Author: tirana

Pas sekuestrimit të një shume të madhe paund në portin e Durrësit në një furgon që vinte nga Britania e Madhe, në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Jetmir Ismaili nga Hasi ka deklaruar para forcave të rendit se nuk ishte në dijeni për sasinë e madhe të parave. Furgona të tilla zakonisht shërbejnë për transport mallrash nga Shqipëria në Angli dhe anasjelltas kundrejt pagesave. Sipas burimeve, ka qenë një kontroll rutinë që ka zbuluar sasinë e parave. Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e policisë së Durrësit në lidhje me sekuestrimin e parave.

Read More

Mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë reagimin e parë nga familja pas futjes së tyre në ‘listën e zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes dy statuseve në Instastort Dasara Malltezi, vajza e Argita Berisha Malltezit ka postuar dy lajme që kanë lidhje me luftën Izrael-Palestinë. “Qeveritë shkaktojnë luftë,”- shkruan Dasara Malltezi krah njërit postim. Postimi i Dasara Malltezit “Njerëzit e mirë bëjnë më të mirën për t’i ndaluar ato,”- shkruhet në tjetrin. Postimi i Dasara Malltezit Përsa i përket shpalljes ‘non-grata’, nga ana e saj apo të ndonjë pjesëtari tjetër nuk ka ende një reagim zyrtar.

Read More

Ka reaguar për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha për vendimin e DASH, i cili e shpalli ‘non grata’ në SHBA, bashkë me familjen e tij. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha thekson se me vendimin u njoh nga mediat. Teksa shprehu keqardhje për vendimin në fjalë, Berisha shtoi se në 30 vite karrierë në politikë, nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion. REAGIMI Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA! Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen…

Read More

Ylli i “Pose”, Billy Porter, në një rrëfim shumë të ndjerë, ka zbuluar së fundmi se prej 14 vitesh jeton në fshehtësi me virusin HIV. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, aktori ka treguar se për herë të parë ai është diagnostikuar me virusin e rrezikshëm 14 vite më parë. Billy Porter ka rrëfyer se në vitin 2007 jeta e tij mori një tjetër drejtim, pasi ai u diagnostikua me diabet të tipit II dhe me HIV. Ai ka treguar se këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë nga nëna e tij, po ashtu edhe nga bashkëpunëtorët e serialit…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 24 raste të reja me Covid në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën…

Read More

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat. Kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat u bë nga PD e LSI. Po sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar me shumicë votash ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës

Read More

Ditën e sotme, në praninë e Kryeministrit Rama, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe partnerëve vendor dhe ndërkombëtarë, është zhvilluar një aktivitet vlerësues dhe falënderues për rreth 130 mësues që dhanë kontributin në projektin e kanalit të dedikuar “RTSH Shkollë”. Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi shprehu bindjen se mësuesit e angazhuar në regjistrimet e lëndëve ia kanë dalë me shumë sukses në misionin fisnik për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të arsimit parauniversitar në ndjekjen e procesit mësimor gjatë periudhës së pandemisë. Ajo ka shtuar më tej se rreth 7 mijë video mësimore të regjistruara…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA. Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se shkeljet nga Berisha janë bërë veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë. Amerikanët shkojnë edhe më tej duke paralajmëruar të tjerë emra në listën e zezë, pasi theksojnë se Berisha aktet korruptive i ka bërë në bashkëpunim me aleatët politik të tij. “Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe…

Read More

Dashi Ditë pozitive për reagime! Në punë, faza e entuziasmit duhet të jetë e moderuar, kushtojini vëmendje parave. Demi Sot Hëna është e favorshme, është shumë më mirë. Në punë, mos i nënvlerësoni propozimet fitimprurëse, por gjithashtu mbani në mend pagën! Binjakët Është e lehtë të rizbuloni dëshirën për të dashur sot, Dielli hyn në shenjën tuaj. Në punë, dikush mund të ndryshojë një marrëveshje në minutën e fundit. Gaforrja Janë problemet ekonomike ato që krijojnë shqetësime në çiftet e ndara. Në punë duhet të tregoheni më të guximshëm. Luani Yjet kërkojnë një ndryshim në jetën tuaj në çift. Në…

Read More

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një status në Twitter, Selami shkruan se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë e të gjatë në Shqipëri. “Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA,”- shkruan Selami. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i…

Read More

Pas një mungese të gjatë, Bes Kallaku u rikthye sërish në ekran, këtë herë në një program të ri humori. Bëhet fjalë për spektaklin “Kosherja”, i cili ka nisur prej javësh në ekranin e “Abc News”, ku aktori i humorit drejton emisionin në krah të Jona Spahiut. Këtë lajm e bëri fillimisht të ditur regjisori Altin Basha, i cili është tashmë pjesë e ABC me projektin e humorit “Kosherja”. Basha zbuloi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur. “Është një rinisje nga fillimi pasi për 17 vjet kam bërë një…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në…

Read More