjova njërën prej stafit mjekësor ku thoshte kam nevojë për ndihmë sepse është shumë i madh. Kur ata e…
Ekspertët kanë përpunuar shifrat e biologjisë, duke thënë së fundmi se një ditë njeriu do të jetojë deri në një maksimum prej 150 vjetësh. Aktualisht njeriu më i vjetër në botë është gruaja franceze Jeanne Calment, që jetoi deri në 122 vjeçe. Në Evropën Perëndimore pritshmëria mesatare aktuale e jetëgjatësisë është 80 vjeç, por ekspertët kanë krijuar një aplikacion me inteligjencë artificiale, që sugjeron se një ditë njerëzit do të jetojnë shumë më tepër se kaq. Studiuesit nga Gero, një kompani bio-teknologjie nga Singapori, si dhe ata të qendrës së kancerit Roswell në New York, thonë se kjo i ka…
Armando Duka ka uruar sot përmes një statusi në rrjetet sociale ekipin e Teutës për fitimin e titullit kampion. Edhe pse FSHF kishte organizuar tre ceremoni për titullin kampion, Armando Duka u shfaq që në fillim në “Niko Dovana” duke shuar çdo surprizë se titulli mund të fitohej nga ndonjë skuadër tjetër. Duka i cili akuzohet se vendosi se cili do ishte fituesi në këtë edicion ka ngjallur një revoltë tek të gjithë sportdashësit shqiptar. Në statusin e tij ka pasur pafund komente negative në drejtim të tij, duke e akuzuar për menyrën e shëmtuar të organizimit të garës. Mjafton…
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare. Sipas tij Berisha nuk është çuar para drejtësi për ndonjë akuzë për çështje korruptive. “Gjatë 4 viteve të para të qeverisjes 2005-2009 Berisha pati një qeverisje të shkëlqyer, 4 vitet e dyta kishin probleme me aferat korruptive por që nuk krahasohet me këto të tanishmet. Berisha nuk ka guxim asnjë pulë të vrasë”, tha Starova. Ndërkohë që deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petrot Koçi, tha se ka…
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku si pasojë një person raportohet se ka përfunduar me fraktura në krah, ndërsa një tjetër është lënduar lehtë. Për të ndarë sherrin është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”.
Analisti Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se e priste vendimin non grata të SHBA për Sali Berishën. Ngjela thotë se kjo është rruga që do të ecet tashmë, nëpërmjet denoncimeve drejt krimit dhe më pas në gjykimin e tyre. Ai thotë se ka të dhëna që provat tashmë kanë ardhur nga SHBA në Shqipëri, dhe nëse kjo është e vërtetë atëhere duhet të nisë procesi penal ndaj berishës. Për më tepër ai thotë se avokati i Berishës nuk e ka vënë ‘’ujin në zjarr’’, dhe se duhet parë nëse Gjykata…
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme për një vizitë 2-ditore, ku do të diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Roth do të takohet nesër me Kryeministrin Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30. Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për…
Tetë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë në San Jose, California. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur edhe autori i ngjarjes që në fund qëlloi edhe veten. Personi që hapi zjarr u identifikua si Samuel Cassidy, punonjës i Autoritetit të Transportit në Santa Clara Valley. Disa prej viktimave si dhe personi që hapi zjarr thuhet se ishin punonjës të Santa Clara Valley Transportation Authority. Ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 me kohën lokale, një qendër kontrolli tranziti që ruante trena, pikërisht në vendin pranë departamentit të sherifit.
Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit. “Para derës së madhe patëm shtruar një çimento atje dhe një ditë më thotë gruaja që ka ardhur filani duke bërtitur se pse e keni bërë këtë çimento këtu. I thashë që do merrem vesh me të. Duke fjetur gjumë në…
Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve ku pritet të ketë lirim të masave të Covid-19. Sot në “Open” kreu i Urgjencës Kombëtare, një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se mendimi i tij ishte që të hiqej maska në ambiente të hapura. Ai gjithashtu tha se edhe ora policore do të zgjatet, por nuk mund të hiqet krejtësisht. Brataj: Pandemia po mbaron, por nuk varet vetëm nga Shqipëria. Përfundim nuk mund të them, por përmirësim po. Masat do të hapen, por fatkeqësisht njerëzit pasi janë lodhur nga masat do fillojnë të neglizhojnë shumë gjëra. Nuk e kemi…