Djali i të ndjerit Remzi Hoxha ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH. Kujtojmë që Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes. Djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha. Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Ardian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i…
Author: tirana
Një ditë më parë në “Për’puthen” Mevlani dhe Lediana dolën bashkë të përputhur. Por kjo puntatë është regjistruar një javë më parë dhe gjatë kësaj kohe gjëra të tjera kanë ndodhur me çiftin, si fakti që ata nuk janë më në Instagram shokë. Lediana, në një story në Instagram ka bërë një sqarim për të gjithë, ku tregon për regjistrimin e emisionit dhe për faktin se ajo bashkë me Mevlanin nuk janë bashkë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e të gjithë fansave të tyre. “Siç dhe ju e keni parë unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë…
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e DASH-it për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Gjatë fjalës së saj, Spiropali e ka cilësuar këtë vendim si dënim kapital për Berishën, ndërsa shtoi se nuk u lumturua nga ky fakt. Ajo tha se ndjeu keqardhje që lajmet për të mbushën botën. Duke komentuar qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, Spiropali tha se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës. “Dënimi kapital i Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje…
“Google” ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.Aplikacionit AI, i është dhënë e drejta për përdorim si një mjet mjekësor në Evropë. Një ekspert i kancerit tha se AI mund t’i lejojë mjekët të sigurojnë trajtim më të përshtatur për pacientët, raporton “BBC”. “AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma. Janë dashur tre vjet për t’u zhvilluar dhe është trajnuar me anë të një seti të…
Në autostradën Tiranë-Durrës ka ndodhur një përplasje e frikshme ku janë përfshirë 3 automjete të tipit “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”. Menjëherë pas përplasjes së këtyre 3 automjeteve, makina tip “Volksvagen” është përfshirë nga flakët. Zjarrfikëset kanë arritur në vendngjarje dhe po merren me shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i Plotë Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas-Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë…
Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi bëri një kërkesë të papritur sot në Kuvend në nisje të seancës plenare. Gjuzi kërkoi që të thirret në interpelancë ish-kryeministri Sali Berisha pas shpallës së tij non-grata dhe akuzat që ai hodhi dje në reagimin e tij ndaj George Soros-it. Kujtim Gjuzi: Në këtë koncept jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për akuzën që ka bërë ndaj Xhorxh Sorosit për veprimet e tij të dyshimta në Beograd. Ruçi: Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të marrë sot një vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark. Një ditë më parë, KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Me shumicë votash, KAS rrëzoi edhe ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës.
Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së futën në listën e zezë një ish-President dhe një ish-Kryeministri të një vendi si Shqipëria, Sali Berishën, ka bërë bujë të madhe në mediat më të rëndësishme botërore. Ish kryeministri është shfaqur në faqet e para të mediave ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar deklaratën e sekretarit Amerikan të Shtetit i cili rendit argumentet e DASH. Nga prestigjiozet amerikane, të agjencitë e lajmeve ndërkombëtare e deri te mediat rajonale i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë raportimit të një zhvillimi kaq të rëndësishëm.
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, e ka cilësuar të “paburrë” ish kryeministrin Sali Berisha i cili fshihet pas mandatit të deputetit, Lulit dhe PD. Përmes një postimi në rrjete sociale, Fatos Hoxha shpreh bindjen e plotë se ajo që ka DASH për Berishën është shumëfish i asaj që mund të ketë për Doshin. “Sali Berisha dje nuk ishte në Malin me Gropa, por “bomba” nga Amerika e zuri atje ku ishte. Dëme kolaterale nuk pati, përveç rrezikut që PD të gjymtohet…. por kjo është çështje e Lulit, që gjithmonë i kupton gjërat vetëm pas vdekjes. Dje pati komente se pas deklaratës…
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot “non grata” duke u futur në listën e zezë nga SHBA, së bashku me familjen. Por a është i apelueshëm ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit? Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci u shpreh se një sanksion i tillë nuk mund të apelohet, pasi nuk është vendim gjykate. “Po nuk është vendim gjykate kështu që nuk ka sesi të apelohet. Jo nuk e besoj se mund ta bësh, ose mund të përpiqesh ta bësh, mendoj unë, por për derisa është përfolur një gjë e tillë dhe përderisa merret në këtë moment të caktuar do…
Personi në foto është Olsi Sefolli, i cili u kap ditën e sotme në portin e Durrësit me mbi 100 mijë paund. 21-vjeçari me orgjinë nga Kukësi por që banon në Durrës u kap pasditën e sotme me 123.460 paund dhe 280 stërlina në makinë. Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.
Ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por më herët në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë futur edhe persona të tjerë. Ish-kryeprokurori Adritik Lalla është një ndër ta. Në vendimin e DASH për të thuhej:“Përveç z. Llalla, Sekretari Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA edhe bashkëshortes të tij, Ardjana Llalla, vajzës së tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikan”. Më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte, me të njëjtin motivacion, hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. “Përveç z. Doshi,…