Author: tirana

Pas ngjarjes së rëndë ku një 15-vjeçare u përdhunua nga i dashuri i saj dhe katër persona të tjerë, sot në “Sheshin Skëndërbej” qytetarë dhe aktivistë kanë marshuar në shenjë proteste ndaj abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Mirëpo vëmendjen në këtë protestë e ka tërhequr një grua, e cila në shenjë protestë është shfaqur tërësisht nudo. Gruaja në shenjë revolte kundër përdhunimit të vajzave dhe grave është shfaur nudo, teksa në dorë mbante një pankartë.

Read More

Edhe pse kanceri i gjirit është lloji më i përhapur i kancerit në rang botëror, femrat aziatike kanë 5 herë më pak gjasa të preken nga kanceri i gjirit, sesa femrat e Amerikës së Veriut. Përse ndodh kjo? Një nga arsyet është konsumimi i çajit jeshil, elementi bazë në shumicën e dietave aziatike. Çaji jeshil lidhet me uljen me 30 për qind të rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit. Një arsye tjetër e fortë është konsumimi i sojës, e cila, nëse përdoret vazhdimisht gjatë fëmijërisë, më vonë, mund të ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Nëse femrat…

Read More

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është lënë sot në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u vu në pranga teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Shërbimet e policisë e dërguan në komisarit 62-vjeçarin e famshëm në Tiranë pasi në gjendje të dehur, u përplas me automjetin e tij, fatmirësisht pa dëme të mëdha. Edhe para 2 vitesh Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë.

Read More

Qytetarët nisën marshimin e tyre në Tiranë kundër përdhunimit. “Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit. Me daulle e thirrje marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës. Ata janë nisur nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt drejtorisë së policisë së Tiranës.

Read More

Policia ka zgjidhur misterin e asaj që më herët u raportua si vrasje në Elbasan dhe tashmë çështja ka marrë një tjetër udhë, pas ekspertizave mjeko ligjore të kryera. Viktima, i identifikuar si Ramadan Kupi, 67-vjeç, ka kryer vetëvrasje. Ai jetonte i vetëm në banesë, ndërsa grupi hetimor brenda ka gjetur një njollë të madhe gjaku, dhe ilaçe tek koka e krevatit. Dyshohet se pasi ka prerë damarët viktima është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku dhe ai banonte. Raportohet se viktima të ketë qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe sipas ekspertizës mjeko ligjore mësohet se…

Read More

Të gjithë thërrasin me krenari emrin e Gjon Muharremaj, djaloshi shqiptar që përfaqësoi Zvicrën dhe arriti të sigurojë vendin e tretë në “Eurovision” Dëshira e Gjon ka qenë të përfaqësojë vendin e tij të lindjes, mirëpo kjo dëshirë i është refuzuar nga Shqipëria të cilët në momentin e fundit vendosën që ta lenë jashtë gare në Festivalin e Këngës. Gjatë një intervistë të dhënë më herët Gjon ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi sipas tyre ishin plotësuar vendet. “Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë…

Read More

“Defender Europe 21” ditën e sotme ka zbarkuar në Tiranë, ku pati surpriza në tokë dhe në ajër në sheshin “Nënë Tereza”. Ky event bëri bashkë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim. Por ajo që nuk u pa me nisjen e stërvitjes ushtarake është përshëndetja e Metës me ambasadoren Kim. Edhe pse ka pasur përplasje mes tyre para zgjedhjeve të 25 prillit, ditën e sotme nuk ka munguar përshëndetja e palëve. Para nisjes së stërvitjes ushtareke Meta dhe Kim janë përshëndetur dhe i kanë dhënë duart njëri-tjetrit, të buzëqeshur.

Read More

Fatbardh Kadilli një nga pretendentët për kreun e PD në një deklaratë për mediat në oborrin e Selisë së Partisë Demokratike bëri disa kërkesa. Kërkesë Kryesisë së PD Duke qenë i qartë për gjëndjen ku ndodhet Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës; Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre; Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale; Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e…

Read More

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat në qershor dhe nuk ka arsye për vonesa. ‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian, një mesazh fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve, njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria…

Read More

ëngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar pasi u rendit e 21 në Eurovizion. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja u bën të ditur fansave se nuk është mërzitur, duke nënvizuar se është ndjesia më e bukur që ka përjetuar në karrierën e saj. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit që kanë shpenzuar para për ta votuar. Më tej këngëtarja shkruan se ka marrë shumë mesazhe të cilët i kanë thënë se e gjithë gjëja është çështje politike, shton se për këtë gjë nuk është mërzitur fare. ‘Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni…

Read More

Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë është grabitur ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Mbrëmjen e djeshme ata janë futur në Kishë, duke thyer drynin e arkës së qirinjve e më pas kanë bërë të tyre shumën prej 2000 lekësh të reja. “Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.Gjithashtu, në…

Read More

Nga David Brooks, The New York Times Çfarë ndodhi me Joe Biden? Shumë njerëz menduan se ai ishte një i majtë i moderuar, por tani ai po promovon paketa të mëdha ligjore,që po i bëjnë të ndihen të lumtur shumë të majtë progresistë. E pyeta për këtë gjë kur bisedova me të në telefon këtë javë. Përgjigja duket të jetë e komplikuar. Vlerat që e kanë motivuar atë, kanë qenë plotësisht të qëndrueshme gjatë dekadave, dhe politikat që ai po propozon tani janë të ngjashme me ato për të cilat ka qenë kampion për dekada me radhë. Këtë herë shkalla është…

Read More