Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Certifikata mirënjohjeje për mësuesit e kanalit të dedikuar/Ministrja Kushi: 7,000 video mësimore, kontribut i pazëvendësueshëm gjatë pandemisë

17:46 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, në praninë e Kryeministrit Rama, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe partnerëve vendor dhe ndërkombëtarë, është zhvilluar një aktivitet vlerësues dhe falënderues për rreth 130 mësues që dhanë kontributin në projektin e kanalit të dedikuar “RTSH Shkollë”.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi shprehu bindjen se mësuesit e angazhuar në regjistrimet e lëndëve ia kanë dalë me shumë sukses në misionin fisnik për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të arsimit parauniversitar në ndjekjen e procesit mësimor gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo ka shtuar më tej se rreth 7 mijë video mësimore të regjistruara për “RTSH Shkollë”, që nga Marsi 2020 e deri më sot, nuk janë një punë e lehtë, por janë produkt i një përkushtimi të rrallë në historinë e bukur të arsimit shqiptar, ku mësuesit do të mbahen mend gjithmonë si “Mësuesit e Sakrificës”.

Falë marrëveshjes që është bërë me Radio Televizionin Shqiptar për kanalin e dedikuar të arsimit, transmetimi i orëve mësimore do të vazhdojë rregullisht edhe përtej periudhës së pandemisë COVID-19.

“Përveçse një kanal televiziv në ndihmë të nxënësve për orët mësimore, ka marrë edhe karakterin e një kanali edukues, ku çdo ditë shfaqen edhe dokumentarë shkencorë, historikë, kulturorë dhe filma për fëmijë” – tha Kushi.

“Ne si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë jemi më se të vendosur që së bashku me strukturat tona të angazhohemi akoma më shumë, për ta pasuruar dhe zhvilluar më tej kanalin ‘RTSH Shkollë’ me programe argëtuese dhe kreative në dobi të nxënësve” – ka theksuar ndër të tjera në fjalën e saj Ministrja Kushi.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur kontributin e vlefshëm të ekipit të RTSH-së të angazhuar për arsimin, si dhe ka falënderuar partnerët zhvillimore “UN Albania”, “UNICEF Albania”, “Save the Children”, “Ëorld Vision”, “Ambasada Hollandeze”, etj. për mbështetjen dhe kontributin e tyre në Shqipëri.

online
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

09:17 / May 1, 2026

Ndryshon rregullorja për të huajt, aplikim online dhe leje provizore brenda një dite pune

09:50 / April 17, 2026

Privatësia online në vitin 2026, luks apo e drejtë?

10:40 / March 5, 2026

Mashtrimet online/ “Piratët” përdorin emrin e postës shqiptare, ekspertët: Mos klikoni mesazhet e dyshimta

20:25 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.