Era Rusi, këngëtarja që ka bërë për vete publikun me zërin e saj unik, e ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”, foli për sakrificat që i është dashur të bëjë për të arritur këtu ku është sot. Këngëtarja kujtoi kohën e qëndrimit në Greqi dhe arsyen përse vendosi të kthehej në vend. “Edhe pse kam fituar nje bursë për të vazhduar studimet në “Brooklyn College of Music” nuk shkova kurrë sepse kisha aq shumë mall sa mendoja se çfarëdo lloj suksesi të mund të arrija, brenda meje do të isha një njeri bosh, i varfër shpirtërisht. Aty…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbuluar takimin që ka pasur me homologun e tij shqiptar Edi Rama gjatë darkës së liderëve të rajonit Perëndimor në Bruksel. Kurti shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se me Ramën ka pasur një takim miqësor e pa protokoll për të diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit mes dy shteteve. Kurti thekson se vizita në Bruksel ishte një mundësi për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverisë e saj të dalë nga fitorja e 14 Shkurtit në diskutimet për rëndësinë që kanë për njëri tjetrin BE dhe Ballkani Perëndimor. Gjatë vizitës në Bruksel për…
Pas transmetimit të emisionit të mbrëmshëm të regjistruar me ambasadoren amerikane Yuri Kim, “Opinion” sonte ka ardhur ndryshe. Nisur nga vendimi i DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën, Blendi Fevziu është gjendur i papërgatitur duke e realizuar emisionin e tij të posaçëm me lidhje skype nga një tjetër shtet ku është nisur me pushime, raporton tirananews.al. Nga frika se mos shkëputet lidhja, Fevziu ia kërkoi si nder mikut të tij Baton Haxhiu që në rast të problemeve teknike, ta vijonte ai drejtimin e emisionit ku ka të ftuar disa figura të njohura për të diskutuar çështjen “Berisha”.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto së bashku me Pacollin dhe nënvizon se u diskutua për planin e ndërtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Rama sakaq ka zbuluar edhe se i ka dhuruar Pacollit verë Kallmeti, ambalazhin e të cilës e ka krijuar vetë duke e pikturuar.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka njoftuar ditën e sotme se filmi ‘Vdekja e Kalit” i krijuar në vitin 1992 do të prezantojë online versionin e restauruar mbrëmjen e sotme. Në njoftim është publikuar edhe linku në të cilin mund të ndiqet filmi falas nga data 19 deri më 26 maj, Postimi i plotë: Kemi kënaqesinë të ndajmë me ju njoftimin më poshtë. Do të jetë kënaqësia jonë nëse e ndani me miqtë tuaj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) do të prezantojë online versionin e restauruar të filmit artistik VDEKJA E KALIT (The…
Komuniteti shqiptar në Shefild është shokuar nga vrasja e një të riu, që kishte shkuar në këtë qytet, për një jetë më të mirë. Armend Xhika u qëllua me thikë për vdekje kur dhuna u përshkallëzua në rrugët e Sheffield të enjten e kaluar mbrëma. I riu 22-vjeçar mbeti viktimë nga konfliktet që përfshinin një grup burrash, me një përleshje të raportuar në disa zona të qytetit. I riu u dërgua me urgjencë në një spital nga një makinë e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë, por ishte më kot.…
Skerdian Gabrani, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 mars të këtij viti, në rrugën Transballaknike përballë Gjykatës së Apelit në këtë qytet. Në një intervistë dhënë “Top Channel”, tregon se vendosi të dorëzohet tani duke qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe se kërkon të zbardhet ngjarja. Gabrani thotë se viktimën e kishte mik dhe se nuk kishte pasur konflikt me të, ndërsa shton se në momentin që është qëlluar nuk e ka kuptuar se nga…
Aventura e turkut Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit me Milanin skadon në qershor, mund ta vazhdojë karrierën në Katar. Futbollisti, në fakt, ka marrë një ofertë faraonike nga Al Duhail, skuadër që i jep 8 milionë euro për firmën dhe 24 milionë për tri vitet e ardhshme për një total prej prej 32 milionë eurosh. Përfaqësuesit e klubit nga Katari kanë planifikuar një takim me menaxherët e lojtarit javën e ardhshme. Calhanoglu dhe Milani kanë negociuar rinovimin e kontratës për muaj të tërë, por nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Mesfushori, i cili aktualisht përfiton 2.5 milionë…
Hënat e reja paraqesin fillime të reja dhe janë koha kryesore për manifestimin dhe vendosjen e synimeve. Hënat e reja në astrologji shënojnë fillimin e një cikli të ri hënor, dhe ndërsa ju mund të mos jeni në gjendje ta shihni shumë qartë gjatë kësaj faze, energjia e saj është po aq e fuqishme sa çdo kohë tjetër e muajit. Hëna tjetër e re po vjen në 10 qershor në shenjën e mendimit të shpejtë dhe të çuditshëm të Binjakëve, e cila na ofron një fillim të ri në komunikim dhe na frymëzon për të bashkëvepruar me botën përreth nesh…
Një 22-vjeçare ka rënë në kurthin e rrjeteve sociale dhe përfunduar me urdhër të menjëhershme mbrojtjeje nga policia e Tiranës , mbas një lidhjeje të krijuar përmes internetit. Vajza me inicialet N.N, me shkollë të lartë, lindur dhe banuese në Tiranë, e njohu partnerin në Instagram, por ajo që e priste më vonë ishte një lidhje ferri. Dhuna, përpjekjet e herëpashershme për ta kontrolluar e për t’i skeduluar agjendën, e kanë futur të renë në depresion deri ditën kur ajo është gjendur pas një muri. Në një situatë kritike, e frikësuar dhe nën trysinë e përndjekjes, e reja është paraqitur…
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Ngjelës politika amerikane do t’ia paraqesë provat e korrupsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Postimi i plotë i Ngjelës Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korrupsionin dhe krimin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korrupsion shtetëror. Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij kuptohet se është shkruar: vijon. l. Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën vertetë të historisë së saj perëndimore…
Një ëndërr është një dëshirë që e bën zemra juaj kur jeni në gjumë, kështu që ka kuptim që pozicionet që ju dhe partneri juaj flini thonë shumë për atë se si ndiheni vërtet për njëri-tjetrin. Nga gjumi në formën e lugës te gjumi të ndarë, ekspertët thonë se gjuha e trupit tonë të gjumit është mënyra përfundimtare për të vlerësuar se çfarë po ndodh në marrëdhëniet tona. Pra, çfarë thotë stili juaj i gjumit për ju? ‘Luga’ Pothuajse një e treta e çifteve me sa duket flenë duke parë të njëjtin drejtim në pozicionin e lugës, që është një…