Author: tirana

Kjo e sotmja ishte dita e fundit e Mevlanit në Përputhen, një nga personazhet më jetëgjatë në program, që ka hyrë që në nisje. Një opinion për Mevlanin e dha dhe Arjan Konomi, i cili nuk mbajti dot lotët. Nuk mungoi dhe përqafimi mes tyre në shenjë mirënjohje dhe respekti që kanë për njëri-tjetrin. “Një nga personat që kemi lidhur dhe një afeksion dhe prej vlerësimit dhe respektit që kemi për ty dhe thelbi i të gjithë debateve e diskutimeve ka qenë kjo gjë. Dua të vlerësoj se në cdo moment ekzagjerimi, ke pasur mirësinë dhe atë madhështinë e shpirtit,”…

Read More

Ish-drejtori i TVSH-së, Eduart Mazi, ka bërë sot publike detaje të rënda nga vrasja e bankierit Artan Santo në qershor të vitit 2014. Teksa tregoi se ishte vet i pranishëm në vendngjarje në momentin e krimit, Mazi shprehet se i kanë bërë përshtypje dy detaje. “Dy elementë më bëjnë përshtypje në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, reagimi jo i shpejtë i një polici që ishte aty, ndoshta ka qenë i shokuar si unë. Ndërsa kur autori i krimit po largohej, motori që po e prishte u fik. Edhe pse ai hipi në motor dhe nuk lëvizte, nuk reagoi askush.…

Read More

Tridhjetë studentë të kursit të Akademisë së Policisë janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital. Mësohet se të rinjtë kanë shfaqur shenja helmimi pasi kanë konsumuar drekën. Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Studentët kanë pësuar reaksion pas ushqimit dhe në trupin e tyre janë shfaqur dhe shenja të dukshme.

Read More

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar. Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana…

Read More

Pas Eduard Selamit, edhe ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grada të Sali Berishës. Përmes një statusi në rrjete sociale, Fatos Hoxha që ka qenë për disa legjislatura deputet nën siglën e PD, shprehet se: “Prej kohesh kam besuar se për shqiptarët dielli lind nga perëndimi. Mirënjohje USA për gjithcka keni bërë për vendin tim”, shkruan ish deputeti Hoxha.

Read More

Ashtu sikurse ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha u ka kërkuar SHBA-ve të bëjnë transparencë për çdo fakt dhe dokument që ka në lidhje me vendimin për të shpallur non grata Berishën. Basha thotë se Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe sipas tij e ka çuar miqësinë e Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta. Ai thekson se vendimi i sotëm i sekretarit amerikan të shtetit nuk cenon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Berishës. Deklarata e plotë e kreut demokrat Lulzim Basha:U njoha…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me mësues që kanë dhënë mësimin përmes RTSH Shkollë në periudhën e pandemisë se rritja e pagave me 40% për mësuesit do të bëhet brenda këtij mandati që nis në qershor. “Sot kemi mësues të qetë në raport me meritën, të drejtën e ushtrimit të profesionit të patrazuar nga politika për arsye bindjesh. Kjo nuk mjafton se figurën e mësuesit do vazhdojmë ta forcojmë në të gjitha drejtimet. Drejtimi financiar është i pashmangshëm. Një nga arsyet që ju jam mirënjohës, është se me punën që keni bërë keni dhënë edhe një shembull qytetarie…

Read More

Kreu PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm sot në mesditë, ku Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA e ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Nard Ndoka nuk ka zgjedhur të flasë gjatë, por është mjaftuar me një fjali të thjeshtë duke i dalë në mbrojtje Berishës. “Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”, shkruan ai në Facebook. Kujtojmë që Ndoka nuk do të jetë në shtator në parlament, pasi Basha e renditi në vendin e tetë në listën në qarkun e Shkodrës, dhe kështu nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit.

Read More

Rreth 100 mijë paund janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit, që vinin nga Anglia. Mësohet se furgoni i mallrave, i përket një kompanie që çonte porosi nga Shqipëria drejt Anglisë tek emigrantet dhe anasjelltas. Para pak muajsh nga policia e kufirit është bllokuar një sasi cigaresh kontrabande në Portin e Durrësit, e njëjta linjë transporti. Policia shqiptare po bashkëpunon me atë angleze për rastin për të zbuluar se kush janë dërguesit dhe pritësit e parave.

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur i zhgënjyer për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave në vendin tonë, për të cilët tha se nuk janë në të njëtin nivel me ata të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit e të Europës. Në fjalën e tij përballë mësuesve, 20 prej të cilëve u shpërndau edhe certifikata mirënjohjeje për punën e bërë në “RTSH shkollë”, kanal ky që ju dedikua nxënësve dhe mundësoi përballimin e një procesi mësimor gjatë periudhës së pandemisë. Vetë Rama tha se për certifikatat janë përzgjedhur 20 persona nga Ministria e Arsimit, por kur tu shpërndahet shpërblimi fiannciar nga…

Read More

Mevlani ka pranuar se është ftohur nga Ledjana pas deklaratës që ajo bëri duke thënë se “Të dua” ishte momentale. Mevlani tha se Ledjana ka vazhdimisht ankesa ndaj tij dhe për këtë nuk ka asgjë çfarë të bëjë. Ndërsa Ledjana e komentoi të gjithë deklaratën e tij duke thënë se “xhami që thyhet nuk ngjitet më.” Mevlani: Pas asaj puntate dhe atyre fjalëve që Ledjana shprehu në studio, disi më preku dhe më ftohu dhe mua. Normal që njeriu ftohet pas gjithë asaj euforie që mund të kesh për ta bërë për vete, por kur një person të vë barrierën…

Read More

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar, pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në SHBA. Xhafaj thekson se përshëndet vendimin e drejtë të DASH. Ai shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje të drejtësisë së re. “Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë…

Read More