Author: tirana

Krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Media greke, “Star.gr” shkruan se gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investitorit në kuadër të projektit. Ky projekt, theksohet më tej në artikull është pjesë e një plani të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km. Projekti do të financohet…

Read More

Zbardhet pasuria e plotë e familjes Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë sërish kandidat duke shënuar kështu 30 vite aktivitet politik. Gjatë këtyre 30 viteve ai ka pasur poste vërtet të larta, nga presidenti pas rrëzimit të regjimit komunist, te kryeministër për 8 vite (2005-2013). Të dhënat më poshtë janë marrë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ku ish-kryeministri ka bërë deklarim për të ardhurat e tyre. Sot po pasqyrojmë pasurinë e deklaruar nga Berisha që prej vitit 2003 deri në 2018, kur ishte dhe viti i fundit i deklarimit…

Read More

Në terma fjalë për fjalë, fraza është latine për “një person të padëshiruar”. Termi në kuptimin diplomatik i referohet një personi të huaj hyrja ose qëndrimi i të cilit është i ndaluar nga ai vend.Emërtimi mori kuptim diplomatik në Konventën e Vjenës më 1961 për Marrëdhëniet Diplomatike . Sipas nenit 9 të traktatit, një vend mund të deklarojë çdo anëtar të një stafi diplomatik persona non grata “në çdo kohë dhe pa pasur nevojë të shpjegojë vendimin e tij”.Deklarata persona non grata është forma më mallkuese e censurës që një vend mund t’u dhurojë diplomatëve të huaj duke marrë parasysh…

Read More

Telashet financiare të Interit duket se kanë gjetur zgjidhje. Suning ka gjetur një aksioner minorance dhe ka shitur një pjesë të aksioneve të klubit, duke garantuar pak frymëmarrje financiare për klubin i cili në muajt e fundit kishte vështirësi edhe të paguante rrogat. Prej muajsh, Suning ka qenë në kërkim të një partneri për të ndarë shpenzimet gjithnjë e më në rritje të zikaltërit, apo edhe një blerës të mundshëm të klubit. Por më në fund është zgjedhur varianti i parë dhe sot është bërë e ditur se është gjetur një akord me fondin “Oaktree Capital”, i cili ka blerë…

Read More

Tatimpaguesit e dy punësuar me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit kanë paguar një vit më parë 502.4 milionë lekë apo rreth 4 milionë euro tatim shtesë për deklarimin vjetor të të ardhurave. Referuar raportit vjetor të Administratës Tatimore pagesat për këtë detyrim që rëndon prej disa vitesh mbi këtë kategori individësh shënoi rritje në raport me vitin 2019, kur totali i pagesës shtesë arrinte në 258.6 milionë lekë. Përmes kësaj skeme, individëve iu rriten kostot pasi krahas taksave që duhet të paguajnë veçmas për secilën pagë, duhet të bëjnë plotësimin e deklaratës edhe për totalin e tyre…

Read More

Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me njoftimin ditën e djeshme nga ana e këtij të fundit, se “po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve)hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë për shtyp, zoti Berisha tha se “kam udhëzuar avokatin…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje shkarkoi 12 ambasadorë të Kosovës në gjithë botën, pas kërkesës që iu bë asaj që të shkarkonte ambasadorët e vendosur më herët politikisht. Një prej tyre ishte dhe ai në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, që ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018. Mirëpo zv/shef i misionit në këtë ambasadë është burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu. Tashmë me shkarkimin e Dedajt, drejtimin përkohësisht të ambasadës e merr Sadriu.

Read More

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se akuzat e ngritura ndaj tij nga Departamenti i Shtetit të SHBA janë “shpifje publike” dhe se avokati i tij po përgatit padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ish-kryeministri iu shmang dy herë. Jean-yves le Borgne rezulton të jetë një nga avokatët më të kërkuar në Evropë, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës…

Read More

Në Bruç në kufirin mes Matit dhe Mirditës vizitorët po zbulojnë një mrekulli të natyrës. Vetëm 20 km larg nga Mati dhe afro 25 kam larg nga Mirdita, në fshatin Bruç, ndodhen një sërë monumentesh natyrore tërheqëse për vendasit dhe turistët e huaj. Në hyrje të fshatit Bruç, ndodhet burimi i ujit të “Shutrrejës”. Uji këtu del prej shkëmbit me forcë e krijon re me avuj që bashkë me pemët që qëndrojnë të gjelbëruara në “këmbë” brenda tij, krijojnë një pamje të mrekullueshme. Banorët dhe turistët që vijnë në këtë zonë, e krahasojnë atë për shkak të forcës me të…

Read More

Gazetarit Artan Hoxha i ka bërë përshtypje heshtja e presidentit Ilir Meta dhe e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata Sali Berishën. “Mire shkelqesia e tij, Presidenti, eshte zhdukur se po fsheh sfurqet dhe hanxharet qe mprehu para 25 prillit, po udheheqesi Rama, ku ka humbur si spata pa bisht?! Na thuaj nje fjale he burre, sido qe te jete, pse ta ka ngrene macja gjuhen?! Apo ke filluar te degjosh zhurmen e daulles, qe po bie diku larg?!”, shkruan Hoxha. Postimi i Hoxhës

Read More