Author: tirana

Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve rrugore tashmë kryhet nga shteti. Me investimet që po ndërmerren në këtë sektor, qytetarët do të marrin shërbimin në kushte më të mira dhe në kohë sa më të shpejtë. Me kthimin e shërbimit të kontrollit teknik nën administrimin dhe kujdesin e DPSHTRR, po punohet për t’u bërë gati për rihapjen e këtij shërbimi në çdo qendër e drejtori rajonale në kushte më të mira për qytetarët të cilët do të frekuentojnë këto qendra për kolaudimin e mjeteve rrugore. “Vijon puna për riinxhinierimin e shërbimit të Kontrollit Teknik në të gjitha qendrat, pranë çdo…

Read More

Ka nisur hetim penal ndaj Organizatës Trump e cila merret me administrimin e fondeve të familjes së ish-presidentit amerikan, bën me dije zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork. Zëdhënësja e prokurores së shtetit, Letitia James u shpreh në një deklaratë për shtyp se tashmë hetimet ndaj kompanisë së Trump nuk janë më të natyrës civile.Zonja James ka kontrolluar dhe hetuar marrëdhëniet financiare të ish-presidentit republikan përpara se të merrte detyrën. Familja Trump i mohon akuzat dhe deklaron se ky hetim i nisur nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike. Zëdhënësi i prokurores James, Fabien Levy u shpreh…

Read More

“Top Channel” bëri të ditur se “Big Brother” do të rikthehet pas 4 vitesh. Si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Në rrjet kanë qarkulluar lajme se pjesë e “Big Brother VIP” do të jetë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj. Mirëpo, si qëndron e vërteta? Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. “Thashetheme për lajme”, ka shkruar Shqipja.

Read More

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Parlamentim, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë nga ku foli për situatën politike në vend pas 25 prillit, si dhe për qeverinë e re. Spiropali theksoi se opozita i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit, duke pranuar mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse Basha e ka mohuar një gjë të tillë. “Kryeministri ka përmendur bashkëpunim. Ne nuk kishim limit. Ne ofruam bashkëpunim sepse e dimë se sa i rëndësishëm është konsensusi për Shqipërinë. Për ne nuk kishte kufij, por duket…

Read More

Së shpejti në treg do të vijë një tjetër vaksinë anti-covid, gjigandi farmaceutik francez Sanofi raportoi rezultate pozitive në provat e fazës së dytë të vaksinës anti-Covid që po prodhon aktualisht, duke rritur shpresat se Franca më në fund mund të zërë vendin e humbur në garën për të prodhuar një vaksinë. Sanofi dhe partneri i tij britanik GSK thanë se vaksina e tyre arriti nivele të forta të përgjigjeve neutralizuese të antitrupave, në përputhje me ato të matura në njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 në provat klinike të fazës së dytë, shkruan Euractiv. Rezultatet shënojnë një ”përmbysje” për…

Read More

X-44 MANTA është derivat i dizajnit legjendar të F-22 nga kompania amerikane Lockheed Martin, që ka një pamje si në skenat e filmave fantastiko-shkencor. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk u pranua, ky model thuhet se tërhoqi vëmendjen e NASA-s si një platformë kërkimore që mund të përdoret për të testuar kontrollin e një dizajni pa bisht duke përdorur një vektor shtytës. Bëhet fjalë për modelin X-44 MANTA. Ashtu si F-22 nga i cili lindi X-44, parashihej të ishte i padukshëm nga radarët. Të dhënat e konceptit të X-44 tregojnë se ai do të ndërronte hyrjen e ajrit për F-22,…

Read More

Ky është momenti kur nëndetësja kamikaze e Hamasit hidhet në erë nga një dron në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite – dhe ekuipazhi që ishte brenda një veture “neutralizohet”, në kohën kur bombardimet janë duke vazhduar në Gaza pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për armëpushim. Videoja është publikuar nga fluturakja izraelite, që shfaq dy shpërthimet nga fluturakja pa pilot që hedh në erë nëndetësen në ujë, që ishte shumë pranë disa shtëpive në veri të Gazës. Pamje tjera nga ajri shfaqin një veturë që përcillet dhe goditet nga raketa – duke e bërë rrafsh me tokë…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përballur dje në Gjykatën Kushtetuese sa i takon konfliktit për dekretimin e ministrave. Në vitin 2019, Rama propozoi emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, por presidenti e refuzoi me argumentin se nuk ka përvojën e duhur dhe ka mbështetur ndryshimin e kufijve të Kosovës. Sipas Këshillit të Ministrave, presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ajo nuk i jep të drejtë të refuzojë propozimet e kryeministrit. Çështja shkoi në gjykatë dhe dje përfaqësuesit ligjorë të Ramës dhe Metës janë përplasur. Përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona u shpreh se presidenti ka cenuar rëndë…

Read More

E ftuar në një intervistë, ambasadorja Yuri Kim, sa i përket kërkesës së Ramës për bashkëpunim me Bashën, tha se kjo është zgjedhje e partive politike dhe janë ato që vendosin. Por thekson se nga Parlamenti i ri që do të mblidhet në Shtator kur fillon sesioni i ri, ka pritshmëri të mëdha. Pjesë nga biseda: Blendi Fevziu: Pas zgjedhjeve, kam parë Kryeministrin Rama ose kreun e PS Rama që kërkon bashkëpunim me PD. E fton PD për një bashkëpunim të madh, pa kufi, siç thotë ai. Mendoj se përfshihet një qeveri e madhe, një qeveri me pjesëmarrjen e PS dhe…

Read More

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala ka folur per ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Sipas Lalës, Mustafa Lici, babai i të shpallurit në kërkim Ibrahim Lici, i cili sot ka hedhur akuza në drejtim të fisit kundërshtar për vrasjen e Mustafës jeton në një banesë njëkatëshe që vetëm zogjtë mund ta shohim, pasi është e rrethuar me një mur 5 metra të lartë. Po ashtu Lala u shpreh se për aq kohë sa policia nuk dëshmon lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave. Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal. Ambasadorja refuzoi ti përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka…

Read More

Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ambasadorja thotë se SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë. Kim iu referohet deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në parlament. Blendi Fevziu: Dhe, ambasadore, PD ka thënë edhe që nuk do t’i pranojë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Thonë se ishin…

Read More