Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve rrugore tashmë kryhet nga shteti.
Me investimet që po ndërmerren në këtë sektor, qytetarët do të marrin shërbimin në kushte më të mira dhe në kohë sa më të shpejtë.
Me kthimin e shërbimit të kontrollit teknik nën administrimin dhe kujdesin e DPSHTRR, po punohet për t’u bërë gati për rihapjen e këtij shërbimi në çdo qendër e drejtori rajonale në kushte më të mira për qytetarët të cilët do të frekuentojnë këto qendra për kolaudimin e mjeteve rrugore.
“Vijon puna për riinxhinierimin e shërbimit të Kontrollit Teknik në të gjitha qendrat, pranë çdo drejtorie rajonale të DPSHTRR, ku po përfundon instalimi i pajisjeve të reja informatike, sistemi dhe programimi i ri, rrjeti i ri me intranet, monitorimi në kohë reale dhe remonti i gjithë linjave të kontrollit”- bën të ditur DPSHTRR-ja.
Ndërkohë njoftohet se, paralel ka nisur investimi për rikualifikimin e objekteve, sinjalistikën, brandimin, sistemimet e sallave dhe zyrave të shërbimit si edhe trajnimi i ekipit të ri të QKT-ve.
