Author: tirana

Në momentin kur është publikuar vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit Berisha dhe familjes së tij, anëtarja e kryesisë së PD-së, Oriola Pampuri ishte e ftuar live në studion e Fax News duke u kapur në befasi. Ajo është shprehur se është një deklaratë që sapo ka dalë dhe që nuk i takon asaj ta komentojë, teksa shtoi se Berisha ka qenë lideri historik i së djathtës dhe ka ndërmarrë reforma sociale të suksesshme. “Kjo është një deklraratë e sapodalë, kështu që nuk më takon t’a komentoj në këtë moment. Zoti Berisha ka qenë…

Read More

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Në një prej paraqitjeve të saj para mediave, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë. Ky reagim i këngëtares shqiptare, ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim. “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe. Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal. “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori…

Read More

Arsyeja e largimit të një çifti mund të jetë profesionale, arsimore ose madje, shëndetësore, diçka që shumë u detyruan ta përjetonin për shkak të përfshirjes së tyre të detyruar gjatë pandemisë së fundit. Kështu që tani që jemi në fund të izolimit, kemi menduar t’ju prezantojmë me rezultatet të cilat synojnë të zbulojnë shenjat e Horoskopit që nuk mund të qëndrojnë larg nga gjysma e tyre. Lexoni më poshtë, për cilat arsye 4 shenjat e listës sonë, është e pamundur të privoheni nga kontakti fizik me personin që ata duan. Dashi-Dashi drejtohet nga Marsi, planeti i shoqëruar me pasion dhe…

Read More

Një studim i fundit për diabetin, ka treguar lidhjen e kësaj sëmundje me sytë. Studimi ka dalë në përfundim se një problem tek sytë ju ndihmon të zbuloni diabetin para se të përkeqësohet. Studimi bën me dije se vizioni paqartë është i zakonshëm te njerëzit që kanë diabet të pakontrolluar, në mënyrë të veçantë, vizioni i paqartë pas ngrënies është një shkak shqetësimi që duhet të shkaktojë një vizitë te një mjek. “Sheqeri i papritur i lartë i gjakut pas një vakt mund të çojë në vizion të paqartë, sepse rritja e shpejtë e glukozës në gjak bën që një…

Read More

Këngëtari shumë i njour Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Jena Frumes ka sjellë në jetë një djalë dhe çifti e ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në Instagram. “Jeta ka më shumë kuptim tani dhe unë jam shumë mirënjohëse. Jam kaq e dashuruar me këtë djalë të vogël, është ai që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë Jason Derulo”, shkroi Jena. Ndërsa këngëtari zbuloi se djalit i kanë vendosur emrin e tij, Jason dhe emër të dytë King.

Read More

Mbrëmja e djeshme u mbyll me plot surpriza dhe muzikë në natën e parë të festivalit më të madh muzikor në Evropë, “Eurovision”. Nga 16 shtete të cilat ishin pjesë e gjysmëfinales së parë, vetëm 10 shtete arritën të sigurojnë një vend në finalen e madhe ku do të përformojnë më datë 22, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina. Sot do të zhvillohet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë Anxhela Persiteri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”. Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe…

Read More

Karim Benzema do të jetë zyrtarisht pjesë e ekipit të Francës në Europianin e këtij viti. Ai u përjashtua në vitin 2015 për shkak të akuzave që u ngritën ndaj tij për një shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit Matheë Valbuena, por pas 6 vitesh duket se gjithçka është harruar. Benzema rikthehet si sulmues kryesor në përfaqësuesen e vendit të tij teksa shprehet se është krenar për këtë kthim dhe për besimin që i është dhënë. Po ashtu ai falenderon familjen, miqtë, klubin dhe gjithë ata që gjithmonë e kanë mbështetur e i kanë dhënë forcë. STATUSI NGA KARIM BENZEMA Krenar për këtë…

Read More

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 53 vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13 vjeçare. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Kujtojmë se dje u shënua një tjetër rast i rëndë, ku një vajzë 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.

Read More

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe Aleatëve, Marash Logu, paraqiti para trupës së anëtarëve të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, të gjitha pretendimet e PD në lidhje me manipulimin e votave në Qarkun e Gjirokastrës, por jo vetëm. Logu paraqiti sipas tij, të gjitha shkeljet që janë bërë nga administrate publike gjatë fushatës zgjedhore, ku janë lëshuar mijëra leje ndërtimi e legalizime. Ai e cilësoi si skandal publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, e sipas tij, kjo skemë ishte e shtrirë në të gjithë vendin. Sipas përfaqësuesit të PD, zgjedhjet në këtë qark duhet të shpallen të pavlefshme…

Read More

Ne Korçë dhe Pogradec mungon doza e dytë e vaksinës kineze Sinovac. Në Pogradec vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh, ku vijon pak me rezervat e mbetura vetëm në fshatra. Janë rreth 1000 persona që presin vaksinën e dytë, e cila pritet të vijë javën tjetër, raporton BW. Në Korçë me vaksinën Sinovac puna ka vijuar deri dje, ndërkohë që sot është ndërprerë, për shkak të mungesës së dozave. Për shkak të kësaj mungese janë njoftuar të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë se do të ketë një lajmërim të dytë.

Read More

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka mbështetur edhe njëherë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku tha se kjo çështje është në qendër të vëmendjes së Italisë. Në një intervistë për të përditshme italiane ” Il Piccolo”, i pyetur nëse do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Di Maio u shpreh se një vit pas vendimit për të hapur negociatat, vonesat e mëtejshme do të ishin të papranueshme.

Read More

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e “Eurovision-it”.Nga kjo mbrëmje është zbuluar se cilat janë 10 vendet e para finaliste në këtë kompeticion prestigjioz. Në faqen zyrtare të “Eurovision” është njoftuar se shtetet e kualifikuar në natën finale janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina. Thënë kjo, është njoftuar se ngjarja është mbajtur sipas rregullave të vendosura për pandeminë. Kujtojmë, se finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj, ndërsa Shqipëria në këtë kompeticion përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Read More