Këngëtarja e njohur Soni Malaj ishte e ftuar në “Zonë e lirë”. Arian Çani e pyeti Sonin për mendimin e saj mbi shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, meqë e ka dhe patriot.
“Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha. Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha. Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që t’i ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”, u shpreh Soni Malaj.
