Author: tirana

Videoja që po shikoni tregon momentin kur dy kamarierët e një lokali dhunojnë me grushte një emigrant maroken, Elmedi Nouak, 27 vjeç. Pamjet e publikuara nga Panorama, tregojnë momentin kur kamarierët me tabaka në duar, ndalojnë emigrantin në derën e loaklit. Pas disa sekondash bisedë, ata nisin ta qëllojnnë me grushte në kokë e në bark atë, duke e lënë të shtrirë. Rreth tyre mblidhen edhe persona të tjerë e më pas nuk tregohet qartë se çfarë ndodh me marokenin. 

Read More

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese tashmë është funksionale. Ajo thotë se që prej 5 muajsh janë shqyrtuar 100 çështje dhe janë lëshuar 25 vendime, ndërkohë që çështjet e nxehta po afrojnë. SHBA thotë Kim është dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të Shqipërisë. “Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 ëështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë komplet funksional”, shprehet Kim.…

Read More

Si gjestin më të bukur të dashurisë për të voglën e tij që i ka ndryshuar jetën, Ledri Vula gdhendi tatuazh në lëkurë emrin e Poem Blu. Reperi ndau në llogarinë e tij në Instagram foto e video të tatuazhit, shoqëruar me një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu. Kështu, Poem e “shkroi” vetë Blu-në në lëkurën e babit, pas emrit Poem. Fansa të tatuazheve ose jo, të gjithë e kanë pëlqyer këtë ‘vepër’ të Ledrit, që do ta mbajë përjetë në trupin e tij. View this post on Instagram A post shared by…

Read More

Djali i Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, Sajmojen Taullau është shoqëruar në policinë e Durrësit bashkë me djalin e xhaxhait të tij. OraNews raporton se Sajmojen Taullau është shoqëruar në polici bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Taullau. Të dy dyshohet të jenë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende informacione zyrtare në lidhje me këtë shoqërim, apo për procedurat që do të ndiqen më vonë me dy kushërinjtë Taullau. Për momentin Saimir Taullau ndodhet në Zvicër, aty ku u ekstradua nga Maqedonia e Veriut pasi…

Read More

Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit, por edhe fytyrat që kanë quka në fytyrë. Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit. Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët. Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe: Fillimi i menopauzës,…

Read More

Me thirrjet ‘ti nuk je vetëm’ apo ‘përdhunimi është krim’, dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona. Ngjarja e rëndë bëri bashkë shumë persona, të cilët akuzojnë shtetin që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore. I pranishën në këtë protestë ishte edhe Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit. Ai tha se i është bashkuar kësaj kauze të rëndësishme për të hapur një perspektivë ndryshe ndaj grave dhe vajzave. Ipeshkvi…

Read More

Ballkani kthehet edhe njëherë në kryefjalë e gjeopolitikës. Prej disa javësh në Shqipëri kanë zbarkuar mijëra trupa dhe armatime, artileri e rëndë amerikane në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-s, “Defender Europë 21” teksa ushtrimet janë përqendruar në 7 baza edhe në Shqipëri. Ashtu sikur pritej, Rusia nuk ka qëndruar indiferente duke bërë lëvizjen e saj. Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale që do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”. “Duke demonstruar aftësi të larta luftarake dhe profesionalizëm, njësitë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pritur sot në një takim 39 mjekët e rinj, të cilët, nga dita e hënë do të nisin punë në spitalet rajonale në vend, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, për një periudhë 3-vjeçare. “Për ne e rëndësishme është që ju të jeni sa më afër qytetarëve, ndërkohë që ne jemi të gjithë bashkë në një sistem që i përgjigjet nevojave, që i përgjigjiet kohës dhe që duhet t’i përgjigjiet dhe të ardhmes. Prandaj është shumë e rëndësishme që ashtu sikurse jeni sot, 39 specialistë të rinj të cilët shkojnë për…

Read More

Avokatja e njohur, Eni Çobani ka folur rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike. E ftuar në “Dita e 8”, ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shumë të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne martesës së tyre, por veçoi rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e pranoi menjëherë sapo u pyet për ndarjen nga bashkëshortja e tij. “Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I…

Read More

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory W. Kehoe. Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina. Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës

Read More

Me përjashtimin e raketave, çdo lloj tjetër transportit në të ardhmen do të jetë elektrik, deklaroi pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk gjatë një fjalimi ‘online’ në një forum në Rusi. Tesla është e fokusuar tashmë në prodhimin e automjeteve elektrike, ndërsa majin e 2020-tës, SpaceX kreu fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke i dhënë kështu fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgimin e astronautëve atje. Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. sipas tij, me kalimin e kohës…

Read More

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte përgatitur dosjen me të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non-grata” liderin historik të PD-së. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e ka cilësuar deklaratën e Berishës si një dalje nga binarët për momentin. “Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që…

Read More