Author: tirana

Grupi “Për PD”-në i është drejtuar sot me një kërkesë kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryesisë së selisë blu, duke kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për drejtuesin e partisë, e caktuar më 13 qershor. Kërkesa e plotë: Drejtuar: Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë; Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përmirësimi i situatës së pandemisë mbetet ende ne nivel të “brishtë” dhe bëri thirrje që të shmangen udhëtimet ndërkombëtare. “Të përballur me një kërcënim të vazhdueshëm, dhe pasiguri, ne duhet të tregojmë kujdes”, tha drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge. I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, i cili mund të jetë më i transmetueshëm, tani është identifikuar në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin evropian, tha Kluge gjatë konferencës së tij javore për media. Por, ai tha se vaksinat e autorizuara…

Read More

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni i koduar “Linza”, ku u arrestua një 56-vjeçar i dënuar në Itali për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Selman Balla, banues në Tiranë, u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, ndërsa është dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’, ‘Grabitja’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka…

Read More

Sonte, në 20 maj 2021 Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë me këngën “KARMA” në Eurovision 2021. Që të kalojë Shqipëria në finale (22 maj 2021) na duhet sidomos ndihma përmes votave të diaspores shqiptare nga shtetet që mund të votohet. Në momentin që fillon votimi (pas këndimit të 17 shteteve/këngëve), shqiptaret me SIM-Numër nga këto shtete duhet të dërgojnë SMS me tekst 11 (vetëm numrin 11). Do ju luteshim ta shpërndanit këtë njoftim sepse mbështetja jonë, është deçizive për vazhdimin e udhëtimit e Shqipërisë drejt finales së madhe.

Read More

Bearti dhe Tea vazhdojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar që dolën nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Ndarja e tyre pak kohë më parë pati shumë reagime e komente teksa tani të dy vazhdojnë jetën e tyre të ndarë. Tea po shijon pushimet në Dubai ndërsa Beartit duket se nuk po i ecën dhe aq mirë. Së fundmi ai është ndaluar nga policia në Kosovë dhe është gjobitur me 200 euro. “Po shumë po më dojnë policia, vetëm këtë javë… kah t’më shohin m’nalin vec me m’fol”, shkruan Bearti me ironi.

Read More

Simboli i shqiponjës dykrenare që Anxhela bëri gjatë një paraqitjeje para mediave në Eurovision revoltoi mediat serbe, të cilat e cilësuan veprimin e këngëtares shqiptare si një provokim duke e quajtur skandal. “Në prag të mbrëmjes së parë gjysmëfinale të Eurovision, e cila po mbahet në Hollandë në Roterdam, kishte një skandal kur përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, doli para shtypit dhe tregoi simbolin e Shqipërisë së Madhe, “Shqiponja me dy koka”.” shkruante Blic. Ndërkohë media “Srbijadanas” akuzonte Anxhelën se ka kopjuar këngëtaren serbe, Lepa Brena me veshjen e saj.Pas këtyre artikujve ka reaguar i revoltuar edhe Ardit Gjebrea, i…

Read More

Reperi i njohur Moss Della është bërë sot baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Mossi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi ka postuar ka postuar fotografi bashkë me të birin e posalindur dhe tregon se i ka vendosur emrin Lio. “Faleminderit Allah që m’ke gëzu me këtë djalë të mirë e të shnoshë. Paq fat në jetë e u bofsh plak me mjekërr të don babi”, shkruan reperi, i cili e dha këtë lajm papritur pasi nuk dihej se ai është në një lidhje serioze e që po priste…

Read More

Mourinho-Tottenham, pse arriti lamtumira e papritur? Ka shumë versione që qarkullojnë. I pari lidhet me rezultatet, megjithëse në kohën e shkarkimit, “Special One” ishte vetëm katër pikë larg zonës Champions dhe me një finale për të luajtur. Në vend të tij u gradua një trajner i ri, Mason, që tani e sheh veten 7 pikë larg vendit të katërt (zonës Champions). Versioni tjetër ishte përplasja me presidentin për çështjen e Superligës, me Mou që refuzoi të stërviste ekipin në protestë për marrëveshjen e “Spurs” për turneun e ri. Versioni i fundit vjen nga Paul Stewart, shumë pranë klubit londinez, i…

Read More

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ mes qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, një organ shumë i rëndësishëm, i cili konsulton të gjitha projekt-aktet dhe vendimet e qeverisë të cilat kanë një ndikim mbi pushtetin vendor. Sot u miratuan 6 projektakte të rëndësishme, të cilat u sollën në diskutim përballë me pushtetin vendor. Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko u shpreh pas takimit se, sot u miratua, së pari, “projektvendimi për “Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030″ dhe projektvendimin “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në familje si dhe procedimin e tij…

Read More

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë firmosur disa ditë më parë marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica. Me marrëveshjen e re përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët. Zv.kryeministri Erion Braçe njofton se Kuvendi e miratoi sot këtë marrëveshje. Sipas tij, sot ka filluar një epokë e re për drejtësinë. POSTIMI I BRAÇES “TE KORRUPTUARIT, TE EKSTRADUESHEM! KUVENDI MIRATOI SOT MARREVESHJEN E RE TE EKSTRADIMIT MES SHQIPERISE DHE SHBA. Korrupsioni dhe…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) po zhvillon sot seancën për shqyrtimin e ankimimeve të opozitës për qarkun e Vlorës, ku ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmali dhe avokatit të PD Marash Logu. Rusmali u shpreh se avokati i PD formulon vetëm hipoteza dhe nuk provon me dokumente pretendimin e tij se 23 persona kanë votuar 60 herë. Ndërsa Logu duke iu referuar Rusmalit tha se ai është i anshëm dhe nuk ka tagrin për leksione etike dhe morali. REPLIKAT Rusmali: Nqs vihet me argumentin cila palë mund të sillet keq me anëtarët e trupës, mund të sillet pa…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot “non grata” duke u futur në listën e zezë nga SHBA, së bashku me familjen. Por a është i apelueshëm ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit? Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci u shpreh se një sanksion i tillë nuk mund të apelohet, pasi nuk është vendim gjykate. “Po nuk është vendim gjykate kështu që nuk ka sesi të apelohet. Jo nuk e besoj se mund ta bësh, ose mund të përpiqesh ta bësh, mendoj unë, por për derisa është përfolur një gjë e tillë dhe përderisa merret në këtë moment të…

Read More