Author: tirana

Ledri dhe Sara i kanë dedikuar nga një tatuazh vajzës së tyre, Poem Blu, e cila ia ka ndryshuar jetën që nga momenti kur erdhi në këtë botë. Sara ka treguar së fundmi se ka shkruar në krah emrin e Poemës me shkronja blu.Ndërsa Ledri e tregoi pak kohë më parë tatuazhin, të cilin e ka gdhendur gjithashtu në krah, bashkë me shenjat e gishtave të vogëlushes.

Read More

Këngëtarja Anxhela Peristeri na përfaqëson denjësisht këtë vit në Eurosong 2021’ me këngën ‘Karma. Ajo e ngriti dje në këmbë gjithë sallën me performancën e saj. Ardit Çuni, që është pjesë e delegacionit shqiptar në Roterdam, në funksionin e menaxherit tregon për “Shqipëria Live”, emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziazmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale. “Pamë një kamerë të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur…

Read More

Presidenti Ilir Meta shpesh herë ka bërë thirrje për zhvillim të referendumeve, por çfarë thotë Kushtetuta për një proces të tillë të mundshëm. Në Komisionin Hetimor, eksperti Erind Merkuri tha se vetë Presidenti nuk ka të drejtë të thërrasë referendume, por vetëm të caktojë datë me dekret. Ndërkohë komisioni pritet të mblidhet javën e ardhshme, që sic tha kryetari Alket Hyseni do të jetë intensive, pasi është java e fundit. Spartak Braho: Pa bërë analogji me presidentin tonë aktual, ka të drejtë presidenti të organizojë referendum? Eksperti Erind Merkuri: Presidenti në Shqipëri nuk ka të drejtë të organizojë referendum, presidentin…

Read More

Që prej orës 14:00 të ditës së sotme, KAS ka nisur të hapë kutitë për të numëruar edhe njëherë votat në qarkun e Beratit. Nga 83 kuti të numëruara deri tani nga 114 që do ti nënshtrohen këtij procesi, diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. LSI në këto kuti ka rikuperuar 12 vota, duke iu afruar më shumë marrjes së mandatit. Gjithsesi, palet duhet të “mbajnë frymën”, pasi mbeten për t’u numëruar edhe 31 kuti. Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit.…

Read More

Këngëtarja e njohur greke, Bessie Argyraki është në një gjendje të rëndë psikologjike, pasi shtëpia e saj në Nea Pefkenea, u dogj si pasojë e zjarrit që vazhdon ende në Korint. Duke folur në emisionin e mëngjesit të Mega, Bessie Argyraki tha se ajo nuk ishte në shtëpi në momentin që ajo është përfshirë nga flakët, por ajo ishte informuar nga fqinjët e saj. “Natën flakët përfshinë shtëpinë. Sot duhet të shkoj atje. Fqinjët më kanë dërguar foto në mëngjes dhe ata po qëndrojnë atje pasi po përpiqen të shpëtojnë shtëpitë e tyre duke përdorur kova me ujë. Faleminderit për…

Read More

Stresi iu është rikthyer dhe një herë çështjes mes tij dhe Leonard Bombajt. Kjo nisi pas reagimit që reperi bëri për rastin e përdhunimit në Mirditë, aty ku një 15-vjeçare abuzohej seksualisht nga 5 të rritur. Më pas Stresi postoi një foto në ‘Instastory’ aty ku shihet se kishte bërë një kërkim në ‘Google’ për rastin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Ajsi Xhaxhajt. Vite më parë kur ngjarja u bë publike, Stresi i doli në mbrojtje Ajsit duke kërkuar dënim për Bombajn. Stresi shkroi në instastory: “Duhet djegur dhe ky shpifsira po ky ja hodhi”. Më pas Stresi ka publikuar…

Read More

Pasi dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli është ndalur në një prononcim për mediat. Kadilli tha se ndihet shumë më tepër superior para kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mes të tjerash Kadilli parashtroi disa nga virtytet e tij politike, duke shtuar se nuk ka për t’i tradhtuar kurrë demokratët. “Sot bëra kandidimin për kreun e PD. Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve të kandidatëve. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, po merr pjesë sot në seancën stërvitore që po zhvillojnë forcat e NATO-s në kuadër të ‘Defender -Europe 21’. Sot trajnimi po bëhet në Bizë. Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë. ‘DEFENDER-Europe 21’ është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

Read More

Ka nisur rinumërimi i votave në Qarkun e Beratit, sipas kërkesës së bërë nga opozita. Anëtari i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave Ledio Braho, në një prononcim për gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj, deklaroi se deri më tani janë numëruar gjysma e kutive. Braho shtoi se rezultati vazhdon që të jetë i ngushtë, kurse vlerësoi se sot deri në orën 20.00 mund të mbarojë edhe procesi i rinumërimit për kutitë në KAS. “Deri tani janë numëruar gjysma e kutive dhe ka ndryshime të vlerësimit të votave që janë bërë. Nuk mund të them dot se kush ka fituar më…

Read More

Për të disatën herë banorët e Lumasit në Kuçovë ngrihen në protestë për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet. Banorët shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë. Marrja e ujit do të thotë fundi i jetesës së tyre. Ditën e sotme janë ata kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka pasur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve…

Read More

Vendi fqinj ka hyrë në ditën e tretë në luftën me flakët e cila ka pushtuar pothuajse të gjithë zonën përreth Korinthit dhe tymi është përhapur dhe në ishujt pranë. Disa pamje të publikuara nga CNN Greece, tregojnë atë çfarë ka lënë zjarri në disa zona pas shuarjes së tij. Siç shihet nga pamjet banesat janë shkatërruar pothuajse plotësisht duke lënë vetëm hi dhe mbeturina.

Read More

Internet Explorer i Microsoft më në fund do të pensionohet vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vjet shërbimi, thotë gjigandi i teknologjisë. Ai nuk do të shfaqet më në versionet e konsumatorëve të Windows 10 pas Qershorit 2022, shkruajti Microsoft në një blog. Në vitin 2019 atë e përdornin vetëm 8% e njerëzve. Disa uebfaqe shumë të vjetra dhe më e rëndësishmja, mjete të brendshme të ndërmarrjeve të bazuara në ueb janë ndërtuar mbi teknologjinë e vjetër të internetit, të cilën shfletuesit modernë kanë probleme me përpunimin. Midis vitit 2000 dhe 2005, Internet Explorer gëzonte 90% të tregut…

Read More