Rita Ora po përflitet kohët e fundit për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”. Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney. E mesa duket thashethemet për këtë romancë, janë të vërteta. Dyshja…
Author: tirana
Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dënuar me 2 vite burg Adriatik Llallën, ish-kryeprokuror i Shqipërisë. “Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat. Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin” shkruan ambasada. Llalla u akuzua për disa vepra penale; “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Adriatik…
Bora Zemani dhe Vin Veli ishin kryefjala e mediave rozë në vitin 2017 me lajmet për ndarjen e tyre. Ndërkohë që u tha se dyshja ruante raport me njëri-tjetrin vetëm prej djalit të tyre Arbor, DJ dhe prezantuesja e njohur nuk janë parë kurrë më bashkë në publik. Pasi i dhanë fund lidhjes, as në rrjete sociale ata nuk janë shfaqur bashkë. Pas 3 vitesh, ka qenë i vogli Arbor ai që i ka bërë për herë të parë “bashkë” në Instagram prindërit e tij. Në festën e tij të abetares, ai ka arritur të mbledhë mamin e babin për…
Sali Berisha dhe familjarët e tij janë shpallur publikisht non-grata nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u përfshirë në një listë aspak të lakmueshme, në të cilën ndodhen diktatorë apo vrasës, si 16 zyrtarët sauditë e përfshirë në vrasjen e Khashogit në konsullatën saudite në Stamboll. Kjo është lista e plotë e të gjithë individëve të cilët janë shpallur të papranueshëm për hyrjen në SHBA nga viti 2018 e mbrapa, në lidhje me akuza korrupsioni apo shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Adriatik Llalla, ish-Prokuror i PërgjithshëmTom Doshi, anëtar I Parlamentit ShqiptarFelix Ramon Bautista Rosario,…
Ish-presidenti i Francez, Nicolas Sarkozy po gjykohet ka dalë sërish në gjyq dhe këtë radhë për financim të paligjshëm të fushatës së tij të rizgjedhjes në 2012. Sarkozy, së bashku me 13 të pandehur të tjerë është i akuzuar për përfshirjen e tyre në të ashtuquajturin skandal “Bygmalion”. Gjyqi ndaj Sarkozy do të duhej të fillonte në mars, por është shtyrë për shkak se një nga avokatët u sëmur me Covdi-19. Prokurorët pretendojnë se partia e Sarkozy ka shpenzuar dyfishin e parave për tubimet në fushatë, me një shumë prej rreth 22, 5 milion €, dhe për të fshehur kostot…
Nëse më parë nuk keni shpenzuar kurrë kohë pë rtë menduar për deznfektuesit e duhur, viti i fundit ka treguar më së miri rëndësinë e tyre. Kryefjala ka qenë dhe mbetet pastrimi i çdo sipërfaqe që prekni në përditshmëri. Megjithatë në të gjithë këtë nevojë për të zgjedhur metodat e duhura, nuk kanë mbetur pas edhe informacionet të cilat jo gjithnjë janë të vërteta dhe efikase. Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se cilat prej tyre nuk duhet të ndiqni më dhe se si të ndiqni rrugën për të larguar bakteret 100%. Pastrimi dhe dezinfektimi a janë e njëjta…
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, ka kërkuar nga kjo parti që të distancohet nga Sali Berisha, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Kadilli shprehet në reagimin e tij, se Berisha duhet ta sqarojë privatisht këtë çështje, duke mos përfshirë PD-në. “Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij. Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko,…
Para disa ditësh, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit. Ndërkohë i ftuar sot në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit. “Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka…
Vendimi për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij ka befasuar opinionin publik në Shqipëri, ndonëse sinjale të pakonfirmuara kishin qarkulluar me parë për emra zyrtarësh shqiptarë. Të paktë kanë qenë gjithsesi zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë që kanë reaguar. Në ato pak deklarata publike deri tani është e vështirë të dallohen spekulimet e thashethemet nga hamendësimet për të ardhmen e fatit politik të zotit Berisha. Një nga pyetjet kryesore që kanë qarkulluar në reagimet e njerëzve është se pse një vendim i tillë vjen pikërisht tani. I…
Nga Neil M. Vora and Celine Gounder, The Hill Që nga viti 1918, shtatë pandemi kanë shkaktuar vdekjen e mbi 70 milion njerëzve. Secila prej pandemive filloi nga një virus që u përhap nga kafshët, kryesisht nga bota e egër, tek njerëzit. Duke pastruar pyjet, duke tregtuar kafshë të egra dhe duke rritur kafshë shtëpiake në afërsi të botës së egër, ne kemi krijuar mundësi që viruset me potencial pandemik të kalojnë te njerëzit. Përfundimi: Marrëdhënia jonë me natyrën është shkëndija që ndez pandemitë. Asambleja Botërore e Shëndetësisë do të ketë mundësinë të thyejë këtë cikël kur të mblidhet më 24…
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin dy të infektuar. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3093 testime kanë rezultuar pozitivë 23 persona. Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe…
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 4 nga të arrestuarit për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe shantazhit ndaj 15 vjeçares. Ndërsa për 17 vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë. Në sallën e gjyqit asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur. Të arretsuarit për këtë ngjarje janë: Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj.