Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer në një ndër artistet më të dashura pas pjesëmarrjes së saj në “Eurovision” dy vite më parë, ku u rendit në vendin e dytë. Së fundmi, ajo ka publikuar një këngë me videoklip në bashkëpunim me Mad Clip, që mban titullin “Mporei”. Në këtë projekt, Eleni mori të gjithë vëmendjen teksa shfaqet mjaft provokuese dhe madje në njërën nga skenat e videoklipit, ajo erdhi topless. “Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë atij projekti, “Mporei” është publikuar në YouTube, O Zot i madh! Jam e gëzuar që t’ua prezantoj videoklipin tonë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme pamjet nga punimet për Unazën e Madhe të Tiranës. Rama ka shkruar krah videos së postuar në rrjetin e tij social Facebook, se puna vazhdon dhe se nuk ka më kohë për pushim. “Unaza e Madhe e Tiranës – Puna vazhdon, S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Kazakistani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja që qeveria nuk e ka lejuar ekipin të udhëtojë në Kosovë. I kontaktuar nga Gazeta Express, sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu tha se me Federatën e Futbollit të Kazakistanit kanë raporte shumë të mira. “Besoj që po”, theksoi Salihu kur u pyet nëse anulimi i ndeshjes ka ndodhur për shkak që Kazakistani nuk e njeh Kosovën. “Si Federata kemi raporte shumë të mira” – tha për Express Eroll Salihu. Në vend të Kazakistanit, në atë datë Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Maltën…
Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë nuk tregojnë shenja të zbutjes dhe shqetësimi është duke u rritur për përmasat e dhunës, madje edhe mbi civilët. Pamjet tronditëse tregojnë gjendjen e rëndë të konfliktit gjatë ditëve të fundit, ndërsa sulmet ajrore dhe sulmet me raketa i kthyen shtëpitë dhe pasuritë në rrënoja dhe i detyrojnë njerëzit të nxitojnë për strehim. Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore në Gaza kanë synuar militantët palestinezë, por linjat e energjisë dhe rrugët kryesore janë dëmtuar gjithashtu. Në imazhin e publikuar në media të huaja, një palestinez gërmon mbi rrënojat e shtëpisë së tij të…
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e sotme në Kinë ku një kullë 79 katëshe filloi të lëvizte dhe kjo gjë i trembi qytetarët. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Kinës, Shenzen, ku kulla me lartësi rreth 300 metrash filloi të lëkundej por nuk u raportua asnjë tërmet që të ishtë bërë shkak i lëkundjeve. Ekspertët po hetojnë se çfarë e shkaktoi këtë lëvizje të ndërtesës, pasi erërat në zonë nuk konsiderohen të jenë shkak i lëvizjes. Ndërtesa 79-katëshe është ndërtuar në vitin 2000.
Një marrëveshje e re mirëkuptimi mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin arsimor shqiptar, është nënshkruar ditën e sotmes mes Ambasadorit të Italisë Fabrizio Bucci dhe Ministres së arsimit, Evis Kushi e asaj të finanacave Anila Denaj. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar. Kjo Marrëveshje parashikon gjithashtu edhe përfshirjen e shkollave teknike – profesionale vendase me module në gjuhën italiane të lëndëve jo gjuhësore, duke pasur parasysh praninë e gjerë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri…
Ylli i popit Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez, në fshehtësi të plotë. Këngëtarja 27 vjecare, tha “po”-në e shenjtë para më pak se 20 personave gjatë kësaj fundjave. Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pronave të patundshme nga Los Angeles, 25 vjeçar. Martesa u bë në shtëpinë e saj në Kaliforni. Një përfaqësues i këngëtares konfirmoi për Asociated Press se çifti u martua në një ceremoni shumë të vogël dhe intime, në praninë e më pak se 20 personave. Mediat amerikane thanë se ceremonia u zhvillua në pronën e këngëtares…
Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim super romantik nga Getoari. Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë. “Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës. “Të dua pafund jetë”- ka shkruar moderatorja. View this post on Instagram A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar dhuratën më të…
Socialisti Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit thotë se Meta më shumë i duhet opozitës si lider. “Ai është ftuar në komision dhe shpresoj që të vi e të jetë në rregull me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Mbetet për t’u parë nëse Meta do i bashkohet opozitës si lider apo do të vazhdojë detyrën e tij si President. Por opozita ka nevojë ta ketë presidentin pranë tyre si një drejtues opozite”, tha Qefalia. I pyetur për emrin e presidentit të ri, Qefalia e konsideroi të përshtatshëm kandidaturën e socialistit të vjetër, Fatos Nano, por shton…
vetë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme. “Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një intervistë ka folur në lidhje me kriptomonedhat, Bitcoint. Ai u shpreh se Bitcoin janë një “bixhoz financiar”. Malaj tha se ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë duhet të bashkëpunojë me mediat që të bëjë edukim tek qytetarët. Ish-ministri tha se ka biznesmenët që futen në këtë “lojë” humbin para, por edhe qytetarët, dhe kjo sipas tij ndikon drejtëpërdrejt në ekonomin dhe vendi mbetet i varfër. Profesori iu bëri thirrje biznesmenëve që të mos bien pre e mashtrimit dhe të mos investojnë në monedha elektronike. “Biznesi i kriptomonedhave nuk ka për të ardhura.…
Të gjithë e dimë që vitaminat janë thelbësore për shëndetin dhe bukurinë tonë. Në fakt, një mungesë e Vitaminave për një periudhë kohe mund të shkaktojë sëmundje specifike, ndërsa lëkura dhe flokët duken të shurdhër dhe nuk kanë vitalitet. Ka disa vitamina thelbësore që kanë një rëndësi të madhe për gratë, veçanërisht në faza të caktuara të jetës së tyre. Gjatë dhe pas menopauzës, për shembull, gratë kanë nevojë për Vitaminë D dhe Kalcium për të mbajtur kockat e forta dhe të shëndetshme. Vitaminë C Vitamina C është më thelbësore për sistemin imunitar, i cili na mban të lirë nga…