Author: tirana

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar për gazetën “SOT”, pas përgjigjes së ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaroi se nuk është i përfshirë në afera korruptive. Të mërkurën Uashingtoni shpalli “non grata” ish-kryeministrin, me pretendimin se ai ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, familjen dhe aleatët. Berisha si dje ashtu dhe pardje i mohoi akuzat. Gazeta iu drejtua me një e-mail një prej zëdhënësve të DASH duke i drejtuar këtë pyetje: “Z. Berisha, në një reagim në Facebook mohoi pretendimet e Departamentit të Shtetit se ai është i përfshirë në korrupsion. A keni ju prova që ish-kryeministri është i përfshirë…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, në Berat. Personi i plagosur me pistoletë mbrapa lokal “Kështjella”, quhet Iliaz Ismailaj, nip i pronarit të lokalit dhe sapo ishte kthyer nga Anglia. Autori e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, 33 vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Duke marrë parasysh që në 12 muajt e fundit ose më shumë nuk kemi mundur të udhëtojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, është normale që të kemi dëshirë për pushime. Por ka disa vështirësi në zgjedhjen e destinacionit të udhëtimit në mënyrë që të jetë argëtues dhe i sigurt, relaksues dhe stimulues. Cilido qoftë pushimi që dëshironi, zgjedhja e një destinacioni udhëtimi në epokën Covid është edhe më e ndërlikuar. Sepse përveç pyetjeve të zakonshme, shtohen edhe të tjera në lidhje me sigurinë, rregullat e vendit të destinacionit dhe mjetet që do të përdorim për t’i arritur dhe vizituar…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar , i cili akuzohet për shpërndarje lëndësh narkotike dhe për plagosjen e një efektivi polici. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga policia italiane, por kur ka kuptuar që do të kontrollohej, ai ka tentuar të largohet me vrap. Në ikje e sipër shqiptari plagosi dhe një nga karabinierët, pasi e qëlloi me gushte atë. Ai u arrit të kapej dhe u çua në paraburgim. Pas arrestimit, policia italiane ushtroi kontroll në banesën e shqiptarit ku gjeti dhe 100 gramë marihuana, 40 gramë kokainë, e ndarë në 16 copa të vogla, gati për…

Read More

Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik. “DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk…

Read More

Valentina Leskaj ka gati tre vjet që e ka lënë politikën, por në muajt e fundit është rikthyer me librin “Politika si Ide”. Valentina Leskaj kujton se ishte duke shkuar në një konferencë në Paris, si e thirrur nga shoqeria civile kur një telefonatë e ish-kryeministrit të kohës Fatos Nano, e detyron të kthehet në Shqipëri, dhe të pranojë detyrën që iu propozua si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale. Vali, kujton në libër, se menjëherë u konsultua me bashkëshortin Astritin, dhe me dy djemtë, Arianin e Besnikun. Por nuk mbetën pas dhe mikeshat e saj, Kozara Kati, Diana Culi…

Read More

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, janë duke vazhduar me një intensitet të shpejtë. “Ata donin ta vrisnin Karolinën, sepse ajo nuk pushoi së bërtituri dhe rezistoi. Ata janë kriminelë mizorë. Kjo është e sigurt” tha një nga pjesëtarët e grupit hetimor të çështjes. “Nuk është e mundur të shkaktohet një vdekje, mbytje nga pakujdesia” vijoi më tej ai. Vdekja e nënës së re erdhi nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, pra mbytja. Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor që kreu një autopsinë, mediat greke shkruajnë se në trupin e vajzës fatkeqe, vrasësi i mbylli…

Read More

Ushtria amerikane ka një rrjet të gjerë ushtarësh, civilësh dhe kontraktorësh që përdor për misione klandestine si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ka pohuar Newsweek, duke shtuar se rrjeti në fjalë manipulon gjithashtu mediat sociale. Pas një hetimi dy-vjeçar, media njoftoi se ushtria e fshehtë përbëhet nga rreth 60,000 njerëz, shumë prej të cilëve përdorin identitete të rreme për të kryer detyrat e tyre. Agjentët e Pentagonit veprojnë në jetën reale dhe në internet, me disa madje të ngulitur në biznese private dhe kompani të njohura. Programi masiv, thuhet se është 10 herë më i madh se shërbimi klandestin i CIA-s,…

Read More

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrotjes…

Read More

Eloina Feliciano, iu lut nënës së saj kur ishte 14 vjeçe që të mos e martonin përmes shitjes. Një traditë e vjetër në komunitetin e tyre indigjen në Meksikën e Jugut. “Nuk dua të shitem”, i tha ajo nënës së saj. “Ne nuk jemi kafshë. Kafshët janë ato që shiten”, shtoi Feliciano, tani 23 vjeç, e cila jeton në komunën e Metlatonoc, në një nga zonat më të varfra të Meksikës. Pagesat e kërkuara nga prindërit e nuseve variojnë nga 2,000 deri në 18,000 dollarë, thanë banorët për AFP. “Familja e tyre e re i skllavëron me detyra shtëpiake dhe…

Read More