Author: tirana

Kryeministri Edi Rama shpërndan këtë fotografi nga vizita e tij sot në Bruksel, ku u takua me krerë të lartë të BE-së dhe homologët në rajon. Në Instagram, kreu i qeverisë ka zgjedhur të postojë foton, ku dallohet teksa i bën me shenjë disa policëve belgë që qëndrojnë mbi motorra. “Rruga për Tiron o knej”, shkruan Rama bashkangjitur me foton.

Read More

Anëtari i PD dhe pjesë e grupit “Për PD” që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Bruksel me zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se i ka uruar kryeministrit shqiptar fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. “Kënaqësi të takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E përgëzova për fitoren e fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale si dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak pas takimit me Ramën.

Read More

Mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit, rreth orës 20:20 është regjistruar një aksident me pasojë plagosjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read More

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar dje 31-vjetorin e lindjes, ku ka marrë urime dhe dhurata të shumta nga miqtë e të afërmit e saj. Por natyrisht dhuratën më të veçantë bukuroshja shqiptare e ka marrë nga bashkëshorti Getoari. Reperi ka surprizuar bashkëshorten në ditën e saj të veçantë, duke i dhuruar një skulpturë me portretin e saj, të punuar në të. “Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura të jetës. Të dua jeta ime. Vetëm lumturi më fal”, ka shkruar Marina krahas fotos së skulpturës, të cilën e ka postuar në Instagram.

Read More

Kalimi drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë është bërë pothuajse i pamundur, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të lëvizin. Fiks Fare pas një investigimi të gjatë për disa ditë me radhë ka transmetuar mënyrat se si agjencitë e udhëtimit mashtrojnë shqiptarët me shuma të mëdha parash duke iu premtuar kalim të sigurtë drejt Europës. Këto mënyra nuk janë vetëm nëpërmjet agjencive me autobus por edhe si shofer furgoni apo me furgon taksi në të zezë. Në redaksinë e Fiks fare mbërriti një sinjalizim se me 1200 euro shkon në Itali si shofer furgoni. Pas këtij denoncimi…

Read More

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha jo pak herë e ka treguar pasionin për kuzhinën përmes postimeve në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme, Aurela Basha ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një tjetër gatim të përgatitur nga ajo. Ajo ka publikuar foton e gatimit me një përshkrim. “Darkë: qofte suedeze, pure me patate dhe sallate ajsberg”, shkruan Aurela Basha.

Read More

Në datë 12 Maj Everest Çaka është ekzekutuar në lagjen “Skënderbej” brenda makinës dhe në sy të gruas së tij. Çaka rezulton të jetë i përfshirë edhe në trafikun e drogës në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Spanjë. Policia për këtë vrasje ka dy pista njëra lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i Everest Çakës është vrarë në Spanjë vite më parë. “Ai ka pasur më herët emrin Ibrahim dhe e ka ndryshuar për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal. Pista e parë është ajo e hakmarrjes, pasi Everest Çakës iu vra vëllai në Spanjë dhe më pas pati një…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka konsideruar ‘ulëritëse’ faktin që gruaja e Endri Mustafës ka dalë të sigurojë autoritetet se personat që fshihet pas vrasjes së të shoqit, nuk janë as fisi Lici dhe as Bajri. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ajo grua, ende pa iu tharë lotët dhe e mbetur me tre fëmijë jetimë, është nxjerrë aty e detyruar për të dhënë deklaratat që ka bërë. Sipas Hoxhës, kjo gjë tregon se Shkodra është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se organet kompetente duhet të reagojnë sa më shpejt.

Read More

Në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës. Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një kolegun e tyre, shtetasin V.N., 53 vjeç pasi ishte një nga personat e përfshirë në aksidentin tragjik sot në vendin e quajtur “Omaraj”. Nga vëzhgimet e kamerave të sigurisë, u pa se efektivi i cili po drejtonte mjetin e tij tip “Audi” të jetë bërë shkaktar i aksidentit. Bashkë me të është arrestuar edhe një 19-vjeçar, drejtues i mjetit tip Mercedes Benz, në të cilin ndodheshin 2 djemtë që humbën jetën, Erglis Delaj 20 vjeç dhe Sergjo Kukaj 21 vjeç. Njoftimi i policisë Shkodër – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër – Lezhë…

Read More