Shqipëria renditet e katërta në botë për nivelin e vdekjeve reale nga Covid-19 në raport me popullsinë, pas Azerbajxhanit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Bullgarisë. Të dhënat janë publikuar nga “Health Data”, një institut amerikan për vlerësimin e shëndetit. Sipas raportit, Shqipëria kishte në total 529 vdekje për 100 mijë banorë, për periudhën mars 2020 deri në maj 2021, duke u renditur e katërta ndër 20 vendet me vdekjet reale më të larta nga Covid-19. Pas Shqipërisë renditet Meksika (478 vdekje për 100 mijë banorë), e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (482), Bjellorusia (472), Rumania (465), Kazakistani (459), Peruja (447). Sipas raportit, Shqipëria…
Author: tirana
Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Financave, Anila Denaj. Sipas saj, Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë, me një pozicion fiskal më të fortë, falë përmirësimeve në vitet e fundit. Po ashtu ajo theksoi se perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme. “Agjencia parashikon se vazhdimësia e politikave, në mbështetje të reformave të nisura, do të jetë shtysa e procesit të integrimit në BE🇪🇺.”, -shkruan Denaj. NJOFTIMI Reformat e ndërmarra si dhe masat mbështetëse ndaj qytetarëve dhe biznesit nga Qeveria, bënë që ekonomia…
Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se është zbardhur e gjithë ngjarja. Identifikohen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë. Njoftimi i plotë i policisë së Beratit: Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor…
Zbardhen të dhënat e pasurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Departamenti Amerikan i Shtetit, në përcaktimin e tij për ta shpallur “non grata” shprehet se ai përdori pushtetin për të pasuruar veten, për të pasuruar fëmijët dhe aleatët e tij politikë. Berisha e mohon një gjë të tillë. Në një intervistë televizive ai tha të enjten se ka vetëm një apartament, ndërsa sa i takon pasurisë së fëmijëve deklaroi se vajza e tij gati 1 milion euro i ka përfituar nga pagat në UNMIK. Gazeta po publikon të dhënat e ILDKP për periudhën kur Berisha ishte në qeveri, për të bërë…
Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë. Krimi ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës. Viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona, raporton BW. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 27°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do…
Digjet gjatë natës makina në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në zonën e njohur si ish-fusha e Druve në qytetin bregdetar. Nuk dihen deri më tani shkaqet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton.
Delon Troqe mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pasi një breshëri plumbash u qëlluan ndaj tij përpara servisit. Vetëm 22 orë më parë, viktima shëtiste me jaht, ndërkohë para disa muajsh festonte 15-vjetorin e njohjes me të shoqen.
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ishte e ftuar në “Zonë e lirë”. Arian Çani e pyeti Sonin për mendimin e saj mbi shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, meqë e ka dhe patriot. “Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha. Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha. Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që t’i ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam…
Delon Troqe, 35 vjeç, është vrarë me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në Vlorë. Viktima kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Ai ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg, edhe në moshën e adoleshencës. Troqe ka pasur një servis skafesh në Vlorë, madje dhe në vendin ku u vra kishte një servis. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës. Policia ka shkuar menjeherë në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli, dhe ka rrethuar zonën, si dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë djeni për ngjarjen, njëkohësisht po…
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, shprehet se “nëse Sali Berisha largohet nga PD-ja, patjetër largohet edhe Basha”. Sipas tij, ish-kryeministri, i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet nëse e fiton betejën e tij. “Individët janë për të dhënë kontributin e tyre në parti dhe në shoqëri. Sali Berisha ndodhet përballë një situate të rëndë, pasi akuzohet nga Departamenti i Shtetit. Ka të drejtën e mbrojtjes si kushdo. Por, në të njëjtën kohë patjetër duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet me dinjitet pas fitores…
Për të ecur përpara në jetë, duhet të vendosni qëllime. Por nga frika se mos jeni mjaftueshëm të mirë bën që të ndiheni inferiorë. Ndonjëherë kjo frikë shndërrohet në një kompleks. Prandaj është e rëndësishme t’i njihni shenjat e kompleksit të inferioritetit në mënyrë që të filloni ta luftoni atë. Izolimi social Njerëzit me kompleks të tepruar të inferioritetit përpiqen të qëndrojnë larg ndërveprimeve shoqërore. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë, ata nuk ndihen të sigurt për t’u shoqëruar. Frika për të mos qenë mjaftueshëm i mirë është aq e fortë sa vazhdojnë të izolojnë veten nga të tjerët.…