Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot në orën 10:00 ku do të shqyrtojë kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim për qarkun e Durrësit. PD-LSI kanë kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit. Kujtojmë se KAS më herët ka shqyrtuar ankimimet për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. Avokati i PD Marash Logu foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit. “Zoti Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vaqarr të Tiranës, për të inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama shkruan se një lagje e re po ndërtohet nga e para. “Vaqarr, Tiranë -Aty ku një tjetër lagje e re, ndërtuar nga e para për familjet e prekura nga tërmeti, me objekte arsimore, qendër komunitare dhe hapësira të dedikuar për aktivitete sociale dhe rekreative, po merr formën e vet të bukur ***mirënjohje për Arbërin e palodhur, fondacionin #FundjavëNdryshe dhe të gjithë ata, që bashkë me ne vijonë çdo ditë punën,…
Ashtu siç ishte paralajmëruar LSI ka ankimuar në Kolegjin zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrës, ndërsa të njëjtën gjë pritet që ta bëjë edhe PD.
Një i ri në kryeqytet që menaxhon biznesin e të atit, nuk është nxehur nga dëmi ekonomik që iu shkaktua nga një klient, por nga kuraja e klientit për ta mashtruar dhe për ta tallur. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta bëjë një kauzë për policinë duke u kërkuar atyre ta gjejnë qytetarin, i cili fjeti disa net në hotelin e tij dhe më pas ia mbathi. “Quhem E. N. dhe jam i punësuar si recepsionist në hotelin e babait që ia menaxhoj unë”, e nis rrëfimin e tij pranë komisariatit numër një djali i moshës 29 vjeç. “Në…
Pas zyrtarizmit të emrit të ri, Bashkia e Dimalit organizon konkursin për dizenjimin e Emblemës dhe Logos së re të qytetit, si dhe përgatitjen e një “brand book” për promovimin e vlerave arkeologjike dhe kulturore të zonës.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj deklaron se logoja që do të përzgjidhet nga një juri profesioniste, në përbërjen e së cilës janë artistë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, do të përdoret për promovimin e qytetit, si dhe në të gjitha shkresat zyrtare të Bashkisë së Dimalit.Të gjithë të interesuarit kanë afat të dërgojnë propozimet e tyre nga…
Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Bathore. Siç shihet edhe nga video, një qyter del nga makina dhe mendon se e kishte siguruar atë. Ai i hyn i pashqetësuar në një dyqan, ndërsa makina pas tij merr rrugën. Kur ai del dhe e sheh, vrapon por nuk arrin ta kapë. Makina përfunon në kanal.
Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 60 mijë vaksina kineze të kompanisë Sinovac. Dozat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj. Manastirliu u shpreh se këto vaksina do të përdoren për ata që kanë marrë më herët dozën e parë. “60 mijë doza vaksina Sinovac, janë pjesë e kontratës së dytë. Do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë, në shqipëri së bashku me këto janë më shumë 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. deri dje është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.…
Juventus rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë nuk kanë më asgjë në këmbët e tyre dhe presin vetëm një gabim nga Napoli apo Milani. Në këtë formë, me ekipin që do të luante në Europa League sezonin e ardhshëm, do të kishte shumë ndryshime. I pari në listën e lojtarëve që nuk do ta pranonte këtë fat do të ishte Kristiano Ronaldo. Madje, Juventus edhe pse ka një tjetër vit me portugezin, nuk do t’i hapte probleme për t’u larguar. Kjo jo prej ndonjë klauzole në kontratë, por për shkak të një marrëveshje…
Ibsen Elezi, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe vëmendje nga qendra duke nisur që me hapësirën kohore në dispozicion të kandidatëve duke e cilësuar kohe të shkurtër dhe të pamjaftueshne për fushatë. Elezi komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt duke e vlerësuar si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij Shehaj nuk ka një kostum politik për të kërkuar kreun e PD. “Nuk kam dëshire të flas drejtëperdrejt sepse ai është kandidat. Unë mund të merrem me pikëpamjet e tij më shumë sepse në rastin…
Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak pas mesdite në autostradën Tiranë-Durrës. Abcnews.al mëson se një automjet është përfshirë në aksident në hyrje të kryeqytetit. Siç shihet nga pamjet makina ka përfunduar mbi trafikndarëse. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt vendit tonë. Policia bën me dije se mes të ekstraduarve është edhe një grua e quajtur Dh. Katreli e dënuar me 10vite burg për mashtrim. 1-Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 2-U ekstradua nga Londra shtetasi A. Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar…
Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit. Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda. Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe…